VOAL

VOAL

‘Mamica’ e ‘Skënderbeut’ një jetë në internim: Dua vetëm 1 mijë lekë të vjetra dëmshpërblim (video)

January 18, 2016

Komentet

“Shkodra Elektronike” fiton Fest 63. “Zjerm” përfaqëson Shqipërinë në Eurovision

Shkodra Elektronike fiton edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës me këngën e tyre “Zjerm”, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025. Performanca e Shkodrës Elektronike mori vlerësime të shumta si nga juria dhe nga vota e publikut dhe diaspora.

Votës përfundimtare iu bashkua 50 % vota e jurisë dhe 50 % vota e publikut e diasporës. Me këtë sistem Shkodra Elektronike grumbulloi 143 pikë në total.

Çmimin e Dytë e rrëmbeu Elvana Gjata me këngën “Karnaval” me 135 pikë.

Çmimi i tretë iu dha këngëtarit Alis me këngën “Mjegull” duke marrë 59 pikë. bw

Intervista- Zhvendosja e ikonës së muzikës nga Italia në SHBA, flet Zhani Ciko: Nga takimi i parë te biseda e fundit, ju rrëfej si e njoh Parashqevi Simakun

ENIDA HIMAJ/ Zhani Ciko ka qenë ndër personat që më shumti ka njohur Parashqevi Simakun në hapat e saj të parë, por edhe në ditët e lavdisë, kur ajo u shndërrua në një yll për skenën shqiptare.

 

Nga ana tjetër, profesori ishte dhe personi i parë, me të cilën artistja ndau ëndrrën për të shkuar në SHBA. Në intervistën e dhënë për “Panoramën”, Ciko na rikthen në vitet e para të artistes, duke rrëfyer sesi ajo ia doli të bënte për vete publikun shqiptar. Duke ndarë me lexuesit, edhe ndihmën që i dha për të marrë vizën italiane, që më pas i shërbeu për të prekur ëndrrën amerikane.

Maestro ndalon edhe tek rikthimi i saj në 1996, ku këtë herë u ngjit në skenë, së bashku me bashkëshortin, për të përshëndetur Festivalin.

“Ishte bërë pak natyrë snobe, por e tolerueshme”, rrëfen Ciko, duke kujtuar edhe bisedat që bëri në atë kohë me të.

Videot e fundit që kanë mbërritur nga SHBA, kanë bërë që ai të ndjehet i lumtur për përkrahjen që artistja ka marrë nga shqiptarë, duke u shprehur se Shqipëria ka nevojë për një rregullator në tregun e muzikës, për të vlerësuar dhe mbajtur gjallë karrierën e artistëve.

Si e keni njohur Parashqevi Simakun, në aspektin personal dhe profesional?

Parashqevia ishte e varfër, vinte nga provinca në Tiranë, kishte marrë pjesë në disa festivale, por pa peshë, deri kur doli në skenën e Festivalit të madh dhe shkëlqeu. Kishte zë, e posedonte skenën, publiku e adhuroi menjëherë. Nisur nga kjo shumë korba i ishin sulur. Megjithatë Parashqevia kishte përkrahje. I superoi shumë thjesht sulmet, ato xhelozitë mes kolegëve.

Kur thoni kishte përkrahje, nga kush e keni fjalën?

Miqtë e saj, të pushtetshëm, të organeve drejtuesve.

Është folur shumë shpesh për jetën e saj private, me njerëz të rëndësishëm, çfarë dinit në atë kohë?

Këto gjëra në Shqipëri, boll të shiheshe me një njeri që pinit kafe, edhe kaq mjaftonte që të thuhej se ky e kishte rregulluar. Thashetheme kanë qenë të gjitha. Kjo ishte jeta e saj private dhe ki parasysh kushte nuk kishte. Pra, një takim mjaftonte për të ndezur thashethemet edhe në rrethin e artistëve.

Nga ana profesionale, Parashqevi Simaku ishte e talentuar, por a ishte e mbivlerësuar?

Jo, jo ishte e talentuar. Parashqevia ishte një farë përsëritje e Vaçe Zelës. Karrierë e saj nisi kur Vaçja ishte tërhequr. Sepse mbaroi cikli i saj. Ndërsa Parashqevia ishte një lule që mbiu dhe doli papritur në disa shfaqje të vogël dhe doli në ballë dhe e dominonte situatën. I kishte kualitetet e kohës. Kishte vesh shumë të mirë nga pikëpamja e intonacionit, sepse ishte koha që këndohej live. Kishte një ëmbëlsi, pafajësi që të tërhiqte. Dinte të rregullohej, të paraqitej mirë në skenë. Ndryshe nga Vaçja, Parashqevia luante më shumë me sensualitetin e saj. Pra, ishin ikona të kohës, që publiku I dashuronte edhe për feminilitetin e tyre.

Ju ishit edhe personi të cilit ajo i kërkoi ndihmë për të marrë një vizë italiane. Si e kujtoni atë moment?

