“Margarita” me të gjatin,
Na e morën dhe laureatin,
Pasi vodhën gjithë Shqipërinë,
Po vjedhin edhe poezinë.
–
Po çmendin gjithë njerëzinë
Po shkatrrojnë dhe letërsinë.
Nuk po lenë gjë pa vjedhur,
Me këtë popull të “mbledhur”!
.
Tani i kanë kthyer sytë
Të privatizojnë dhe poezitë
Me bekimin e Partisë
U zgjodh e para e jurisë
.
Që të shpallë dhe për sivjet
Më të mirin ndër poetë
Për së gjeri e për së gjati
Me kostum, laureati
.
Alda ka në xarf fermanin
Për të emëruar laurat-manin
Askush nuk e di se pse ?
Do ta shpall letrarje e re “S”
.
Dhe ashtu si herët e tjera
Me miqësira e me tendera
Si gjithmonë për laureatë
Janë të njëjtët kandidatë
.
Po ato dhe po ata
Sojli burra edhe gra
Me një barrë tru e mend
Për të tjerët nuk ka vend
.
(Nuk ka vend dhe s’do të ketë
E ka thënë dhe njëshi vetë)
E kanë marrë me tapi
Vip në prozë dhe poezi
Vetëm Flutura e di
.
Kryetarja ka dhënë prova
Eshte e ardhur nga Kosova
Vajzë e urtë dhe pa qibër
Kot ka bërë dhe ndonjë libër
.
Dhe juria njerëz pa bujë
Hidh ca miell e shto ca ujë
Flokë biondina e kompetente
Të bëjnë të flasësh me vete
.
Fundja ç’duhen më të sakta
Këtu kudo sundon gallata
Shkoftë në djall poezia.
Neve bëjme ç’na thotë Partia.
.
S’ka çfarë bën Dolfi i shkretë
Në Juri askush s’e piet
Nuk e piet as Ylljeti
Prozator është i shkreti
.
Nuk merr vesh nga poezia
Ka hyr kot aty mavria
E ka caktuar me vrap partia
Në të sëmës të shkoj Shqipëria
.
Bashkë me të dhe letërsia.
PPP e PKSh
Tani del dhe QKLL
Poezinë e futen ne dhe.
.
Qeverisë i plasi barku
Nuk e ndreq as Arta Marku
Në Juri është kot së koti
E di edhe më idioti
.
As studiuese as poete
Do laureatin për vete
Sic i thonë e lagu s’e lagu
Nuk e zgjidh do as SPAKU
.
Do shpallim vrimen laureate
Alma sheh veç ëndërra nate
Me gazmore, pa gazmore
Shpallim Açken prozatore.
.
Por nuk e dinë këta hajnë
Se më kë kanë të bajnë!
Poezia nuk njeh frëngji
Ajo fluturon në liri…!
.
Kur shkruan me gjak poeti
Aty përulet edhe mbreti!
Ndaj të ngrihemi sa s’është vonë
Që hajnat mos t’na e marrin fronë…
.
Dogjën vodhen vranë Shqipërinë
Tani morën edhe poezinë
Vaj vatni mjerë mileti
Shqipërië sa keq e gjeti
.
Margaritë, Margaritë…
I gjati t’i ka mshelur sytë,
Mos e vrit ti poezinë,
Kundra ke gjithë Shqipërinë…