Manastiri me ndryshimin e përbërjes etnike, ka pësuar edhe ndryshime në arkitekturë me elementet autentike orientale dhe me veprat e shumta të periudhave të ndryshme të cilat kanë arritur deri në ditët e sotme paraqet një “qytet-muze të hapur”
MANASTIR – DZIHAT ALIU
Manastiri, qyteti i cili ndodhet në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë me veprat e tij historike të çdo periudhe të ndryshme hedh dritë mbi të kaluarën.
Ky qytet nga aspekti i pozitës edhe në periudhën Osmane edhe para saj ka pasur një rëndësi strategjike për shkak të kalimit të rrugës së vjetër “Rruga Egnatia” dhe për shkak të qytetit Heraklea i cili është ndërtuar nga ana e Mbretit të Maqedonisë Filipi i II.
Manastiri i banuar nga fiset turkmene nga Anadolli dhe Torosi të sjellë në veçanti në periudhën e Sulltan Muratit II dhe Sulltan Fatih Mehmetit ka pasur një rëndësi të madhe në periudhën Osmane dhe ishte shndërruar në një nga qendrat ekonomike të periudhës osmane në Ballkan.
Me ndryshimin e përbërjes etnike, ka pësuar edhe ndryshime në arkitekturë me elementet autentike orientale dhe me veprat e shumta të periudhave të ndryshme të cilat kanë arritur deri në ditët e sotme duke na paraqitur një “qytet-muze të hapur”.
Numri i vogël i xhamive që janë në gjendje “funksionale” me qirinjtë kërkojnë ditët e vjetra. Evlija Çelebi thotë se në shekullin e 17-të në këtë qytet gjendeshin 70 xhamia dhe mesxhide.
Me vetëdije janë shkatërruar veprat osmane
Xhamia e cila ka arritur deri në ditët e sotme dhe e cila është aktive është Xhamia Ishak Çelebi. Dikur në kuadër të kompleksit të Xhamisë Ishak Çelebi gjendeshin shumë vepra nga libraria e deri tek medrese. Pas restaurimit gjithëpërfshirës nga ana e Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) Xhamia Ishak Çelebi u lëshua në përdorim vitin e kaluar gjatë muajit të Ramazanit.
Nga ana tjetër përballë Xhamisë Ishak Çelebi gjendet një tjetër vepër e rëndësishme nga periudha Osmane, Xhamia Kadi Mahmut ose siç është e njohur në popull Jeni Xhamia (Xhamia e Re). Kjo xhami është ndërtuar në shekullin e 16-të nga ana e Kadisë të Manastirit, Mahmut Efendi. Ashtu siç edhe për shumë xhami të tjera osmane në Ballkan edhe për këtë xhami thuhet se në “themelet e saj gjendet kishë” dhe si pasojë e kësaj janë bërë gërmime arkeologjike.
Nga shkatërrimi i vetëdijshëm i veprave te cilat kanë ngelur nga periudha Osmane është ndikuar edhe Kulla e Sahatit që gjendet në të njëjtin vend. Ashtu siç mund të shihet në qytetet e tjera të vendit në majën e Kullës së Sahatit është vendosur një kryq, duke u shndërruar në një objekt fetar.
Sokaku i Gjerë dhe Shkolla Ushtarake Osmane
Në një kohë Manastiri njihej si “qytetit i konsujve” dhe në mes të Sokakut të Gjerë (Shirok Sokak) gjenden një numër i madh i konsullatave të nderit duke përfshirë këtu atë të Turqisë dhe Rusisë. Sokaku i Gjerë i cili i ngjan Rrugës “Istiklal” në Stamboll me dyqanet dhe kafenetë e tij zbulon pjesën moderne të qytetit.
Në fund të Sokakut të Gjerë gjendet Shkolla Ushtarake e Manastirit, një vepër tjetër osmane e cila kontribuon në pasurinë kulturore të qytetit. Sot Shkolla Ushtarake në të cilën një periudhë është arsimuar edhe themeluesi i Republikës të Turqisë, Musta Kemal Ataturk, përdoret si muze.
Në katin e dytë të shkollës e cila është restauruar nga TIKA gjendet një dhomë e cila posaçërisht është ndarë për Mustafa Kemal Ataturkun dhe brenda saj gjenden gjërat personale të Ataturkut, fotografitë dhe uniformat.
Qyteti posedon struktura të kombeve dhe kulturave të ndryshme
Ndërmjet datave 14-22 nëntor në vitin 1908 është mbledhur Kongresi i Manastirit ku është marrë vendimi për alfabetin e përbashkët të gjuhës shqipe. Kongresi u mbajt në një ndërtesë hoteli që sot e kësaj dite gjendet aty. Çdo vit më 22 nëntor nga shqiptarët në të njëjtën ndërtesë festohet “Dita e Alfabetit”
Nga ana tjetër qyteza Heraklea e cila është ndërtuar nga mbreti Filipi II për hir të Mitologjisë Greke Herakles me mbetjet dhe mozaikun e kohës vizitorët i dërgon në kohërat e vjetra. aa
Komentet