VOAL

VOAL

MARIO DEDIVANOVIC: JAM 100 PËR QIND SHQIPTAR

June 2, 2015

Komentet

Osmani: Ndëshkimi i vrasësve, domosdoshmëri për paqe të qëndrueshme

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar të vrarët e 3 dhe 4 shkurtit në 25-vjetorin e ngjarjes së tmerrshme në veri të Mitrovicës, teksa ka kërkuar që autorët e këtij krimi të ndëshkohen.

Osmani ka përkujtuar 10 qytetarët e pafajshëm që u vranë mizorisht nga bandat kriminale të nxitura nga Serbia, teksa ka përmendur edhe të shpërngulurit me forcë nga shtëpitë e tyre.

“Në këtë sulm brutal u plagosën edhe 24 qytetarë, të cilët janë dëshmi e barbarisë së atyre dy netëve. Dëshmi e dhimbshme janë edhe 1,564 familje, me gjithsej 11,364 anëtarë, të shpërngulur me forcë nga shtëpitë e tyre, duke dëshmuar qartë përpjekjet për spastrim etnik në këtë pjesë të Mitrovicës nga grupet kriminale”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo ka shtuar se këto ditë janë kujtesë e rezistencës dhe përpjekjes për të qëndruar në shtëpitë e tyre, por edhe të nevojës për ta mbrojtur lirinë e arritur me sakrificë.

“Drejtësia për viktimat dhe ndëshkimi i autorëve të këtyre krimeve mbeten një domosdoshmëri për paqen e qëndrueshme. Qoftë i paharrueshëm kujtimi për civilët e vrarë me 3-4 shkurt”, ka thënë Osmani. sn

Vota e diasporës- Aplikojnë rreth 135 mijë shqiptarë për t’u regjistruar në PER, miratohen vetëm 81.759 kërkesa

Prej 24 ditësh tashmë ka nisur procesi i regjistrimit të votuesve nga diaspora, proces i cili do të zgjasë deri më 4 mars.

Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i votuesve nga jashtë të cilët kanë aplikuar për t’u regjistruar ka arritur në 134,490, ndërkohë janë shqyrtuar 129,069 prej tyre dhe janë miratuar vetëm 81,759 kërkesa.

Sipas gjinisë, në përqindjen më të lartë të regjistruesve janë meshkujt me 80,515 59.9% të kërkesave, ndërsa femrat janë 53,975, pra 40.1%

Për sa i takon kërkesave për regjistrim sipas grup-moshave, numrin më të lartë të kërkesave e ka grup-mosha 26-35 vjeç me 37,435 kërkesa.

 

 

Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 50.484, e ndjekur nga Greqia me 36.420, Gjermania me 16.115. bw

Capture

Deputeti britanik: E urrej socializmin dhe ideologjinë socialiste, shqiptarët të votojnë për të rikthyer PD-në në pushtet

Ideologjia socialiste nuk duhet të mbizotërojë në Shqipëri. Kjo ishte deklarata që bëri deputeti britanik i Partisë Konservatore, Andrew Rosindell, nga Shkodra.

Rosindell i bëri thirrje votuesve shqiptarë të votojnë kësaj kundër kësaj ideologjie në zgjedhjet e 11 majit.

“Unë e urrej socializmin. Më vjen shumë keq që ideologjia socialiste vazhdon të mbizotërojë në Shqipëri. Duke qenë se në vende të tjera kjo ideologji nuk po ekziston më dhe e ka humbur pushtetin, shpresoj që edhe populli shqiptar të votojë kundër ideologjisë socialiste. Kam ardhur para 29 viteve në Shqipëri dhe kam besuar se këto kohë do kishte ndryshua shumë, por në mënyre shumë të trishtueshme dhe të papranueshme, e shoh që asgjë nuk ka ndryshuar. Shpresoj dhe besoj që votuesit shqiptarë këtë herë do të votojnë kundër Partisë Socialiste”, tha deputeti britanik.

Rosindell foli edhe për marrëdhëniet me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndërsa tha se në Mbretërinë e Bashkuar nuk ka evidence për shpalljen e tij non – grata.

“Duke qenë se nuk ka ndonjë provë ose ndonjë fakt të qartë se përse ka ndodhur shpallja non grata, atëherë nuk duhet të ekzistojë që ai person (Berisha) të jetë i kufizuar për të hyrë në Britaninë e Madhe. Partia Demokratike është parti motër e Partisë Konservatore dhe ne e mbështesim. Shpresojmë dhe besojmë fort që Partia Demokratike të rikthehet në pushtet”, tha Rosindell.  

