E dashur mikja ime e mire dhe shume e hereshme Marieta …sot ti ke 70 vjetorin e dites tende te shenuar te lindjes…dhe u befsh 100 …jetofsh gjate e pac rini te perhereshme …
Jo rastesisht kete shkrim – urim per ty po e shoqeroj me kete foto te vecante historike e arkivore tenden e te sportit kombetar shqiptar…
Sepse per familjen tende, per ne komunitetin sportiv shqiptar, per femijet e tu, per ne miqte e tu te shumte brenda e jashte Shqiperie ti ke qene e mbetesh simbol ngahera Marieta jone e dashur , shume e perkushtuar dhe e respektuar ….figure e madhe, ikone , legjende e krenari e jona e sportit por edhe e qytetarise…thene me shqip fare Nderi i Kombit tone ne shume drejtime …
Dhe ne fakt qe te dy qofte ti e qofte Kushtrimi yt e i joni bashke me ate c’ka i dhate sportit cilesor shqiptar per vite me radhe meritoni vertet titullin e larte te Nderit prej kombit e popullit tuaj…ani pse ky Presidenti yne i ka bere corap emrat e kontributet e atyre qe duhen nderuar e te atyre qe duhen harruar…
Une e vura kete foto o Marieta …per te te kujtuar edhe ate rini tenden Vullkan…ate kohe kur u bere krenaria jone kombetare sportive e qytetare…..ate kohe te buzeqeshjes tende te embel e te sinqerte…ate kohe te 31 rekordeve kombetare njeri me emocionues se tjetri…ate kohe kur ne krah tend erdhi per te mos ikur me kurre i mrekullueshmi yne Kushtrim Zace…nje tjeter emer legjende per sportin shqiptar…e pra ishte koha kur ne mburreshim e krenoheshim me te drejte me ju te dy …jo thjesht ne miqte tuaj te afert por krejt Shqiperia…
Une dua te te kujtoj Forever si nje kampione e madhe e vendit tim ne sportin e bukur e te veshtire te Atletikes…si nje volejbolliste e shkelqyer e kombetares shqiptare…si nje bashkeshorte model e nje njeriu te rralle si Kushtrimi…si nje nene shembellore e dy femijeve te mrekullueshem si Henri e Megi…si nje femer teper te qyteteruar, te emanicipuar e te civilizuar edhe ne ato kohe te zeza sterre qe kaloi Atdheu im e i yti bashke…e si nje mike te rralle, te mencur e te cmuar te vlerave te vecanta sportive e njerezore…
Dua te te kujtoj si nje femer e grua teper kurajoze…qe cau ne jete permes sakrificash te pa numerta e u be me merite krenaria e Atdheut te vet….
Dua te te kujtoj edhe si petagoge , drejtuese e sportit shqiptar…deputete e politikane qe kurdohere punove e luftove per te miren e vendit e te popullit tend … pa kurrfare interesi personal e pa e bere kurre pis emrin tend e te familjes tende te respektuar…
Dua te te kujtoj edhe si nje Gjyshe e dashur e si nje mike e rralle qe vit pas viti ja shton fort peshen miqesise e behesh e vlere si Vera e vjeter dhe e hereshme e Qilarit…apo edhe e Butit sic thoni ju ne Korcen tende te dashur …
Une por edhe krejt komuniteti sportiv shqiptar le te te kujtojne permes kesaj fotoje ty por edhe trajnerin tend te mrekullueshem te asaj kohe te pa harruarin Taqo Duka …si nje kampione e rekordmene te nje lloji e cilesie sportive te vecante e krejt unikale…e te niveleve te larta boterore…
Le te kujtojme ty Marieta …edhe per rastin e pa perseritshem deri me sot ne historine e sportit kombetar shqiptar kur ti vetem 15 vjecare u shpalle Mjeshtre Sporti e tre vite me pas edhe Mjeshtre e Merituar…
Dhe ishte ajo kohe kur kercimet e tua mbi steke qe u ndalen tek 1.78 [ edhe pse injoranca e dashakeqesia e kohes se djeshme te mohoi rekordin fantastik te asaj periudhe 1.80 teksa e kerceve kete larttesi ne Elbasan …e me pas ”dikushi ” zbuloi se steka ishte me hark ???]…dhe gjithcka u shnderrua ne nje zhgenjim te madh e te pa merituar… rekord ky qe ne nivelin nderkombetar te atletikens boterore te asaj kohe te rendiste ne 10 kercyeset me te mira te botes…
Une e brezi im…nuk mund te harrojme dot Marjeta Pronjarin qe tronditi festivalin e Rinise sportive boterore ne Torino me performancen e saj fantastike ….apo edhe Marieten e rrezultateve te shkelqyera ne turneun e Laipsigut e ne europianin e Vjenes…
Eshte nje histori me vete …krenare e brilante jeta jote sportive, familjare e qytetare mikja ime e mire Marieta… absolutisht nje nder emrat me te medhenj te krejt historise se sportit kombetar shqiptar te te gjitha koherave…. ndaj sot ne kete 70 vjetor jubilar tendin gjej rastin fatlum te te uroj nga zemra me shume mall, respekt e konsiderate …shume shendet, jete te gjate…miresi e mbaresi e pac cdo te mire ne jeten tende e te familjes tende …
Maredhenia jone e gjate profesionale e miqesore me ka detyruar ngahera qe respektit reciprok mes nesh ti jape kurdohere vendin e duhur …ndaj mbetem i privilegjur qe perpos se e jetova LIVE shkelqimin tend sportiv per vite me radhe…vazhdoj te mbetem nje mik teper i afert e i sinqerte i yti e i familjes tende te nderuar e te respektuar…
Faleminderit per gjithcka te mire qe i dhe Atdheut e popullit tend nder dekada ….
Gezuar qofsh ngahera Marieta Zace !
Komentet