“Federata e Futbollit të Italisë bën të ditur se është arritur marrëveshje me Roberto Mancinin, i cili është trajner i ri i kombëtares dhe do të prezantohet më 12 maj”, njoftuan nga FF e Italisë
ROMË – Federata e Futbollit të Italisë mbrëmë edhe zyrtarisht bëri të ditur se Roberto Mancini është trajner i ri i kombëtares.
Pasi javën e kaluar arriti marrëveshje për shkëputjen e kontratës me Zenit-in e Shën Petersburgut, Mancini të hënën qëndroi në Romë ku dakordoi detajet.
“Federata e Futbollit të Italisë bën të ditur se është arritur marrëveshje me Roberto Mancinin, i cili është trajner i ri i kombëtares dhe do të prezantohet më 12 maj në qendrën teknike në Covercian”, njoftuan nga FF e Italisë.
Ndonëse nga Federata nuk është konfirmuar, mediat italiane pohojnë se Mancini ka nënshkruar kontratë për ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian 2020. Ai duhet të fitojë nga dy milionë euro në vit, me bonuse për plasimin eventual në EURO 2020.
Mancini në pankinën e “Azzurëve” duhet të debutojë më 28 maj në ndeshjen miqësore kundër Emirateve të Bashkuara Arabe. aa
Komentet