Në këtë mënyrë skuadra angleze ka fituar të drejtën e pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve për vitin e ardhshëm
Manchester United është skuadra fituese e kupës së UEFA-s, Europa Ligës pas fitores ndaj Ajax-it me rezultatin 2-0.
Ndeshja finale e këtij kompeticioni është luajtur në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm. Ndërsa takimi ka nisur me një minut heshtje për viktimat e rëna nga sulmi terrorist në Manchester të Britanisë së Madhe.
Normalisht që ky takim ka patur dhe risitë e tij, ku 17 vjeçari Matthijs de Ligt i cili u aktivizua me Ajax-in, është shpallur lojtari më i ri i aktivizuar në këtë kupë.
Golat për Manchester United janë shënuar në minutën e 18 nga francezi Pogba dhe në minutën e 48 nga Mkhitaryan.
Në këtë mënyrë skuadra angleze ka fituar të drejtën e pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve për vitin e ardhshëm.
Ndërsa tekniku i kësaj skuadre Jose Mourinho, ka arritur të marrë kupën e katërt në kupat e Europës.
Në këtë mënyrë Manchester United arriti për herë të parë të fitojë këtë kupë.
Komentet