Për Vatranët. Ky ishte titulli i nje shkrimi te stergjatun qe anlisti e gazetari i mirenjohur Andi Krasta e pati cilesu ‘Shkrim Hajvanesk’.
Nuk do ia vlente me e lexu jo me hargju kohe me ate paçavure sikur mos te me kishte permend me emer.
Po rreshtoj nje minimum përrallash e te pa vertetash qe autori rreshton.
Po filloj me ato ma skandalozet.
Akuzon se video qe une kam shpernda eshte e fallcifikuar.
Nese eshte fallcifiku le te thote se kush e ka fallcifiku.
Une personalisht nuk di ta bej, mosha justifikon mosnjohjen e teknollogjise.Mbetet se zotnija po akuzon nje Vatran,nje profesionist te lire e te ndershem si Dritan Haxhija,se ai ma ka dhane videon me kerkese te kryetarit.
Per sqarim videon qe me dergoi me kerkese te Kryetarit une e humba se nuk e kisha idene se ajo pas nje farë kohe zhdukesh,keshtu ia kerkova per se dyti.
Ai ma dergoi po i kishte kursy ca pamje jo te mira te Besimit qe urdheronte t’i hiqet vota filanit e t’i jepej nje tjetri.
Se dyti edhe me skandaloze akuzon persona te nderum se kanë vjedh 120’000 dollar te Vatres (mir do ishte mos ta perdorte fjalen vjedhje).Llogaritar i Vatres per sa kohe e mbaj mend ka qene nje Vatran i perkushtum, serjoz dhe shumë i ndershem e korrekt ne administrimin e llogarive.
Ka qene z.Marjan Cubi qe ne menyre perjodike jepte llogari te detajuar mbi gjithë veprimet financjare.
Te akuzosh per vjedhje Marjanin se Ai i ka administru financat eshte turp e faqja e zeze do thonte popull, per me teper kur kjo vjen nga njerez qe nuk kanë vu ne dijeni antarsine asnjeher per situaten financiare.
Se treti, me qesharakja.
E dinim per ‘filozof’ jo per matematikan prestigjoz.17+1 +voten e Marines dhe ja ku behen 19.
Vetem nje prestigjator mund te bante kesi llogarish akrobatike .
17 mbetet 17 dhe akrobacite me numrat nuk mbulojne faktin se rezultati qe ju pelqen eshte i manipulum.
Se fundi nje pyetje, meqene se permend shumë rregulloren.
Kur eshte mbledh keshilli per te perjashtu dege apo individë, se sherret ne VATER janë pikerisht se ju nuk bani takimet e keshillit.
Dhe nje pyetje te fundit.
Çfarë mase duhet te merrte kryesija e kryetari ndaj nenkryetarit kur shante me soj e sorollop nje anetar te kryesise e kur publikisht kercenonte me ‘kanun ‘kritiket.
Dhe si do i pergjigjesh nen kryetari njerzve nese do i kerkonin shpjegime per deklaratat e tija ne nje bisede televizive ,ku flet per tregetin e naftes qe pati thyer embargon apo per pretendimin se Wranicki e Marizo Lino nuk hynin dot ne Shkoder pa lejen e “gjeneralit”.
Ka kohe qe si ju ,si kryetari ,ish kryetari e vartesite e juej keni nderpre komunikimin dhe me keni detyru per te komuniku publikisht.