“Mud Sweeter than Honey” , në shqip “Baltë më e Ëmbël se Mjalti” (2018) është titulli i librit të autores polake Margo Rejmer që gati një muaj pas botimit në gjuhën angleze ka zhvilluar në SHBA tre takime virtuale me botuesit, përkthyesit, lexuesit dhe kritikën,(përkatësisht; 10 Nëntor në McNally Jackson, Manhattan, NY . 30 Nëntor Princeton University Princeton, NJ dhe 11 Dhjetor Worcester Public Library, MA).

Restless Books, Bibloteka e Qytetit të Usterit, disa organizata bashkëatdhetarësh shqiptaro-amerikanë si “Djemt e Shën Marisë” dhe Massbesa zhvilluan të Shunën (11/12/2021) mblodhën audiencën e parë me pjesmarrjen më të gjerë shqiptare dhe kjo kishte bërë që Margo Rejmer dhe Ani Gjika ta quanin takimin “Me i dhënë zë Shqipërisë” i cili zgjati mbi një orë dhe u përcoll me interes nga diskutimet, këmbimi i mesazheve dhe kryesisht dëgjimi i përvojës së gazetares dhe shkrimtares Margo Rejmer për vitet e punës kërkimore në Shqipëri që nga fillimet e saj nga viti 2013 e deri me daljen e librit. Gazetaria dhe letërsia jo e trilluar që burimin e marrin nga rrëfimi gojor i fakteve të dala nga popullsia e thjeshtë kthehen sot në provat më të dhimbshme të sundimit komunist për gati 50 vite. Duke grumbulluar faktet nga njrezit e thjeshtë, libri vjen i jetuar dhe qartëson gjithnjë e më shumë se Shqipëria mes shembujve të diktaturave komuniste që u themeluan në Evropën Lindore të pas Luftës së II Botërore, fizikisht përfaqësonte burgun më famëkeq të planetit. Një territor tërësisht të izoluar dhe të rrethuar me gjemba që mbante brenda duke shtypur dhe varfëruar një popull 2-3 milionësh. Një popullsi që u mashtrua ideologjikisht, u përça në besim, u përshtat me skamjen, por nuk mungoi të rrebelonte, të rezistonte e deri të mbijetonte kundrejt regjimit social-komunist që mbylli kapitullin e tij të turpshëm në 1991 duke lënë pas traumën e përçarjes që pengonte çdo reformë të drejtësisë sociale, të shtetit ligjor, forcimit ekonomik të individit me bazë punën dhe pronën private. Duhet të lexosh tregimet në libër që të zbulosh një realitet disi të harruar, por larg vetëm 30 vite. Guximi i autores Margo Rejmer vjen për faktin e përvojave të veta të jetuara në Poloni, në Rumani të cilat i ka përcjellë me vepra të shkruara dhe janë vlerësuar me çmime ndërkombëtare si dhe të përkthyera në tetë gjuhë. Një tregues më shumë për krijimtarinë e ardhëshme është se Margo, pohon se jeton dhe punon në Poloni dhe Shqipëri (mes Varshavës dhe Tiranës) dhe “Baltë më e Ëmbël se Mjaltë” duket se i ka dhënë asaj një mision për të grumbulluar me gazetari dhe letërsi të vërtetat njerëzore që padyshim do të sjellin ndryshime të mëdha në shoqërinë e qytetëruar. Për bashkësinë shqiptare-amerikane takimi rreth librit ishte sa interesant aq edhe i gjallë përsa i përket diskutimeve dhe pyetjeve që u drejtuan dhe ca më shumë “Baltë më e Ëmbël se Mjalti” dukej sikur shkëpste herë-herë të paharruarat vargjet të Andon Z. Çajupit nga poezia “Ku kemi lerë”. Ato të kujtojnë vërtetë dashurinë për vendlindjen dhe po kaq sa edhe përgjegjësinë për t’ja mbajtur lart krenarinë e Shqipërisë që do të bëhet vetëm nga gra e burra shqiptarë të ndershëm dhe të zot.

Bisedën e zgjeruar takimin virtual të Usterit do ta përcjellim në numrin pasardhës të VOAL .(Margo Rejmer, Ka lindur në vitin 1985 në Varshavë, është gazetare dhe shkrimtare e tregimeve të shkurtra. Librat e saj, të cilat janë përkthyer në tetë gjuhë, janë romani Toximia (2009), Bukuresht: Pluhur dhe gjak (2013), i cili fitoi çmimin Newsweek për librin më të mirë të vitit 2014, çmimin letrar Gryfia, dhe çmimin TVP Kultura, dhe “Mud Sweeter than Honey” (2018), u vlerësua me Pasaporta Polityka, që është një çmimin nderi në Poloni për artistët rritje. si dhe çmimin Arkady Fiedler. Margo mban titullin e Ambasadores së Re të Gjuhës Polake, tani jeton në Varshavë dhe Tiranë.)

Andon Zako Çajupi
Ku Kemi Lerë
Në ç’vend kemi lerë?
Ku na bëjnë nderë?
–Në Shqipëri.
Po njeriu vetë,
cilë do në jetë?
–Do vend’ e tij.
Ku i duket balta
m’ë e ëmbël se mjalta?
–Në vend të tij.
Ku munt të gëzojë
dhe me nder të rrojë?
–Në Shqipëri.
Përse të punojë
dhe të lakëmojë?
–Për vend’ e tij.
Komentet