VOAL- Mario Draghi i dorëzoi dorëheqjen Sergio Mattarellas. Presidenti i Republikës Italiane i kërkoi Kryeministrit të vazhdojë të drejtojë punët aktuale të shtetit. Kryeministri shkoi në Quirinale pas një fjalimi të shkurtër para sallës, i ndjekur nga duartrokitjet e deputetëve.
Tani priten vendimet e Mattarellës, i cili mund të emërojë një qeveri që do ta çojë vendin në zgjedhje të reja, ose të shpërndajë dhomat dhe të shpallë zgjedhje të reja. Kreu i shtetit do të presë pasdite kryetarët e dy dhomave të parlamentit.
Lajmi i dorëheqjes pati një efekt të rëndë në bursë, ku Milano humbi 2.5%, ndërsa diferenca e yield-it midis obligacioneve të qeverisë italiane dhe gjermane, e ashtuquajtura spread, u rrit më tej, duke arritur në 232 pikë. rsi-eb
Komentet