Në atë kohë kisha interes që Parashqevia mos të mungonte. Radio Televizioni po ndryshonte gjithçka në programacionin e tij. Ishin vitet e para post komunizëm dhe Radio Televizioni ishte në një fazë tranzicioni. Koha ishte shumë e vështirë, ishte një farë revanshi nga ngjarja e ndryshmet që kishin ndodhur. Gjithçka po bëhej ndryshe, përveç Festivalit të fundvitit. Në atë kohë ishte një sfidë më vete, që me gjithë vështirësitë që ky institucion po kalonte, të përgatisje festivalin, megjithatë mund të them se ia dolëm. Shumë edhe e kritikonin, e kritikonin se i ka shërbyer regjimit.

Për artin e bërë në atë kohë kishte filluar të kishte sulme. Redaksia jonë me 3-4 veta sa ishim, kishte për detyrë të evidentonte artin e mirëfilltë, pavarësisht sulmeve apo vështirësive. Unë sa vajta u mora direkt me Festivalin, me orkestrën. Ka qenë një punë kolosale, por edhe shumë e vështirë. Kjo bëri që të kisha nevojë për Parashqevinë. Kjo ne na lidhi. Pastaj këto problemet e tjera ishin probleme që u thanë gjatë bisedave që ne bënim. Ajo kishte dëshirë ta provonte veten jashtë kufijve. Ishte ëndrra e saj, që të studionte, të jetonte dhe të këndonte në SHBA.

Ajo donte të shpërngulej në Itali, apo fliste që në atë kohë për ëndrrën amerikane?

Italia ishte trampolina që do ta hidhte në SHBA. Duke pasur vizën italiane, do të gjente rrugën për të shkuar në SHBA. Nuk më kujtohen të gjitha detajet, por më kujtohet dëshira që kishte për të shkuar dhe të provonte. Dhe kështu ndodhi në fakt. Ajo me të shkuar në Itali, nëpërmjet miqve dhe të njohurve të saj, gjeti mënyrën për t’u larguar në SHBA.

U rikthye në 1996, si ishte Parashqevia këtë herë, pas disa vitesh në SHBA?

Për rikthimin e ftuam ne, ishte festivali i ‘96. Ajo tha se do të vijë, por jo të konkurrojë, por të përshëndeste. Ashtu na duhej edhe ne. Na tha që do të vinte me gjithë bashkëshortin. Një djalë shumë simpatik, një njeri i natyrës së skenës. Një natyrë latini si paraqitje, tregonte një gjendje të mirë, ajo ishte shumë e lumtur dhe e reflektonte.

Si dukej kur erdhi? Sa kishte ndryshuar?

Dukej pak natyrë snobe, fliste më së shumti anglisht sesa shqip. Ishte natyra e saj që donte të demonstronte se jeta i kishte ndryshuar, se ishte mirë, ishte e lumtur dhe e realizuar. Kishte këto snobistet, por të tolerueshme. Erdhi për të demonstruar për të treguar se kam marrë një rrugë tjetër. Edhe ne na u bë qejfi. U soll me të njëjtin respekt.

Është folur shpesh në fakt, në radhët e artistëve, se kur u rikthyer ishte disi më e mënjanuar me kolegët…

Jo, jo u soll shumë mirë jo vetëm me mua, por edhe me kolegët e tjerë të festivalit.

Pse nuk këndoi shqip Parashqevia kur erdhi?

Ajo këngët e saj i kishte kënduar, nuk mund të dilte me të njëjtat këngë. Ku do të mbetej supermacia e saj që kishte shkuar në kontinentin tjetër për të shkëlqyer.

E dinit ju profesor për problemet dhe dramat që ajo kishte kaluar në SHBA?

Heshtja fliste vetë. Herë pas herë dilte emri i Parashqevisë, edhe në emisione, pyesnin njerëzit. Duke menduar krenarinë e saj, e kishte shumë të shtrenjtë paraqitjen e saj dhe duke mos pasur më këto, kuptohej që nuk do të dëshironte të shfaqej në media. Ndarja nga djali, divorci me bashkëshortin dhe gjithçka tjetër që është thënë, mund mos të ketë qenë fare faji i saj për të prishur familjen, megjithatë ajo nuk do të donte t’i ndante këto detaje me publikun.

Është folur këto ditë edhe për një mundësi, që videot, dhe gjithçka ndodhi me të, janë të manipuluara. Si i vlerësoni këto teori?

Gjithçka ndodh në këtë kohë. Këto lloj manipulimesh të ekzagjerimit janë gjëra shumë prezente ditët e sotme. Kemi parë shumë filma dhe personazhe që janë manipuluar edhe artistikisht edhe nga pikëpamja e së vërtetës. Sidomos në këto raste, të këngëtareve pop, problemet që kanë pasur me jetën private, me psikodrogërat që janë bashkudhëtar të jetës së tyre. Dhe sa të vërteta janë, por legjenda në gjithë botës, ecën më shumë se e vërteta.

Rasti i Parashqevi Simakut nxori në pah edhe një problem, atë të mosvlerësimit të artistëve ikonë në vendin tonë…

Ky është një problem jo thjesht shtetëror. Shteti heq pasojat, por thelbi është tjetër. Në Shqipëri nuk ka të ardhme për një karrierë për muzikën e lehtë, sidomos në vitet e para. Shiko talentet e mëdha, po marr Anjeza Shahinin, e cila u braktis. Do këndonte tre herë në vit në aq festivale sa organizoheshin në vend dhe pastaj asgjë. Por me tre festivale në vit nuk jetohet. Pra, ne s’kemi ditur të organizojmë agjenci për të mbajtur karrierën e një stari për ta bërë edhe ndërkombëtarë. Nuk mund të ketë një treg Shqipëria, për të tillë talente, e them këtë në pikëpamjen ekonomike. Në kuptimin e shitjeve dhe ruajtjes së talenteve kjo strukturë mungon.