Këto deklarata britaniku Andrew Rosindell i bëri nga muzeu “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës” ndërkohë që më pas, zhvilloi një takim me kryesinë e Partisë Demokratike në Shkodër për t’i dhënë mbështetje në zgjedhjet parlamentare te 11 majit. sn

“Duhet të përgatitemi për luftë”, Rutte i bën thirrje Gjermanisë: Rrisni shpenzimet për mbrojtjen

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte i ka bërë thirrje Gjermanisë që të rrisë ndjeshëm shpenzimet e saj të mbrojtjes dhe të rrisë prodhimin e armëve.

“ Gjermania duhet të shpenzojë më shumë dhe të prodhojë më shumë”. Gjermania duhet të vazhdojë vazhdimisht në rrugën që ka zgjedhur, si në Evropë ashtu edhe në Ukrainë. deklaroi Rutte për median e njohur gjermane Bild.

Sipas Rutte, jo vetëm Gjermania por edhe Evropa janë të kërcënuar nga rreziku rus. “Unë ju them shumë qartë ne duhet të përgatitemi për luftë. Kjo është mënyra më e mirë për të shmangur luftën. “Përndryshe Rusia mund të provojë diçka. Ashtu siç bënë në Ukrainë.” shtoi ai.

Shefi i aleancës së NATO-s njoftoi gjithashtu se kuota e ardhshme për shpenzimet e mbrojtjes do të jetë mbi dy për qind.

Më shumë se dy të tretat e partnerëve të NATO-s shpenzojnë tani më shumë se dy për qind për armatim. Kjo falë edhe presidentit amerikan Donald Trump.

Partnerët e aleancës do të vendosin për detajet e sakta, të vlerësimit në muajt e ardhshëm.

Në këtë kontekst, Rutte u bëri thirrje partnerëve të aleancës që të tregojnë solidaritet më të madh dhe se “NATO duhet të qëndrojë së bashku si një aleancë. Gjithashtu “barra“ duhet të ndahet në mënyrë të drejtë midis Evropës, Kanadasë dhe SHBA-së. bw

Studentët nisin bllokimin e tri urave në Novi Sad

Studentë të Novi Sadit dhe Beogradit në nisje të bllokimit të urave më 1 shkurt.

 

Radio Evropa e Lirë

Një numër i madh studentësh dhe qytetarësh janë organizuar të shtunën për bllokimin e tri urave të Novi Sadit, fiks tre muaj pasi 15 persona janë vrarë si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor të këtij qyteti.

Studentët janë nisur nga kampusi i Universitetit të Novi Sadit drejt urave Varadin, Zhezhele dhe atë të Lirisë, të cilat do të jenë të bllokuara prej orës 15:00.

Disa janë parë duke mbajtur në duar mbishkrimet “Tre muaj – tri ura”.

Urat do të jenë të bllokuara fillimisht për tri orë dhe më pas pjesëmarrësit do të mblidhen në Urën e Lirisë, të cilën do ta bllokojnë për 24 orë.

Studentëve të Novi Sadit u janë bashkuar edhe studentët prej Beogradit, të cilët kanë ecur për dy ditë prej kryeqytetit.

Fotografi e 1 shkurtit.

Fotografi e 1 shkurtit.

Studentët e Beogradit kanë pushuar në disa qyteza derisa kanë arritur në Novi Sad, ndërsa banorët lokalë i kanë mirëpritur me ushqime.

Protestës i janë bashkuar edhe rreth 1.000 motoristë që janë nisur prej Beogradit.

Protestat e vazhdueshme kanë rezultuar me dorëheqjen e kryeministrit serb, Millosh Vuçeviq, më herët gjatë javës, dhe një mori koncesionesh të bëra nga Qeveria populiste, e cila bën përpjekje të qetësojë rezistencën.

Megjithatë, studentët kanë insistuar se do ta vazhdojnë protestën deri në realizim të kërkesave të tyre.

Kërkesat e studentëve për ndalimin e bllokadave përfshijnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e stacionit hekurudhor të Novi Sadit, për të përcaktuar përgjegjësinë për aksidentin e 1 nëntorit, 2024.

