I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor thotë se komuniteti ndërkombëtar është shumë i zemëruar dhe i zhgënjyer pas protestave në të cilat u plagosën demonstrues dhe pjesëtarë të KFOR-it.
I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, gjykon se situata në veri të Kosovës aktualisht është e qetë, por ende jashtëzakonisht e paqëndrueshme, shkruan AlJazeera.
Ai tregon se bashkësia ndërkombëtare është shumë e zemëruar dhe e zhgënjyer pas protestave në të cilat u lënduan demonstrues dhe pjesëtarë të forcave ndërkombëtare të sigurisë.
Sarrazin theksoi për “Table Berlin” se pyetja qendrore mbetet ende e pazgjidhur – si të arrihet “integrimi i plotë” i serbëve në veri të Kosovës?
Protestat e fundit u ndezën pas zgjedhjes së politikanëve shqiptarë për kryetarë komunash në veri të Kosovës, në zgjedhjet e parakohshme që u bojkotuan nga serbët, duke bërë disa kërkesa për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përfshirë formimin e një bashkimi të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.
I pyetur se pse autoritetet e Kosovës i kanë injoruar paralajmërimet e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së për të mos emëruar kryetarë të komunave në veri të Kosovës, Sarrazin tha se qeveria e kryeministrit Kurti insiston në emërimin e kryetarëve të zgjedhur, duke shtuar se problemi nuk do të zgjidhet derisa shumica serbe në katër komunat në veri të Kosovës nuk shkon në zgjedhje.
“Të gjithë janë përgjegjës për veprimet e tyre”.
Fillimisht, më duhet të them atë që i thashë drejtpërdrejt kryeministrit Kurti: secili është përgjegjës për veprimet e tij”, tha Sarrazin.
Ai e ka kritikuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, se ka mbjellë mosbesim shtesë me deklaratat e tij dhe ka vërejtur se vendimi i Qeverisë së Kosovës për futjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës me shoqërim të fortë policor ishte gabim, për të cilin përgjegjësi politike mbajnë autoritetet e Kosovës.
Sipas Sarrazin, prioritet është kthimi në tryezën e bisedimeve në kuadër të marrëveshjes që Serbia dhe Kosova arritën me mbështetjen e BE-së, si kusht që të dyja palët të vazhdojnë rrugën e anëtarësimit në BE, duke qetësuar situatënnë Kosovë dhe zgjedhje të reja.
I pyetur se cila është përgjegjësia e palës serbe, Sarrazin tha se përgjegjës janë ata që sulmuan pjesëtarët e KFOR-it dhe policisë para ndërtesave komunale në Kosovë.
Ai pohoi se gjatë protestave në Kosovë ka pasur “huliganë” të cilët kanë ardhur në veri të Kosovës nga Serbia.syri.net