Është një problem më i thellë që duhet studiuar. Rasti Parashqevisë në këtë moment, solli reagim, duke e sistemuar, tregon që ne po e përkrahim. Por vënia e gishtit në plagë tregon shumë. Problem janë pensionet, që kanë mbetur që pensionet e asaj kohe, asnjë nuk vuri më dorë. Ka pasur raste shumë të dhimbshme. Dua të kujtoj këtu këngëtaren Drita Papajani, për këto shkaqe ajo përfundoi në një azil ngritur nga shoqatat fetare. Edhe Lili Cingu pati vështirësi deri në fund të jetës. Ky është një fenomen në të gjithë botën, të gjithë kur vjen puna tek pleqëria, edhe ata që kanë pasur para nuk kanë menduar për këto vite për të ruajtur.

/Gazeta Panorama

Aktrimi gjenial i Yllka Lotës në “Rruga 42”, premierë në Prishtinë- Nga Iliriana Pylla, Prishtinë

 

Dyert e teatrit Dodona në Prishtinë u hapën për aktoren e re Yllka Lota e cila solli premierën e monodramës “Rruga 42” (42nd Street), pas asaj në New York që u shfaq në qershor. Është kjo një mondramë e shkruar dhe e drejtuar nën regjinë e Diar Xanit.

Yllka interpreton disa karaktere, aktron, këndon dhe kërcen me shumë emocion pa dalë fare nga skena për më shumë se 40 minuta. Shtjellohet jeta e emigrantes së sapo ardhur në Amerikë me peripecitë dhe jetën plot të papritura dhe realitetin e ashpër Nju Jorkez.

Brenda personazhit Liberta, shumë emigratë e gjejnë veten, shumica prej tyre të paktën një herë kanë hasur nëpër sfidat të tilla. Peripecitë janë të panumërta dhe shumë reale e që përkojnë me aktualitetin e dhimbshëm të emigrantëve shqiptar.

Yllka mrekullisht është mishëruar me personazhin, duke pasur parasysh se është e vetmja aktore në skenë, i vetmi zë që duhet të përçoj te publiku emocionin e duhur dhe në këtë formë cilësitë e saj vihen në pah akoma dhe më shumë.

Kalimi nga një skenë në tjetrën duket se e vështirëson lojën skenike, por aktorja brilante ia del për mrekulli. Aktrimi i tri punëve, monologu me miun, ndryshimi i veshjes së saj në çdo krakter brenda monodramës, paraqet risi për teatrin kosovar, për çka adhuruesit e artit skenik e admiruan dhe e duartrokitën tej mase këtë artiste të re e të talentuar.

Aktrimi gjenial i Yllka Lotës të emocionon, të bën të qash e të qeshësh, mbetesh pa frymë deri në skenën e radhës.

“U realizua dëshira e nënës time”- Gjetja e Parashqevi Simakut, vëllai i saj zbulon bisedën me këngëtaren

Pas rënies në gjurmët e këngëtares së mirënjohur shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila prej vitesh nuk dihej se ku ishte dhe çfarë bënte, ka reaguar vëllai i saj Ben Simaku, duke thënë se gjetja e saj, kishte qenë amaneti i nënës së tyre.

 

Në një intervistë për Top Channel ai është shprehur se kishin vite që e kërkonin dhe e ëma, e cila prej dy vitesh ishte ndarë nga jeta, e kërkonte gjithë kohën.

“Kjo është lumturia më e madhe e jetës sime. Edhe sikur të vdes nuk i kam më pishman gjë kësaj jete; se të paktën u realizua ajo dëshira e nënës sime. Mamaja në janar mbush dy vite që ka ndërruar jetë. Si çdo nënë; si ajo që po kërkon fëmijën e vetë atje, ashtu edhe nëna ime. Si nënë, si prind… gjithmonë për fëmijën!”, u shpreh ai.

Gjithashtu Ben Simaku ka treguar se, që në momentin e parë që ka parë videon e saj të qarkullonte në rrjet, e kishte njohur.

“Po si nuk e njihja motrën time, kush është ai që nuk do e njihte. Unë kam jetuar vetë dy vite me të kur sa lindi fëmijën. Në një shtëpi bashkë me të, bashkë me të shoqin”, rrëfeu z. Simaku, teksa tregon se në atë kohë këngëtarja nuk ka patur probleme.

Kujtojmë se Parashqevi Simaku, pas publikimit të videos së saj ku merrte ndihma nga qytetarët amerikanë, është strehuar në një hotel nga biznesmeni Elton Ilirjani.

Vëllai i saj u shpreh se donte të falënderonte Ilirjanin për ndihmën që i ka dhënë motrës së tij, ndërsa shtoi se ka kontaktuar me të.

“Atë dua ta falenderoj jashtë mase nga zemra atë person. Me Parashqevinë fola me kamera. Më duket sikur linda përsëri me telefonatën…Dukej e lodhur, duhet lënë koha e saj. Ne duam vetëm nga ana morale, psikologjike, por nga ana financiare nuk është asnjë problemi. Si i thonë ‘leku shkon e vjen por njeriu mbi të gjitha’, po të jetë njeriu e bën prapë lekun”.