Ata gjithashtu kërkojnë që sulmuesit e demonstruesve nëpër Serbi, gjatë protestave që pasuan aksidentin, të identifikohen dhe të përballen me përgjegjësi penale.

Kërkesat përfshijnë edhe lirimin e aktivistëve të arrestuar gjatë protestave, ndalimin e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet.

Autoritetet, në anën tjetër, pretendojnë se i kanë plotësuar të gjitha kërkesat.

Protesta organizohet në tremujorin e tragjedisë në Novi Sad, e cila ka nxitur një valë të madhe protestash, në të cilat kanë marrë pjesë mijëra persona.

Protestat janë udhëhequr prej studentëve, të cilët kanë bllokuar dhjetëra universitete.

Ata besojnë se incidenti është pasojë e korrupsionit qeveritar në një projekt të madh infrastrukturor me një kompani shtetërore të Kinës.

Deputetët konservatorë nga Britania: Më 11 Maj të rinjtë do mbrojnë pluralizmin që mundësuan prindërit e tyre më 1990, PD-në e mbështesim pa kushte!

Rikthimi i Shqipërisë në shinat e demokracisë, kurimi i plagës së eksodit dhe hartimi i një strategjie për rikthimin e trurit dhe rinisë në atdhe ishte kryefjalë e mesazheve që përcollën dy deputetët Konservatorë nga Britania e Madhe, Martin Vickers, njëherësh Anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Andrew Rosindell, njëherësh Kreu i Grupit Parlamentar Miqësor Mbretëri e Bashkuar- Ballkan gjatë një leksioni të hapur të mbajtur këtë të premte me të rinjtë e Shkollës Politike të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Dy ligjvënësit konservator Martin Vickers  dhe Andrew Rosindell  njohës të shkëlqyer të realitetit në Shqipëri, shprehën keqardhjen për të rinjtë shqiptarë që 5 vitet e fundit janë detyruar të marrin rrugën drejt ëndrrës angleze me gomone, sepse qeveria Rama i ekspozoi përballë varfërisë ekstreme, pasi e kishte pjesë të strategjisë largimin e tyre nga Shqipëria.

 

Ata vlerësuan potencialin e të rinjve të FRPD dhe të rinisë shqiptare, ku theksuan se fati i zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri do të varet nga angazhimi i të rinjve, që sot janë në rrethanat që duhet të mbrojnë pluralizmin që mundësuan prindërit e tyre në vitin 1990.

Dy deputetët konservatorë britanikë u shprehen se keqqeverisja dhe korrupsioni i Edi Ramës ka shpopulluar Shqipërinë dhe se PD është forca politike që do rikthejë bashkë me shpresën edhe të ikurit nga Shqipëria, duke implementuar politika mbështetëse për ta.

Martin Vickers dhe Andrew Rosindell  konfirmuan se PD në zgjedhjet e 11 Majit do ketë asistencën dhe mbështetjen e konservatorëve britanikë, teksa çmuan aksionet e ndërmarra nga të rinjtë e FRPD.

Një tjetër temë që u cek në këtë takim ishte vota e diasporës, ku kreu i FRPD Besart Xhaferri evidentoi se FRPD ka aktivistët e saj në diasporë që janë të angazhuar maksimalisht në takime dhe bashkëbisedim me mërgimtarët për ti bindur ata se vota është arma me të cilën mund të asgjësojnë keqqeverisjen.

Bashkë me dy deputetët britanik pjesë e këtij bashkëbisedimit me të rinjtë e Shkollës Politike të FRPD ishin edhe, Philippa Broom, ish-Drejtoreshë e Marrëdhënieve me Jashtë për Partinë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar, njëherësh  anëtare e Bordit të Grave Konservatore si dhe Pierre Plumeajau Këshilltar i  deputetit Andrew Rosindell. bw

Presidenti Trump nënshkruan urdhrin për planifikimin e festimeve për 250-vjetorin e Amerikës

VOA Marrë nga Associated Press

Presidenti Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv të mërkurën për krijimin e një grupi pune të Shtëpisë së Bardhë për të planifikuar atë që ai thotë se do të jetë një “festim madhështor dhe i denjë për 250 vjetorin e Pavarësisë Amerikane”, të cilin vendi do ta festojë më 4 korrik të vitit 2026.

Urdhëri gjithashtu rikthen planet për të krijuar një kopsht të ri kombëtar skulpturash dhe paralajmëron ndëshkime të ashpra për ata që vandalizojnë ose shkatërrojnë statujat dhe monumentet ekzistuese.

