Legjenda e futbollit, Diego Maradona insiston se Messi duhet të rikthehet tek Argjentina që të mund të fitojë Botërorin në Rusi.
Pas humbjes nga Kili në finale të Copa America, Messi kishte konfirmuar se nuk do të veshë më fanellën e Argjentinës, pas dështimeve të njëpasnjëshme, transmeton Koha.net.
“Messi duhet të qëndrojë me kombëtaren. Ai do të shkojë në Rusi në formë që të bëhet kampion bote. Ai duhet të mbështet te lojtarët që mund ta ndihmojnë ta çojë ekipin përpara, dhe më pak te ata që thonë se duhet të largohet. Ata që e thonë se ai duhet të largohet po e bëjnë që të mos e shohim se në çfarë katastrofe është futbolli argjentinas”, është shprehur Maradona për La Nacion.
Ai më tutje ka thënë se futbolli argjentinas e ka prekur fundin, ndërsa ka treguar zemërimin e tij me atë që po ndodh me Argjentinën.
“Jam shumë, shumë i zemëruar me atë se çfarë po ndodh në futbollin e Argjentinës. Ne kemi goditur fundin, kemi arritur fundin”, ka thënë ai.
Komentet