I pyetur nëse presin që Parashqevi Simaku të kthehet pranë familjes, ai tha: “Kush është ai që nuk e pret? Ka shtëpinë e vet në Durrës, ka pjesën e vet, gjakun e vetë. Unë madje kam pasur edhe firmën si më i madhi për të firmosur në mungesë të saj”.

1734245841_parashqevisimaku

Kujtojmë se Parashqevi Simaku, këngëtarja e famshme nga Kavaja që elektrizoi Shqipërinë gjatë viteve ’80, është një emër që mbetet i paharruar për artdashësit.

Por, pas komunizmit ajo emigroi jashtë vendit dhe jetoi larg syrit të publikut.

1734196502_parashqevisimaku

 

‘Parashqevi Simaku, simbol i artit shqiptar’- Fisnik Qosja: Kavaja është shtëpia e saj dhe do ta presë siç i takon

Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, ka reaguar publikisht për gjendjen e këngëtares së njohur Parashqevi Simaku, duke shprehur mirënjohjen e thellë për kontributin e saj artistik ndër vite.

Në një postim në Facebook, Qosja e cilësoi Simakun si një ikonë të Kavajës dhe krenari kombëtare. Ai theksoi detyrimin e Bashkisë dhe të komunitetit për ta mbështetur dhe mirëpritur denjësisht këtë artiste të shquar.

Postimi erdhi pas publikimit të disa pamjeve nga gazetari Blendi Fevziu, që nxorën në pah situatën e saj aktuale. “Kavaja është gjithmonë shtëpia e saj,” u shpreh kryetari.

POSTIMI I FISNIK QOSES:

Parashqevi Simaku, është vajza nga Kavaja që me zërin e saj të artë ndriçonte kombin shqiptar në momentet e veta më të zymta! Ajo është një ikonë dhe një krenari e Kavajës!
Pasi pamë pamjet e transmetuara nga gazetari Blendi Fevziu, nuk më mbetet gjë tjetër veç se të lajmëroj publikisht se  Bashkia Kavajë, Këshilli Bashkiak dhe i gjithë komuniteti kavajas, ka mundësinë dhe detyrën ta mbështesë siç i takon një artiste të madhe si Parashqevi Simaku si dhe të tregojë mirënjohjen më të thellë për gjithë çfarë na ka dhuruar përgjatë viteve!
Kavaja është gjithmonë shtëpia e saj dhe do ta presë gjithmonë siç i takon një ikone të ndritur si ajo! sn

Kudo qofsh Parashe, ti je bije e këtij vendi, kavajësja artiste simpatike, bilbil i këngës së festivaleve- Nga GAZMEND MULLAHI

Nisur nga nje video qe qarkullon rrufeshem on-line nese eshte e vertete si dhe nga shkrimi sensibel e brilant i gazetarit patriot Dosti ndjehem i brengosur per cka lexova dhe perseri lexoj.
Fatkeqe per fatin e saj Parashja , siç e quanim ne te gjithe ne Redaksine e muzikes ne Radio-Tirana Parashqevi Simakun kur na e sugjeruan per here te pare ne mesvitet 80 ca miq tane si kengetare dhe si ne film me kalojne pasazhe …
-“Eshte shume e mire, na tha Rexhep Hasimi muzikant i njohur e kompozitor i cili drejtonte Shtepine e Kultures se rrethit…
Ishte pikasur si e tille ne grupet artistike te ndermarjes se Gozhde -Bullonave dhe paraqitja e saj e hijeshme si dhe qe vinte nga klasa puntore perbenin elemente te fuqishem per tu anoncuar ne aktivitetet elitare sic ishin emetimet ne RTSH.
Dhe fati nuk i vonoi per nje prezatim te saj te befte dhe shperthyes qe me daljen e pare .
Nuk po zgjatem me tej .. ndonese i jam deshmitar i kesaj periudhe dhe mund te shkruaja rradhe te gjate per te dhe karieren e saj te plote, te shkurter por brilante ne RTSH.
E bukur, simpatike, e embel, e mikluar, e padjallezuar nga impulset djallezote gjithfaresh te metropolit si Tirana…qe sillte njekohesisht admirimin e “skiftereve gjuajtes” qe i vinin rrotull por edhe e xhelozive te kolegeve te saja qe shihnin tek ajo vajzen e thjeshte ardhur nga provinca me ca rroba futur ne qese tu bente padashjen e tyre por dhe te sajen “karshillekun” brilant te nje artisteje pa “filtra” e “make-up” te zerit, performances, talentit.
Thene te verteten ndjeheshim disi te cuditur per disa ndryshime te menjehereshme dhe te dukeshme ne katakterin e saj. Dhe ja ku ndodhi, ne fillim vitet 90 te befasuar mesuam se Parashja perfundoi ne USA.
… Shume gjera mbeteshin pezull, nuk dinim asgje , vete vendi po kalonte nje tranzicion te cmendur dhe kaotik dhe pak te bente te mendoje per te tjere artiste dhe njerez publike qe moren rrugen per tia mbathur nga syte kembet ketij vendi .
Sidoqofte , rame ne kontakte me interesa te dyfishta qe Parashja te ftohej ne nje nga festivalet e RTSH- se pjesemarrese si e ftuar sebashku me bashkejetuesin e saj dhe ai artist kengetar te cilin e prezantoi vete me emrin Robert .
Dhe kaq , u mireprit si nje princeshe e rralle …
Vite me pas , por ne kushte dhe rrethana akoma me te veshtira dhe harrese Parashja u shfaq e interesuar te vinte per nje tur koncertesh ne vendin e te pareve te saj.
Martin Leka drejtues i larte institucionint i vuri me te drejte te merituar te gjithe predispoziten e tij , per te realizuar turin koncertor me formacionin artistik si dhe te gjithe kapacitetin me te mire teknik te asaj kohe .
.. Shume kohe kish kaluar, shume gjera kishin ndryshuar, njerezit te coroditur dhe me nje paikoze pasigurie dhe “rrumpalle” te nje vendi ku gjithshka shkonte me “veterrjedhje” nuk u realizua ajo qe enderrohej … cdo gje u rrenua, dhe u fashit … Parashja i hipi avionit per tu larguar pa u ndjere nga kish ardhur dhe jo vetem per te mos ardhur me kurre , por as per tu treguar e gjalle pergjate gati 30 vitesh .…
I jam trishtuar fort ketij mediatizimi galopal qe i behet kesaj videoje qe mbuloi rrjetet ne kete pozicion mjerues dhe mjaft denigrues per kete artiste e cila hynte dhe jepte gezim ne kohe mjerimi ne cdo vater shqiptare.
E shkel me kembe cdo qellim te keq denigrues dhe poshterues bere dhe perhapur duke meshiruar per ndihme dhe lemoshe jo vetem kesaj artisteje me plot emer e nder por edhe per cdo njeri bashkepatriot tjeter qe ndodhet ne keto rrethana te pabesueshme jetese sic demostrohet aq me shume ne nje shtet si USA ku njeriu vleresohet, cmojet dhe nderohet i kujdo rrangu dhe situate ekonomike apo shendetesore te ndodhet.
Kudo qofsh Parashe, ti je bije e ketij vendi , kavajesja artiste simpatike, bilbil i kenges se festivaleve te RTSH dhe njekohesisht magjistarja si askush si ti tjeter e kenges popullore te Shqiperise Mesme