Presidenti Trump do të shërbejë si kryetar i grupit të punës, i cili do të përfshijë një listë të gjatë zyrtarësh të lartë të administratës, përfshirë sekretarët e kabinetit.

Urdhri rigjallëron planet e Presidentit Trump për të ndërtuar një “Kopsht Kombëtar të Heronjve Amerikanë” me statuja që përkujtojnë 250 figura historike.

Presidenti Trump së pari njoftoi planet për atë që ai tha se do të ishte “një monument i ri për gjigandët e së kaluarës sonë” në një fjalim të vitit 2020, duke festuar Ditën e Pavarësisë në malin Rushmore në Dakotën e Jugut. Plani parashikonte skulptura të dhjetëra figurave historike amerikane, përfshirë presidentë , atletë dhe ikona të industrisë së muzikës dhe filmit.

Vetë Presidenti miratoi listën e atyre që do të përfshiheshin: Davy Crockett, Billy Graham, Whitney Houston, Harriet Tubman, Antonin Scalia dhe të tjerë.

Megjithatë, nuk u përcaktua ndonjë vend për kopshtin dhe projekti nuk u financua kurrë nga Kongresi. Presidenti Joe Biden shfuqizoi grupin e punës pas zgjedhjes së tij.

Njoftimi i Presidentit Trump bëhet ndërsa konservatorët kanë shtuar reagimet kundër përpjekjeve për të hequr statujat kushtuar udhëheqësve që luftuan për shpalljen e Amerikës konfederatë dhe atyre që kanë mbajtur skllevër. Përpjekjet për heqjen e këtyre statujave u shtuan pas vrasjes së afrikano-amerikanit George Floyd dhe protestave që pasuan.

“Kopshti Kombëtar do të nderojë heroizmin amerikan pasi dhjetëra monumente për amerikanët, përfshirë Presidentët dhe Baballarët Themelues të kombit, janë rrëzuar ose shkatërruar dhe nuk janë restauruar kurrë”, thuhet në një dokument të Shtëpisë së Bardhë mbi urdhrin që u publikua nga agjencia e lajmeve ‘Associated Press’ përpara nënshkrimit.

Veprimi i së mërkurës gjithashtu rikthen urdhërin ekzekutiv të nënshkruar nga Presidenti Trump në vitin 2020, të cilin Presidenti Biden gjithashtu e përmbysi, që kishte për qëllim mbrojtjen e monumenteve, memorialeve dhe statujave nga shkatërrimi dhe vandalizmi.

Presidenti Trump e kishte nënshkruar urdhrin gjatë protestave për padrejtësitë racore atë vit pasi policia pengoi një përpjekje të protestuesve për të rrëzuar një statujë të Andrew Jackson-it, presidentit të shtatë të Shteteve të Bashkuara, në një park përballë Shtëpisë së Bardhë.

Ai urdhër i mëparshëm i bënte thirrje Prokurorit të Përgjithshëm që të ndiqte ligjërisht çdo person ose grup përgjegjës për shkatërrimin ose vandalizimin e një monumenti, memoriali ose statuje. Ai bënte thirrje për ndjekjen maksimale të kujtdo që nxiti dhunë dhe veprimtari të paligjshme dhe kërcënoi agjencitë shtetërore dhe lokale të zbatimit të ligjit me humbjen e fondeve federale nëse nuk arrinin të mbronin monumentet.

Urdhri i së mërkurës përmend si “shembuj rastet e fundit të kësaj sjelljeje që kërkon rikthimin e këtij urdhri” pas sulmit terrorist të 7 tetorit të vitit 2023 ndaj Izraelit nga Hamasi dhe pas përgjigjes ushtarake izraelite në Gazë. Gjatë një demonstrate qershorin e kaluar, protestuesit që kërkonin armëpushim vandalizuan statujat dhe strukturat rreth Shtëpisë së Bardhë me mbishkrime.

Gjatë fushatës së vitit të kaluar, zoti Trump kishte folur për krijimin e feste me aktivitete që do të mbaheshin gjatë tërë vitit, me emrin “Nderime për Amerikën 250 (vjeçare)”. Ai tha se në ditën e tij të parë të kthimit në detyrë do të mblidhte një grup pune që do të ishte përgjegjës për koordinimin me qeveritë shtetërore dhe vendore për të planifikuar festimet, duke filluar në Ditën e Përkujtimit të të Rënëve në Luftra të këtij viti.

