1 Në Maqedoni ka probleme
2 Në Maqedoni ka dy lloj problemesh
2.1 Probleme që janë të zgjidhshme dhe të pazgjidhshme
2.1.1 Ka dy lloj problemesh të zgjidhshme
2.1.1.1 Ka probleme që janë të zgjidhshme, por që nuk zgjidhen qëllimisht
2.1.1.2 Ka probleme që janë të zgjidhshme, por mungon vullneti politik i zgjidhjes së tyre
2.1.2 Ka dy lloj problemesh të pazgjidhshme
2.1.2.1 Ka probleme që janë të pazgjidhshme dhe gjithkujt i intereson të mos zgjidhen asnjëherë
2.1.2.2 Ka probleme që janë të pazgjidhshme dhe politikisht ndikohet që zgjidhja e tyre të mos arrihet kurrë dhe në asnjë mënyrë
3 Këto probleme paraqesin një konstantë permanente historike në kohë dhe hapësirë
Shkup, 2 mars 2017
Konstantë e pandryshueshme kohore
Koha nuk është variabël konstante
Dhe sa mirë që ajo ndryshon
Se me të ndryshojnë edhe planet e mëdha
Planet ogurzeza qeveritare
Fytyrat e konsumuara politike
Të fortët dobësohen
Të pushtetshmit thyhen
Diktatorët rrëzohen
Bishtin ndër shalë ata zhduken kah këmbët sytë
As pushteti më nuk iu ndihmon
Përnjëherë i madhi bëhet i vogël dhe i vogli i madh
Veç populli mbetet në të njëjtin vend
Një konstantë e pandryshueshme kohore!
Shkup, 4 mars 2017
Arbër Çeliku
Komentet