Zoica Haxho – primadona e baletit shqiptar që la gjurmë edhe në Kosovë- Nga Shaban Maxharraj

Zoica Haxho në rolin kryesor në shfaqjen “Cuca e maleve” me koreografi të Agron Aliajt në vitin 1974

 

 

Pa ndonjë shtat të lartë, por me mprehtësi teknike, lëvizje tejet artistike, portret sa të hareshëm e sa hijerëndë, Zoica Haxho qe primadonë e pakontestueshme e baletit. Për këtë kur në shfaqjet e Trupës së Baletit në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit ndaheshin rolet, Haxho në të shumtën e rasteve bartte atë kryesorin. Lajmi për vdekjen e Haxhos është dhënë të dielën. Ajo ishte 91 vjeçe. Për kolegët e saj mbetet një yll baleti zor i përsëritshëm. Kontributi i dhënë në vitet ’70 për Trupën e asokohshme të Baletit është kapitull më vete

Dramaciteti që ajo ofronte, dëshmuar nga pamjet e kohës, bënte që lëvizjet prej balerine të ofronin ndjeshmëri të lartë sa i përket temës që trajtohej. Pa ndonjë shtat të lartë, por me mprehtësi teknike, lëvizje tejet artistike, portret sa të hareshëm e sa hijerëndë, Zoica Haxho qe primadonë e pakontestueshme. E tillë duket edhe në pamjet e shfaqjes “Cuca e maleve” të vitit 1974, kur ajo ishte në rolin e Cucës. Për këtë, kur në shfaqjet e Trupës së Baletit në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit ndaheshin rolet, Haxho në të shumtin e rasteve bartte rol kryesor. Dhe këtë veç pse, sipas bashkëkohanikëve, e meritonte. E me vdekjen e saj, arti shqiptar ka humbur një prej pioniereve, primadonën e artisten që midis jetës private e karrierës, e dyta i peshonte shumë më rëndë. Lajmi për vdekjen e Haxhos është dhënë të dielën. Ajo ishte 91 vjeçe. Për kolegët e saj mbetet një yll baleti zor i përsëritshëm.

 

 

Anëtare e gjeneratës së parë

 

E lindur më 28 mars të vitit 1933, Zoica Haxho qysh si fëmijë kishte dhënë shenja se do të merrej me art. Shqipëria e dalë nga Lufta e Dytë Botërore synonte që krahas institucioneve të tjera të konsolidonte edhe ato të artit. Trupa e Baletit do të themelohej bashkë me Filharmoninë më 1950, e më 1953 do t’i bashkohej Teatrit të Operës dhe Baletit. Për ta çuar këtë institucion përpara duheshin kuadro profesionale. Në saje të marrëdhënieve të mira midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik, Zoica Haxho në vitet ’50 bashkë me një grup të rinjsh, si Agron Aliaj e Ganimet Vendresha, do të studionin në Bashkimin Sovjetik. E më tu kthyer, pos aktiviteteve në Trupën e Baletit, do të hapnin edhe shkollën për këtë art, duke u bërë themeltarët e artit të baletit në Shqipëri.

