VOAL – UASHINGTON – Marina amerikane e trefishon lejen e paguar të amësisë për gratë që punojnë në këtë sektor të mbrojtjes, nga 6 në 18 javë në vitin e parë pas lindjes së fëmijës.Sekretari i Marinës, Ray Mabus, tha se kjo masë do të hyjë në fuqi menjëherë dhe do ta shtrijë veprimin duke filluar nga 1 janari. Një nënë nuk ka nevojë të marrë lejen menjëherë, por mund ta përdorë ata brenda vitit të lindjes së fëmijës së saj.
Presidenti Barack Obama në janar iu kërkoi agjencive federale ta rritin nga 6 në 18 javë lejen e paguar për punonjësit që kanë një fëmijë të vogël dhe i kërkoi Kongresit të miratojë ligjin për tiu dhënë prindërve një leje prindërore të paguar. reuters
Komentet