Napoli të dielën si mysafir fitoi bindshëm ndaj Frosinones me rezultat 5 me 1, dhe fitoi titullin e kampionit të vjeshtës në Itali. Në tabelë ka 41 pikë, dy më tepër se Juventusi dhe Interi
ROMË – Diego Armando Maradona ka theksuar se me helikopter do të shkojë në Napoli nëse klubi i Napolit fiton titullin e kampionit të Italisë, të parin pas 26 viteve.
Njëri nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, argjentinasi kontravers ishte më meritori për dy Scudetto-t e fituara të Napolit, në vitin 1987 dhe 1990. Po ashtu, në kohën e Maradonës ishte ikonë e tyre, napolitanët fituan edhe Kupën dhe Superkupën e Italisë, por edhe Kupën e atëhershëm të UEFA-s.
“Jam i lumtur për napolitanët e mi, meqë e di sa me emocion e përjetojnë gjithë këtë dhe sa e dashurojnë klubin. Dua të fitojnë titullin e kampionit të Italisë këtë sezon. Nëse ndodh një gjë e tillë do të shkoj me helikopter për festimet”, tha Maradona.
Napoli të dielën si mysafir fitoi bindshëm ndaj Frosinone me rezultat 5 me 1, dhe fitoi titullin e kampionit të vjeshtës në Itali. Në tabelë ka 41 pikë, dy më tepër se Juventusi dhe Interi.
Komentet