Ai tha se donte që plani të përfshinte një “Panair të Madh të Shtetit Amerikan” në Ajova, me pavijone që “do të tregonin lavdinë e çdo shteti, do të promovonin krenarinë për historinë tonë dhe do të shfaqnin vizione novatore për të ardhmen e Amerikës”.

Presidenti gjithas tha se donte të nisë “Lojërat Patriotike”, gara sportive që paraqesin atletë të shkollave të mesme nga i gjithë vendi. Presidenti Trump tha se kjo“do t’i mundësonte të rinjve amerikanë nga çdo shtet të shfaqnin aftësitë më të mira sportive dhe shpirtin amerikan të garës”.

Malkaj: Këtu te ne krimi është ‘intelektual’, nuk largohen këta qelbësira vetëm me thirrjet ‘Rama ik’

Qytetarët janë mbledhur sërish sot në një protestë para Bashkisë së Tiranës, ku kërkojnë dorëheqjen dhe arrestimin e kreut të saj, Erion Veliaj, për shkak të aferave korruptive në institucionin që ai drejton.

Aktori i mirënjohur, Mehdi Malkaj, në fjalën e tij tha: “Jemi vonë për 8 shkurt për protestën, është më mirë ta bëjmë më shpejt, se po marr për shembull ‘komshinjtë’ tanë që për 20 ditë e hoqën kryeministrin.

U kam thënë këtyre që janë këtu, shoferëve, fikni makinat dhe ejani këtu, por jo, nuk vijnë se janë ‘intelektualë’. Këtu te ne është çudi e madhe, pasi edhe krimi është ‘intelektual’.

Krimi është me doreza, është ‘i dashur’ dhe këtu te ne po bëhen krime të mëdha.

O njerëz, i thërrisni mendjes, nuk ikin këta qelbësira duke thënë vetëm ‘Rama ik’. Të shkojmë te kryeministria, ta ‘hedhim nga pallati, ndryshe nuk bëhet ky muhabet”. sn

BERZH: Plakja dhe emigracioni, rrezik i lartë për perspektivën ekonomike të Shqipërisë

Tranzicioni demografik i Shqipërisë, me nivel të lartë emigracioni në moshat e reja dhe me plakje të shpejtë të popullsisë, është një faktor me rrezik të lartë për qëndrueshmërinë ekonomike të Shqipërisë, vlerëson BERZH në draft-strategjinë e bashkëpunimit 2025-2030.

Nga katër rreziqe që cenojnë sigurinë ekonomike të vendit tonë të tilla si: kapacitetet e pamjaftueshme institucionale, zhvillimet demografike, ndikimi i klimës dhe zhvillimet e jashtme, dy u nga këto, “Faktori demografik” dhe “Pasiguria në tregjet e huaja” u vlerësuan rreziqe me ndikim shumë të lartë.

Rezultatet e fundit të Censit 2023 treguan se popullsia e vendit u tkurr me rreth 14.8% ndërmjet 2011 dhe 2023, teksa mosha mesatare gjatë kësaj periudhe u rrit me 7.5 vite.

Ndryshe nga vendet e tjera të Europës tranzicioni demografik në Shqipëri po zhvillohet për më shumë se tre dekada ku largimet nga vendi janë me shumë se ardhjet. Emigrimi i moshave të reja ka krijuar një hendek në forcën punëtore të vendit dhe po bëhet pengesë për zhvillimin e disa sektorëve të tilla si bujqësia dhe turizmi.

Megjithëse ekonomia e vendit pas Pandemisë Covid-19 është rritur më shumë se mesatarja e dekadës se kaluar sërish një pjesë e madhe e popullsisë edhe me të ardhura mbi mesataren dëshirojnë të largohen.

Një sondazh i “Monitor” me 1044 persona (857 jetojnë në vend dhe 187 jashtë) i cili u zhvillua gjatë shtatorit 2024 përmes platformës ECR (Engaged Citizens Reporting- Angazhimi i qytetarëve në raportim) me kampionim rastësor dhe nuk përbën gjetje shkencore evidentoi një trend të ri të emigrimit të personave të arsimuar dhe në gjendje të mirë ekonomike.