“Pas kthimit, ajo nuk ishte thjesht një balerinë në TKOB; ajo u bë zemra e skenës, prima balerina që magjepsi publikun për 33 vjet me radhë. Interpretimi i saj i parë në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit, në rolin e Lizës në ‘Kujdesi i kotë’ (1957), ishte veçse fillimi i një karriere brilante”, shkruhet në kujtimin që asaj i ka bërë të dielën TKOB-i.

Aty shkruhet se Haxho krijoi një galeri të mrekullueshme rolesh, duke mishëruar personazhe të paharrueshme si Lola, Fadeta, Hajria, Cuca, Nica, Rina dhe Delina.

“Përmes plastikës, finesës dhe interpretimit të saj unik, ajo i dha shpirt çdo karakteri, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike. 20 premierat ku ajo shkëlqeu janë një testament i klasit të saj, ndërsa brezat që ajo edukoi si pedagoge pasqyrojnë përkushtimin e saj për të ndarë artin dhe vizionin e saj”, shkruhet në kujtimin që ka bërë për të vendi i dikurshëm i punës.

E nderuar me çmime dhe tituj të lartë, sipas TKOB-it, Haxho mbetet një simbol i vlerave të larta artistike dhe shpirtërore. “Përtej titujve dhe medaljeve, ajo mbetet në zemrat e spektatorëve dhe kolegëve si një frymëzim i pashuar. Kujtimi i Zoicës do të mbetet gjithmonë gjallë në çdo hap baleti, në çdo duartrokitje dhe në çdo zemër që e ka parë të performojë”, shkruhet në kujtimin e titulluar “Lamtumirë Zoica Haxho, ylli i përjetshëm i baletit shqiptar”.

Agalliu: “Ajo i ka dhënë baletit sa s’i ka dhënë njëri”

Në arkivin e trashëguar nga kinostudio “Shpëria e Re” ruhen pamjet e shfaqjes së baletit “Cuca e maleve”, tashmë të qasshme edhe online. Nën koreografi të Agron Aliajt, ajo është prej shfaqjeve ku Zoica Haxho ka barrën kryesore. E veshur me kostume të veriut në rolin e Cucës ajo bashkon talentin prej balerine e shkathtësinë për të sjellë në skenë një malësore. Lënë anash mesazhin e shfaqjes ku bajraktarët bashkë me klerin fusnin sherr te punëtorët e tokave të tyre, Haxho shpërfaqet si balerinë me shkathtësi të larta. E tillë edhe përshkruhet nga kolegët e saj.

Koreografi Pullumb Algalliu në atë shfaqje kishte rolin e Nikës. Si i shkolluar për balet në Baku të Azherbajxhanit në kohë kur Shqipëria i takonte bllokut të Lindjes, Agalliu pas arritjes së demokracisë në Shqipëri ia mësyu prapë vendit që ndahet midis Evropës e Azisë. Është koreograf e profesor baleti. Të dielën nëpërmjet një lidhjeje telefonike ai e ka kujtuar Haxhon si një primadonë.

“Ka dhënë shumë. Ajo i ka dhënë baletit sa s’i ka dhënë njëri. Ka qenë balerinë e mrekullueshme në të gjitha drejtimet. Ka pasur zakonisht rolet kryesore dhe i ka bërë me dinjitet”, ka thënë Agalliu.

Ka kujtuar se kur Agron Aliaj kishte nisur të merrej më shumë me koreografi, Haxho në të shumtën e rasteve do të ishte partnere e tij në shfaqje.

“Ka qenë një çik e ashpër, por e ka dashur shumë profesionin. Dembeli nuk ka shumë kërkesa e ajo ka pasur shumë kërkesa. Më vjen keq pasi kohëve të fundit ka qenë pak e harruar. Ajo është monument kulture”, ka thënë Agalliu. Sipas tij, s’ka sa duhet fjalë për të përshkruar kontributin e Haxhos për baletin shqiptar.

“Ka qenë pjesë e grupit të parë dhe këta bënë shkollën e baletit te ne. Kishte një shkallë të lartë dhe ka lënë prapa shumë jetën personale për artin. E tillë ishte”, ka thënë Agalliu, i cili ka bërë koreografinë e disa shfaqjeve të Baletit Kombëtar të Kosovës.

Me “Halilin e Hajrinë” në Prishtinë

Në vitet ‘70 të shekullit të kaluar, kur marrëdhëniet midis ish-Jugosllavisë dhe asaj që ishte Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë ishin relaksuar një grimë, u intensifikua komunikimi kulturor i Kosovës me Shqipërinë.

Ishte vendosur që Trupa e Baletit të Kosovës të realizonte shfaqjen “Halili dhe Hajria”. Koreograf qe caktuar Panajot Kanaqi. Por fillimisht për afro katër muaj në Prishtinë me balerinët do të punonin tre asistentë të Kanaqit: Ganimet Vendresha, Pullumb Agalliu e Zoica Haxho. Ajo periudhë për balerinët nga Kosova nuk ishte thjesht përgatitje e një shfaqjeje, por edhe shkollë më vete.

Balerina Sabrije Spahiu ka treguar se Haxho qe një profesioniste e zonja.

