“Ajo çfarë ka nevojë një grua nuk është të dominojë, por si natyrë – të rritet, si intelekt- të përceptojë, si shpirt – të jetojë e lirë dhe e shpenguar.”
Margaret Fuller
Edgar Ellen Po dikur u shpreh :” Shoqëria njerëzore është e ndarë në burra, gra dhe Margaret Fuller”
Margaret Fuller ka qenë e para grua e emancipuar lektore, gazetare, kritike letrare e korespondente ndërkombëtare e shtypit amerikan, aktiviste politike.
Ajo guxoi te kompletonte vetveten e saj si grua duke hedhur poshte epitetet nenvleftesuese me te cilat paragjykimet e veshin nje femer. Njohese qe ne femijeri e disa gjuheve te huaja, gjermanishtes, frenjishtes, gjuhes italiane, greke dhe latine, ajo u rrit duke zhvilluar nje intelekt e talent te jazhtezakoshem.
Margaret Fuller u be redaktorja e pare e revistes intelektuale transidentale “Dial” te cilen e mbajti per dy vjet. Qe gruaja e pare qe shkroi nje liber per jeten e veshtire te tribuve indiane te Amerikes, keqtrajtimin e tyre nga te bardhet, duke u bere keshtu mbrojtese e te drejtave te tyre. Ne dhjetor 1844 ajo u punesua nga New York Tribune, botuar nga Horac Greeley, duke u bere gazetarja e pare amerikane. Ajo e filloi punen ne gazete me intervistat qe u beri prostitutave ne burg duke skandalizuar lexuesit.
Fokusi i artikujve te saj ishte sfera shoqerore dhe letrare e jetes amerikane. E pamohushme ne aftesite e saj profesionale ajo preku me kritikat e saj letrare edhe emrat krijuesish te njohur te kohes si Longfelow, Low dhe Ralph Waldo Emerson. Xheloze per profesionalizmin e intelektin e saj te jashtezakonshem pergjigja erdhi ne formen sulmit mbi aparencen e Margaret Fuller, duke u perpjekur ta ç’femeronin. Dhe demin me te madh per ironi te fatit ia beri Ralph Waldo Emerson, poet e filozof, miku i saj intim me te cilin ajo pati nje mardhenie-“ngroh-ftoh” per vite me radhe dhe te cilin e pat kritikuar per thatesine e jetes ne poezine e tij. Emerson mbeti xheloz per Margareten gjithe jeten. Por ndryshe nga çe pershkruan xhelozia e tij, Margaret Fullej vishej bukur madje e mbante vehten e saj si zonje klasi. Ajo mund te ngiste kalin me mire se nje burre dhe mund te danconte deri ne mengjes pa u lodhur fare dhe kishte nje humor te kendsheme shpesh here nje gjuhe therese.
Vite me vone kur ajo gjendej ne Itali, poeti polak Adam Mickiewic i shkruante ne nje leter keshtu :
” Pasi ke admiruar grate e Romes thuaj vetes: Une jam e bukur gjithashtu.. Tek ju une takova nje njeri te vertete e nuk kam nevoje t’u bej levdata te tjera”
Me botimin e librit te saj ” Gruaja ne Shekullin e 19te”ne shkurt te vitit 1845, ne Nju Jork, ajo krijoi sensacion te madh. Libri ishte nje thirje pa kompromis per te drejtat e gruas amerikane.
Botimi i pare u shit brenda javes. Guximi i saj i teperuar apo i “pacipe’ revoltoi shumkend.
Deklaratat e saj ishin sa te guximshme aq edhe shokuese per ate kohe:
“Ajo çfare ka nevoje nje grua nuk eshte te dominoje, por si natyre – te rritet, si intellekt- te perceptoje, si shpirt – te jetoje e lire, dhe e çpenguar.”
“Po qe se grate do te ishin ne gjendje te zhvillonin forcen dhe bukurine e tyre si gra, ato nuk do te uronin kurre te ishin burra.”
“Ne mentalitetin e burrave-shkruante ajo, grate shihen si skllave”
Ajo kishte besim ne aftesite e cilesite e gruas. Fuller deklaronte se grate jane ne gjendje te bejne çdo lloj pune madje edhe” kapitene detrash” po te duan.