Mbi 94% e pjesëmarrësve ishin me arsim të lartë dhe gati gjysma ishin me gradë PHD. Nga të anketuarit që jetonin në Shqipëri, 40% kishin bërë gati planet dhe infrastrukturën për t’u larguar gjatë dy viteve në vijim. 33% e atyre që pohuan se kanë menduar të largohen i takojnë grup-moshës 40-49 vjeç,

Ndryshe nga popullata e përgjithshme që shikon si arsye kryesore të emigrimit, statusin ekonomik dhe punësimin, në shtresën e mesme dhe te profesionistët, arsyeja kryesore pse kanë vendosur të largohen nga Shqipëria është mungesa e shpresës se gjërat mund të përmirësohen dhe gjithashtu vlerësojnë të rëndësishme mungesën e cilësisë në shërbimet shëndetësore dhe arsimore. Ja të gjitha arsyet që po largojnë shtresën e mesme.

Emigracioni në Shqipëri ka marrë përmasat e një gangrene, e cila ka mbetur pa një diagnozë, e për rrjedhojë edhe pa një kurë se si mund të fashitet para se efektet të jenë të pandreqshme. Institucionet financiare ndërkombëtare dhe së fundmi BERZH e vlerësoi faktorin demografik me rrezik të lartë për perspektiven ekonomike të vendit./ Monitor

Pasojat psikologjike të komunizmit në Shqipëri

Studiuesja Lindita Komani në mjediset e Muzeut të Fondacionit të Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit në Uashington

 

Burim Goxhuli

Një ditë më parë në Uashington u mbajt një diskutim mbi komunizmin në Shqipëri dhe pasojat psikologjike të tij, gjatë të cilit studiuesja Lindita Komani prezantoi gjetjet e një hulumtimi mbi ndikimin e diktaturës tek viktimat e komunizmit dhe fëmijët e tyre.

Në një bisedë me kolegun Burim Goxhuli, zonja Komani thotë se ka vërejtur prirje shqetësuese të ankthit tek kjo kategori e shoqërisë.

Sipas një hulumtimi të studiueses Lindita Komani, rreth 22 për qind e fëmijëve të viktimave të komunizmit në Shqipëri vuajnë nga ankthi, një prirje shumë herë më e lartë krahasuar me grupet e tjera të popullsisë, ku kjo shifër është 3.8 për qind.

Nivel shqetësues ankthi, gati 40 për qind, vërehet edhe tek pasardhësit e viktimave të komunizmit që janë shpërngulur në Shtetet e Bashkuara, thotë autorja e studimit.

Sipas studimit, rreth 80 për qind e baballarëve dhe 70 për qind e nënave që janë viktima të komunizmit vuajnë nga trauma.

Këto të dhëna zonja Komani i prezantoi në një diskutim mbi komunizmin në Shqipëri dhe pasojat psikologjike të tij, të organizuar në mjediset e Muzeut të Fondacionit të Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit në Uashinton.

“Ankthi është vetëm një pjesë e problemeve psikologjike që ka ndeshur kjo popullsi, fëmijët e viktimave të komunizmit dhe para tyre viktimat e komunizmit, sepse probleme të tjera janë depresioni, një zemëratë shumë e madhe brenda për gjërat që akoma janë të pazgjidhura sot e kësaj dite, një distancim nga shoqëria e të tjera të ngjashme. Me sa kam studiuar, pjesa më e madhe e njerëzve që kanë qenë viktima të komunizmit dhe fëmijët e tyre janë larguar nga Shqipëria. Sepse kanë dashur që të mbyllin një kapitull të jetës së tyre dhe të fillojnë një jetë nga e para diku tjetër”, thotë zonja Komani për Zërin e Amerikës.

Për gati gjysmë shekulli të regjimit komunist, Shqipëria u përball me një nga diktaturat më të ashpra ku mijëra vetë u ekzekutuan dhe dhjetëra mijëra të tjerë u burgosën e internuan. Populli shqiptar ishte i izoluar nga pjesa tjetër e botës, plotësisht i varur dhe i nënshtruar nga partia dhe diktatori, me njerëzit që jetonin nën frikë të vazhdueshme.

Sipas studiueses Komani ndër pasojat e dukshme të shoqërisë janë mosbesimi tek njëri tjetri, dorëzimi para udhëheqësve të fuqishëm, frika për t’u shprehur dhe mungesa e vullnetit për ta përmirësuar gjendjen në vend.