“Ajo e ka luajtur rolin e Rrushes te ‘Halili e Hajria’. Ka pasur një shkathtësi mahnitëse se si luante e si shpjegonte. Ishte një pedagoge e jashtëzakonshme. Kishin ardhur me qëllimin më të mirë që të na ndihmonin shumë e të na përgatisnin teknikisht më mirë”, ka thënë Spahiu. Trupa e Baletit të Kosovës që asokohe funksiononte në kuadër të atij që ishte Teatri Popullor Krahinor, tash Teatri Kombëtar i Kosovës, sfidat nuk i kishte të lehta. E themeluar më 1972 me shfaqje jo aq të shpeshta, kishte nevojë për hap tjetër. E bashkëpunimi me Shqipërinë kishte dhënë efekt.

“Puna e tyre na e dha një vulë për të vazhduar tutje si ansambël. Ishte një grua e jashtëzakonshme dhe e hareshme, pavarësisht rrethanave ku mungonte liria për tu shprehur”, ka kujtuar Spahiu. Midis të tjerash, ka thënë se ajo ishte shumë kërkuese.

“Kur lodheshim dhe thoshim se jemi lodhur, na u drejtonte me humor : ‘Ç’është kjo lodhja?’. Ka qenë shumë kërkuesese. Kërcimi i saj ka qenë i jashtëzakonshëm. Puna e asaj gjenerate është e papërsëritshme. Po e përsëris se ne ishim në formim e sipër dhe kishte shumë dilema për vazhdimësinë tonë. Ajo punë na e dha vulën”, ka thënë Spahiu.

Veprimtaria e Zoica Haxhos ka lënë gjurmë të pashlyeshme në fillet e artit të baletit ndër shqiptarë. Jo veç në Shqipëri, por edhe në Kosovë. E profesionaliteti i saj prej primadone ngelet shembull. Prej atyre që nuk i zbeh koha. Koha

 

 

Thonë që Mikelanxhelon e varrosën fillimisht në Romë- Nga EMIL ASDURIAN

Thonë që Mikelanxhelon e varrosën fillimisht në Romë, ndoshta për mirënjohje, por më shumë si dikush që i përkiste gjithë botës, se Roma ishte kërthiza e saj. për pikat më të larta që arriti në Art. Pa kaluar 24 orë, trupi iu vodh për t’u vendosur në Firence. Për fiorentinët ishte i tyre dhe pikë.
Gurët themeltarë, pavaresisht nga pesha që mbajnë nuk duken, se mbulohen nga toka, duhet kohë për t’i gjetur dhe për t’i kuptuar. Krijimi i Baletit Kombëtar, në pamje të parë dukej fare e lehtë, si një mjet propagandistik i kohës. Por jo për të, e cila sëbashku me partnerin koreograf benë të arrihej, kaq natyrshëm si të kish egzistuar në atë vend mes shkrepah prej shekujsh. Kur edhe teatri vinte nga një traditë amatore. Nuk ish vetëm gërshetimi i lëvizjeve me praxemat kombëtare, por më shumë, kombinimin e tyre me lëvizjet e baletit klasik të përcaktuara rigorozisht ndër shekuj, u arritën kryesisht nëpërmjet trupit dhe mendjes së saj. Se çfarë sillte drama apo mendimi koreografik, përsëritej dhe përpunohej deri në detajin më te imët në dukje i parëndësishëm. Jo vetëm që si çdo aktor u bë një me personazhin e saj, ajo bëhej fryma e gjithë narrativës, edhe në një rol si ai i Nicës tek Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, i vodhi rëndësinë dramës gogoliane. Ishte përsosmëria deri në thjeshtësi që e bën të kthehet në një embleme të vetëkuptueshme madhështie, për të prekur vajzën e vogël të qëndrojë në majë të gishtave, dhe nënat të fluturonin në kulturë dhe dije, të rrisnin një brez që të kuptonte artin, jo vetëm melodramat apo përrallat e baletit rus dhe atij francez. Ky mentalitet pa u kuptuar, shtyu përpara edhe pse nën një hermetzem ideologjik shtypës të paparë, jo vetem të gjitha artet plastike, që kurrësesi nuk mundi t’u heqe gjallërinë, sa u bë e zakonshme e përditëshme, filiz i një botëkuptimi të ri e të lirë, nga ku nuk mund te kthehesh pas. Dhe kjo nuk ish e rastit! Shqipëria e lënë pa gjuhë e shkrim prej pesë shekujsh, jetonte në valle kreshnikës dhe lirikë bjeshkës , në ato lëvizje unikale thesar që pak kush i ndjeu dhe i përjetoi në çdo ind apo tendin si ajo. Arti është tronditës. Tërmet, që nuk zhduket lehtë. Unë, nuk flas si bir i saj, por si një dëshmitar që u mëkua me sagën që ajo thurri rreth vetes që nga Opera e Vjetër, tek disqet LP të Moskës dhe librat që lexonte çdo ditë për veprat e koreografisë, tek shënimet që mbante për çdo rol, tek lëvizjet që shpikte në korridor për çdo pjesë muzike klasike që i pëlqente. Kultura europiane ishte aty sëbashku me magjinë tonë kombëtare. Ajo ish tjetër kur zhytej në të, artin e saj, ish tjeter kur dilte prej andej. Iku kur nuk mund të kërcente me …
“Vallëzo, kur shpërthen i thyer.
Vallëzo, edhe nëse fashot shqyhen,
Vollëzo, ne mes të betejes.
Në gjakun tënd vallëzo” Rumi

Balerini i njohur shqiptar u vetëhodh nga kati i katërt i pallatit në kryeqytet, ja si është gjendja e tij shëndetësore

Balerini i njohur shqiptar, Eno Birko ka tentuar vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit në kryeqytet.

