Ylli Manjani ka deklaruar se vëllai i Klement Balilit, i njohur edhe si “Eskobari i Ballkanit”, ka punuar për LSI në fushatën e vitit 2013.
I ftuar në emisionin Opinion ai ka thënë se Klement Balili duhet të arrestohej nga shteti shqiptar për llogari të shtetit grek. Sipas Manjanit edhe Prokuroria shqiptare e kishte nën hetim këtë person.
”Klemend Balili nuk është sponsor i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Bashkim Balili, vëllai i Klement Balilit, është njeri mjaft puntor që ka punuar edhe me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Nipi i Klement Balilit është kryetari i Bashkisë së Delvinës, i propozuar nga LSI, por kjo s’ka të bëj fare, secili e ka kokën në shpatulla të veta” tha Manjani.
Manjani e mohoi të kishte informacion për aktivitetin e tij, përpara se të propozonin nipin e Balilit për kryetar bashkie”
Komentet