“Mentaliteti i izolimit mendoj se mund të ketë mbetur tek brezat shumë të vjetër, që edhe pas rënies së komunizmit nuk kanë pasur mundësinë të lëvizin dhe të shohin botën përreth. Por brezat e rinj janë përballur me botën, shumë kanë qenë emigrantë. Kanë njohur se si është të jetosh në një realitet tjetër dhe nuk është se janë më të izoluar. Por ajo që ka mbetur është ideja e udhëheqësit të palëkundshëm, të pamposhtshëm e udhëheqësit që është i padiskutueshëm. Pra njerëzit vazhdojnë sot fatkeqësisht, të kërkojnë një figurë të fortë që të jetë aty gjithmonë dhe të kujdeset për t’i zgjidhur punët”, thotë zonja Komani.

Fondacioni i Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit është një organizatë e themeluar para 30 vitesh, ndërsa muzeu i saj në Uashington është hapur para tre vitesh.

Milda Mataçiunaite-Boyce, drejtore e Bursave dhe Bashkëpunimeve thotë se kjo organizatë ka dyert hapur për diskutime të tilla, sepse siç u shpreh ajo, vetëm kështu luftohet dezinformimi dhe propaganda nga vendet autoritare.

“Natyrisht historia mund të përsëritet. Kjo është ajo që ne po përpiqemi të shmangim. Një shprehje thotë se jemi një gjeneratë larg një regjimi potencial autoritar ose totalitar autokratik. Prandaj, duhet edukimi, diskutimet për këtë çështje, e vërteta, luftimi i dezinformimit dhe propagandës që vjen nga shumë vende autokratike si Rusia apo Kina komuniste”, thotë ajo për Zërin e Amerikës.

Zonja Mataçiunaite-Boyce thotë se vendet si Shqipëria janë mjedise të brishta dhe terren më i përshtatsëm për përhapje të propagandës.

“Grupe të caktuara dhe grupmosha të caktuara të shoqërisë që kanë vuajtur trauma psikologjike, jo domosdoshmërisht e dinë ose janë në dijeni të përjetimeve të tyre traumatike. Ato grupe janë më të kërcënuara që të ndikohen nga propaganda dhe keqinformimi. Prandaj ne duhet të kujdesemi dhe të mbrojmë këta njerëz”, shton ajo.

Sipas studiueses Komani ka vetëm një rrugë për ta ndihmuar një shoqëri që ka përjetuar regjimin komunist.

“Pa u zgjidhur këto probleme të traumës së viktimave të komunizmit shoqëria shqiptare nuk do të fitojë asnjëherë kohezionin social, sepse nuk është kërkuar asnjëherë falje dhe ajo që duhet të ndodhë është kërkimi i faljes, fillimi i një procesi afrimi dhe me të vërtetë një ngjizje e re e shoqërisë shqiptare në mënyrë që të shohim nga e ardhmja”, thotë ajo.

Sipas të dhënave të Fondacionit të Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit më shumë se 100 milionë njerëz janë vrarë nga regjimet komuniste në botë, ndërsa mbi 1.5 miliardë njerëz vazhdojnë të jetojnë nën komunizëm sot.

Berisha paralajmëron: Nëse nuk votojnë emigrantët me dokumente të vendeve ku jetojnë, protesta të fuqishme para ambasadave

Kreu i PD Sali Berisha, në fjalën e tij në parlament tha se shqiptarët që jetojnë jashtë dhe nuk kanë dokumente shqiptare duhet të votojnë.

Berisha u shpreh se janë 1 milion shqiptarë që jetojnë jashtë e që nuk kanë dokumente. Ai paralajmëroi se nëse kjo nuk ndodh, do ketë protesta të fuqishme përpara ambasadave.

Sali Berisha: Së pari, dua të informoj shqiptarët brenda dhe jashtë vendi se, kreu i narkoshtetit, Edi Rama po bën gjithçka për të sabotuar të drejtën kushtetuese të shqiptarëve jashtë Shqipërisë për votime. Ai, në mënyrën më absurde po kushtëzon të drejtën e qytetarëve shqiptarë, me shtetësi shqiptare, me pasjen ose jo të dokumenteve të prodhuara në Shqipëri, ndërkohë që, shqiptarë ata i bën shtetësia, pavarësisht nga dokumenti që ata kanë marrë në vendin ku jetojnë.

