Ja ç’fare gjetëm të shkruar në Gazetën “LIRIA”(LIBERTY), VOLXXXVI, FEBRUARY 18, 1977 që botohej në USA.
Margarit I.Dilo
MARGARIT DHE QIRJAKO I. DILO
DY VELLEZER , DY SHTYLLA TË NACIONALIZMIT QË U- ZHDUKEN NJERI PAS TJETRIT
Në fshatin historik Sheper të Zagorisë Margariti dhe Qirjakua, bijt e Ilia Dilo Sheperit patriotit veteran të rilindjes kombëtare dhe mësuesit e gramarierit të mirënjohur të gjuhës shqipe, u- zhdukën njeri pas tjetrit brenda gjashtë vjetëve.
Ishin të dy idealiste dhe studjonjes të cilet ja kushtuan Atdheut rininë, punën dhe inteligjencën e tyre.
Atje në Sheper dhe kudo gjetkë këta dy vëllezër ishin bërë një kandile ndriçimi dhe një burim shpresë – dhenës për të gjithë .
Margariti lindi më 1907 dhe ndroi jetë më 13-Shkurt 1971.
Kreu shkollën teknike në Tirane dhe më pas ndoqi mesimet universitare në Athinë në fakultetin e mathematikës.
Shërbeu vjete me radhë mësues dhe nënpunës në ministrine e botores.
U martua me motren e Pano Xhamballos dhe la pesë femije të parritur.
Qirjakoja ndroi jetë në moshën 74 vjeçare muajin e Tetorit të kaluar (1976).
I shërbeu Atdheut si mësues, si shef i seksionit të hipotekave në Ministri të Financavet dhe si gazetar në bashkpunim me Leonidha Naçin.
La pas shoqen Ifin e cila është bija e patriotit të njohur Petro Haritos, tre fëmijë dhe një numur të madh nipër, mbesa dhe vëllezër.
Shkurtaz, e themi me mburrje, se në vargun e gjatë të patrioteve, Margariti dhe Qirjakoja zënë vendin e posaçme nderi dhe lavdie të merituar.
Këtu në Amerike kemi dy vëllezërit e tyre patriotë të mirë -njohur dhe intelektualë të radhes së parë : Janin i diplomuar në International Jurisprudencë dhe Orestin, MD., mjek i çquar.
Të dy këta vëllezër, kur muarnë me kabllogram lajmin e vdekjes të Qirjakos, të mallëngjyer nga dashuria e thellë vëllazërore, për përkujtimin e të ndjerëvet vëllezer, celebruan në Kishën Shqiptare Shen’ Kolli në New York, me nje meshe dhe me shtruarjen e nje dreke të plote ku pjesetuan perafersisht 200 veta zonja e zoterinj miq e të njohur Shqiptare të qarkut.
Kete ngjarje të shkelqyer e themi me plot besim që të tille vellezer meritojne nderime të posacme dhe të na jene per gjithe ne një shembell i paharruar.
U-shfaqim ngushellime me zemer dhe u- urojme jete te gjate atyre dhe tere familes se tyre patriote.
Milford, NJ. PETER V. KOLONJA
*******
QIRJAKO ILIA DILO, SHKRUAR NE GAZETEN “ILLYRIA”, NEW YORK:
Njerëz si Qirjako Dilo, lindin rrallë: ata janë të papërsëritshëm ashtu si ësht e papërsëritëshme koha që i lindi.
Lindi në Sheper më 1902 dhe në Tetor 1976, në Nivan “pushoi” zemra dhe shpirti i një njeriu të madh. I rreptë me vet-veten, i drejtë, i mençur, i urtë.
Ishte kurdoherë prind i ndërgjegjshëm, vëlla i mirë, mik i vlefshëm dhe shok me kokë.
U përcoll për në banesën e fundit, në Sheperin e tij mbi “supet e pak njerëzve” të njerëzve më të afërm (dhe të Stavri Pinës – nga Sheperi ), pra u përcoll mbi supet e djemve të tij dhe nipërve, të cilët vetë i-a hapën dhe varrin -se nuk lejohej nga pushtetarët ai që hapte varret, të hapte varrin e ketij reaksionari – sic e quanin , “paria”e Zagorisë, njelloj siç u veprua dhe me fëmijët e tjerë të ILIA DILO SHEPERIT!
Qirjakua, i shërbeu vendit si mësues qysh atëhere “kur mesimi i shqipes quhej aventure” dhe nuk mungonin vrasje nga ana e shovinistëve.
Hapi të parën shkollë Shqipe në Nivan, më 1917, kur qe 15-të vjeç, e më von drejtoi shkollën e Poliçanit( Pogon), ku jepte mësimin e shqipes.
Vazhdoi studimet në Bari(Itali) per Hipotekat, punoi si gazetar duke bashkëpunuar me të shquarin Leonidha Naçi, e me pas si drejtor drejtorie në Ministrine e Financave.
Studjonjës i palodhur, atdhetar i vërtetë, prandaj i përbuzi detyra të larta( si ajo e ministrit të financave në kohën e fashizmit), në dëm të interesave kombëtare.
I qartë në mendime, i pagabueshem në gjukime, me syrin e tij kritik e të mprehtë, mbeti për komunistët jo vetëm një halë në sy, por “dhe një shkemb në Zagori” .
Ai sëbashku me vëllane e tij, Margaritin, “ishin bërë në Sheper dhe kudo gjetkë një kandile ndriçimi dhe një burim shpresëdhënës për të gjithë”
(Peter V. Kolonja ,”LIRIA” , Feb-18-1977).
U arrestua me 1953, me preteks se i gjetën armë(vetë ia kishin vene ), e liruan , pasi e torturuan se nuk pranonte t’i shërbente sigurimit e komunizmit: duke kërkuar me ç’do kusht ta nënështrojnë i persekutuan familjen, me nipër e mbesa.
Kishte madhështinë shpirtërore të mos ankohesh për vete, gjithnjë i rrezikuar e i kërcënuar, i brumosur me kulturën e grekërve të lashtë, të përvetesuar që në rinine e tij të hereshme, nën kujdesin e babait të vet, besonte që “jeta esht e përkohëshme; e vërteta esht e përjeteshme”.
I lindur për edukator, i anzhurnuar përditë me të rejat e shkencës pedagogjike Italiane e Gjermane, zotërues me themel i disa gjuhëve, nuk ja gjeje shokun si mësues e edukator.
La mbrapa shumë dorshkrime(kujtime) dhe një metodë për mësimin e gjuhës Italiane etj.
Ai eci pa u lëkundur në rrugën e të Atit, ILIA DILO SHEPERIT, dhe dajos së tij, Aristidh Rucit; nuk mund të veçohet figura e tij nga ajo e vëllezërve, Jani, Orest, Margarit, Koço, Themistokli, Mihal dhe e motrës Viktori që vuajtën sëbashku, qëndruan sëbashku, patën të njëjtin fund , të huaj në vendin e tyre, në token e tyre, per të vetmin “faj”se e deshën shumë, se qenë shqiptarë , “me shqiptare se shqiptaret”.
Në duam me të vërtë këtë tokë, nuk mund të mos ulemi me respekt të thelle ndaj kujtimit të një njeriu të vërtetë si Qirjako Ilia Dilo.
PERGATITI DHE SOLLI PER GAZETEN EDUARD M. DILO