Emri Margaret Fuller u be i njohur edhe jashte kontinentit amerikan duke inspiruar shume njerezi por edhe duke revoltuar shume te tjere
Ne 1846 , Margaret Fuller shkoi ne Angli si korespondente per Nju Jork Tribune, duke u bere keshtu gruaja e pare korespondente jashte kufijeve te vendit te saj… Ne Angli libri i saj qe lexuar me simpati dhe i hapi shume dyer autores.. Ajo intervistoi shume personalitete te kohes si Harriet Martineau, Wordsworth dhe De Quincey, por edhe hyri ne skutat e jetes anglese, ne miniera, lavanteri dhe u tmerrua nga varferia e madhe dhe diferencat e medha klasore, u shqetesua nga kushtet e veshtira te jetes dhe mungesa e shpreses tek te varferit. Ajo menjehere shkroi per nevojen e nje ” revolucioni paqsor”. Pikerisht kur ishte ne nje gjendje te tille emocionale ajo takoi Giuseppe Mazzinin, nje imigrant revolucionar italian qe ishte larguar i persekutuar nga vendi i tij dhe qe vendosur ne Angli. Qellimi Mazinit ishte te bashkonte Italine ne nje republike te vetme e cila ne 1847 ishte e ndare ne disa shtete papale. Ai ishte organizator i levizjes se te rinjve” Italia e re”
Fuller e ndoqi ate ne mbledhjet me te rinjte italiane madje ne nje nga ato ajo mbajti nje fjalim te cilen Mazzini e permendte ne letren qe i shkruante te emes e duke e pershkruar si nje “fjalim prekes’. Influenca e Mazzinit mbi Margareten qe e madhe Ajo kishte hyre pakuptuar ne levizjen revolucionare te kohes duke u bere aktiviste e saj. Ajo mesoi te donte jo vetem Italine por edhe italianet. Ajo shkroi nje artikull per Mazzinin per gazeten e saj. Nderkohe kur po mendonte kthimin ne atdhe, ne Itali ajo u njoh rastesisht me nje djale te ri nje republikan, me te ri se veten: Giovani Angelo Ossoli, djalë i nje familje fisnike italiane. Njohja me Ossolin i dha jetes se saj nje kthese te papritur. Pas nje kohe te shkurter djali i ri i propozoi per martese .Ajo refuzoi dhe u largua ne Milano, ne veri te Italise. Miku i saj poeti Mickiewicz e keshillonte te mos e linte italianin e ri. Nga ana e tij Ossoli ne letrat e tij çuditerisht parashikonte: Ju do te ktheheni tek une”. Parashikimi i dashnorit platonik doli i vertete. Margaret Fuller nga Milano u kthye ne Rome tek Ossoli. Me vone ajo pat shkruar:”Veprova ashtu siç ndjeva. Gruaja ka lindur per dashuri dhe eshte e pamundur ta kthesh ate nga kerkimi i saj.”
Anxhelo nuk ishte intelektual si ajo, por Margarita gjeti tek ai mirkuptimin dhe ngrohtesine qe u mungonte puritaneve prej nga vinte ajo. Ata e mbajten sekret lidhjen e tyre dashurore. Nderkohe Margarita i shkruante nenes se saj se nuk kishte qene kurre me e lumtur qe kurse kishte qene femije. Ne 5 shtator 1848 ajo lindi nje djale te cilit i vuri emrin e te atit, me te cilin ende nuk ishte e martuar dhe jetonte e ndare e detyruar nga rrethanat. Anxhelo e pa foshnjen vetem per nje dite dhe nxitoi te kthehej ne Rome. Nderkohe Fuller vazhdonte te shkruante per gazeten e saj ne kohet me dramatike qe po kalonte Evropa dhe nderkohe mblidhte materiale per te shkruar vepren monumentale “History of Italian Liberation” . Nderkohe shkrimet e saj ne Amerike kishin lene shije jo fort te mire. Nder te tjerash Fuller shkruante: “Vendi im tani eshte i perkedhelur nga prosperiteti, budallepsur nga fitimi, ndotur nga vullneti per te perjetsuar skllaverine, turperuar nga nje lufte e paturpshme (Lufta me Meksiken) ndersa ne Evrope nje shpirt më fisnik po perpiqet, po lufton….”
Anxhelo Ossoli shpetoi nga Roma me ndihmen e saj nepermjet nje pasaporte amerikane dhe ne vjeshte te dy te dashuruarit me foshnjen e tyre levizen ne Florence. Aty bene martesen legale. Margareta u be Markeza Ossoli. Nderkohe, botuesi i gazetes se saj ne Nju Jork dhe miku i saj, Horac Greeley kishte degjuar thathethemet mbi dashurine “e lire” te Margaretes dhe i preu rrogen.
Per shkak te policise sekrete burre grua vendosen ta lene Italine e te udhetojne drejt Amerikes. Keshtu ne maj 1850 ata lane Livornon. Udhetimi qe nje udhetim i pafat. Ne 18 korrik anija Elisabeth po i afrohej portit te Nju Jorkut. Nje ndjenje lehtesimi i pushtoi te dy . Gjate nates pati ere ne det . Ne oren 4 te mengjesit anija Elisabeth u perplas papritur me Fire Island. Varkat e shpetimit u bene te paperdorshme. Anija filloi te shkaterrohet Margareta i dha brezin e saj te shpetimit nje detari i cili po perpiqej te ndihmonte njerezit ne anije. Ne brigje dukeshin silueta njerzish, te cilet çuditerisht nuk po afroheshin t’i jepnin ndihme njerezve qe po mbyteshin. Ishin pirate qe po benin sehir deri sa tu vinte ora e grabitjes. Ne oret e fundit te mbytjes se anijes kush mund te shpetonte, shpetoi. Margaret Fuller nuk beri as perpjekjen me te vogel per te shpetuar e veçuar nga burri apo femija. Ende me kemishen e gjate te nates mbante mberthyer ne gjoksin e saj foshnjen
Ky ishte i mazhi i fundit i saj qe rregjistroi kujtesa njerzore.
Para nisjes ne kete udhetim te fundit per atdhe, ajo pat shkruar qe jeta e saj qe zhvilluar si nje tragjedi greke .
Vdekja e saj qe nje sensasion publik.. Miqte e saj nga Bostoni erdhen ne ishull me shprese se mos gjenin ndonje gjurme te doreshkrimit te saj mbi revolucionin roman.
Asnje nuk u gjet ne mbeturinat e anijes veç nje kutie te mbyllur me letrat e dashurise se Margarites dhe Angelos.
Albana Melyshi Lifschin
( nga libri “Udhetim ne Historine Amerikane”,bot 2003, ribotuar 2006)
Albana Lifschin
http://albanalifschin.tripod.com/index.html
ALBANA M LIFSCHIN