Voal – Voal.ch shkruan se Marion Cotillard, e presupozuara e dashura e Brad Pitt dhe shkaktarja e ndarjes së tij me Joli deklaron: “Unë jam shtatzënë, e dua partnerin tim Guillaume Canet»
Pra Marion Cotillard, 41 vjeç është shtatzënë. Por jo me Pitt, por me partnerin e saj që bashkëjeton prej 2007. Ky lajm është për ata që për muaj të tërë, tregonin se aktorja franceze ka shkaktuar krizën mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt. Lajmi vjen për të konfirmuar se ky është një thashethem që qarkullon që nga prilli. Që të dy aktorët kanë luajtur në filmin e Robert Zemeckis «Allied». Tani që kriza është kthyer në divorc, po përpiqet që ta tregojë të vërtetën vetë aktorja e përfshirë dhe e mërzitur nga gjithë zhurma rreth emrit të saj.
“Ky është i pari dhe do të jetë i vetmi reagim ndaj furtunës që më ka përfshirë mua: Unë nuk jam marrë me komente rreth thashethemnajave, por në këtë situatë janë përfshirë njerëz të dua”, shkruan aktorja franceze në Instagram. Cotillard përpiqet të ndalojë thashethemet e një afere të dyshuar me Brad Pitt, 52 vjeç dhe gjithmonë nëpërmjet rrjetit social njofton shtatzëninë e saj të dytë. “Shumë vite më parë kam takuar njeriun e jetës sime, babai i djalit tonë dhe fëmijës që ne jemi duke pritur. A është ai Guillaume Canet, dashuria ime, miku im më i mirë dhe i vetmi që kam nevojë,”vazhdon Marion. Por kjo nuk është e gjitha. “Për të gjithë ata që më përshkruajnë mua ” “të shkatërruar” nga kjo situatë, dua t’u them se jam fare mirë ndërsa mediave dhe gojëliqve u uroj shërim të shpejtë. Së fundi do të doja që Angelina dhe Brad, të cilët unë i respektoj shumë, të gjejnë paqe në këtë moment delikat”.
Aktorja përpiqet në këtë mënyrë për t’i dhënë fund spekulimeve që qarkullojnë prej muajsh. Dhe kjo e bën këtë me një deklaratë publike dashurie për partnerin e tij të vjetër, regjizorin dhe aktorin francez Guillaume Canet, 43 vjeçar. Të dy u takuan në vitin 1997 dhe filluan një marrëdhënie në vitin 2007. Katër vjet më vonë, lindi djali i tyre i parë Marcel. Tani me lajmin e shtatzënisë së re, çifti shpreson, se do t’u mbyllen gojët thashethemxhinjve./cds
Skena nga filmi «Allied»
Komentet