Dhe ky standard, është standardi i atij që ka frikë dhe tmerr nga vota e diasporës dhe e shqiptarëve. Nuk ka akt më absurd, më antishqiptar, më antidemokratik se t’u thuash mbi 1 milion shqiptarëve që nuk dispononi dokumentet e lëshuara në Shqipëri, por kanë dokumente të sigurta biometrike të vendit ku jetojnë, në SHBA, në Kanada, në Gjermani, në Angli, në çdo vend tjetër.

Bëni kështu rekord i vetmi në botë i vetmi vend që nuk njihni dokumentet biometrike, as të BE-së, as të hapësirës të NATO-s, as të vendeve tjera, sepse keni frikë dhe tmerr nga vota.

Unë i bëj thirrje shqiptarëve të pregatiten për demonstratat më të fuqishme para ambasadave të narkoshtetit, në qoftë se nuk votohet në këtë parlament ligji i cili u njeh atyre, njëlloj siç bën kosova, njëlloj siç bën Maqedonia, njëlloj siç bën çdo vend tjetër, dokumentet biometrike që faktojnë identitetin e tyre plotësisht. bw

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Radio Evropa e Lirë

Eurodeputetët i kanë thënë emisarit në largim të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, se qasja e pabalancuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ka ndikuar negativisht në këtë proces, thanë burimet e Radios Evropa e Lirë në Parlamentin Evropian.

Lajçak më 30 janar ka zhvilluar një takim lamtumirës me deputetët e Parlamentit Evropian në Komisionin për Politikë të Jashtme, me të cilët ka biseduar për mandatin e tij pesëvjeçar si i dërguari i bllokut për dialogun për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Burime të Radios Evropa e Lirë thanë se gjatë këtij takimi, të zhvilluar me dyer të mbyllura, shumica e eurodeputetëve kanë qenë kritikë ndaj mënyrës se si BE-ja u është qasur palëve në dialog dhe në përgjithësi në raportet e shteteve me bllokut.

Mësohet se gjatë këtij debati, shumica e deputetëve të PE-së janë shprehur se masat ndëshkuese që BE-ja ka vendosur ndaj Kosovës dhe në të njëjtën kohë nuk ka pasur masa ndaj Serbisë, veçmas pas sulmit të armatosur në Banjskë më 2023, kanë ndikuar negativisht në dialogun që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Në shtator të vitit 2023, një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një rreshter. Gjatë këmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serbë.

Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin, por Beogradi ka mohuar përfshirjen. Kosova kërkon ekstradimin e Millan Radoiçiqit – ish-politikanit dhe biznesmenit nga veriu i Kosovës që ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë – nga Serbia, ku besohet se gjendet. BE-ja, por edhe Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur thirrjen e tyre që përgjegjësit për sulmin të përballen me drejtësi.

Eurodeputetët, gjatë takimit me Lajçakun, kanë kërkuar edhe një herë heqjen e masave – të vendosura ndaj Kosovës më 2023 për shkak të tensioneve në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe – dhe një qasje të balancuar nga ana e BE-së.

Zyrtarë të lartë në Kosovë, përfshirë presidenten Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti, disa herë e kishin kritikuar Lajçakun dhe dhe ish-kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell, për njëanshmëri në dialog dhe njëkohësisht kanë kërkuar heqjen e masave ndëshkuese.

Sipas burimeve, mësohet se Lajçak është pajtuar me konstatimin e eurodeputetëve se është dashur të hiqen masat ndaj Kosovës dhe ai kishte kërkuar një gjë të tillë menjëherë pas sulmit në Banjskë, por është arsyetuar se heqja e tyre nuk ishte në dorën e tij, por vendim që i përket vendeve anëtare.

Lajçak përfundon mandatin të premten, më 31 janar, dhe një ditë më pas nis mandati i emisarit të ri për dialogun, diplomatit nga Danimarka, Peter Sorensen.

Lajçak në takim me eurodeputetët mësohet se është shprehur që BE-ja duhet të mbajë rol kryesor në lehtësimin e dialogut dhe në përgjithësi angazhimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë mandatit pesëvjeçar të Lajçakut si ndërmjetës në dialog, palët kanë arritur Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksit të zbatimit të arritur më 2023.

Lajçak, siç mëson REL-i, në takimin me eurodeputetët ka pranuar se nuk ka pasur përparim që ai ka pritur sa i përket zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Palët janë pajtuar për marrëveshjen, por nuk e kanë nënshkruar atë. Megjithatë, BE-ja thotë se marrëveshja është ligjërisht e obligueshme për Kosovën dhe Serbinë.


Send this to a friend