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Margarita Tutulani”, ku balerini i njohur Eno Birko, i cili për shumë vite ka qenë pjesë e skenës së Teatrit të Operas dhe Baletit, dyshohet se është vetëhedhur nga pallati.

Si pasojë, balerini 50-vjeçari ka marrë dëmtime dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

“Më datë 03.12.2024, rreth orës 01:00, në rrugën “Margarita Tutulani”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasi E. B., 50 vjeç. Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, raporton policia.

Balerini Eno Birko, në baletin “Arrëthyesi”, që u shfaq me rastin e festave të dhjetorit
Balerini Eno Birko, në baletin “Arrëthyesi”

Kujtojmë që Eno Birko, balerini i talentuar shqiptar, u shkëput për shumë vite nga skena e Teatrit të Operas dhe Baletit pasi iu nënshtrua një operacioni të hernies diskale, periudhë që e konsideroi si ëndrrën më të keqe të jetës së tij, pasi kishte probleme me depresionin dhe alkoolin.

“Ndodhi që unë lashë të zhvillohej një problem shëndetësor që e kisha aty prej vitesh, që 18 vjeç apo më herët. Ndieja vazhdimisht dhimbje në këmbë, por në kohët e para nuk i kushtoja rëndësi, derisa situata u përkeqësua. U vizitova dhe mjekët më thanë se kisha hernie diskale dhe se duhej t’i nënshtrohesha operacionit. Si fillim nuk e konsiderova kaq serioze këtë gjë, vazhdova baletin derisa sforcimi e dhimbja po ndiheshin gjithmonë e më shumë. Erdhi koha që vendosa të operohem dhe këtu nisi largimi që askush, as unë, nuk e menduam se do të zgjaste për aq shumë vite”, tha ai për Gazetën Panorama në një intervistë në 2017.

Pyetjes se si iu riktheve jetës që kishte pasur, iu përgjigj: “Nuk është që ndodhi diçka konkrete. Unë vetë isha i ndërgjegjshëm që e kisha tepruar me atë situatë, por ndoshta nuk isha ende gati të ngrihesha. Ndryshimet nisën me doza të vogla dhe pa ndonjë plan madhor për të ardhmen. Madje, mund të them që as më shkonte nëpër mend rikthimi në skenë. Familjarët, motrat dhe mamaja ishin gjithnjë aty dhe, së pari, ishte për të mos i parë më ato të vuanin që gjeta forcat. Ishte fundvit dhe siç janë këto ritualet e zakonshme me punët e shtëpisë, u ngrita e i thashë mamasë që atë ditë do të bëja gjithçka unë, ajo të mos prekte asgjë me dorë! Ashtu bëra. Nisa të pastroj shtëpinë duke vallëzuar. Vazhdova të veprova njësoj edhe në ditët në vijim, duke mos pirë alkool, dhe ndjeva që isha më mirë. Kaluan kështu dy javë, derisa pashë rezultatet e para të rënies në peshë. Gjërat nisën të marrin pak ngjyrë, të mos ishin më të errëta siç i shihja më parë.” Panorama

Carlo Conti shpall 30 pjesëmarrësit big të Sanremo 2025

VOAL- Fedez dhe Tony Effe (kohët e fundit ka pasur keqkuptime mes dy reperëve) do të jenë të dy në Ariston pasi janë ndër 30 emrat e shpallur nga Carlo Conti për edicionin 2025 të Festivalit të Këngës Italiane (11-15.2.2025). Festivali i cili paralajmëron disa rikthime si ato të Massimo Ranierit, Marcella Bella, Simone Cristicchi dhe Giorgia.

Prandaj u konfirmua tradita e prezantuar nga Amadeus dhe e respektuar nga drejtori i ri artistik Carlo Conti: njoftimi i kastit të Sanremo drejtpërdrejt në RAI Tg1 në drekë të dielën e parë të dhjetorit.

Këtu është lista e plotë: Achille Lauro, Gaia, Coma_Cose, Francesco Gabbani, Willie Peyote, Noemi, Rkomi, Modà, Rose Villain, Brunori Sas, Irama, Clara, Massimo Ranieri, Emis Killa, Sara Toscano, Fedez, Simone Cristicchi, Joan Thiele, The Kolors, Bresh, Marcella Bella, Tony Effe, Elodie, Olly, Francesca Michelin, Lucio Corsi, Shablo feat. Guè, Joshua, Tormento, Serena Brancale, Rocco Hunt dhe Giorgia.ATS/ANSA/RSI

Ndërron jetë në moshën 95-vjeçare, Charles Dumont, kompozitori i “Non, je ne regrette rien” të Edith Piafit

Kantautori dhe këngëtari Charles Dumont, i cili kompozoi këngën me famë botërore “Non, je ne regrette rien” (“Jo, nuk më vjen keq për asgjë”) – e kënduar nga Edith Piaf – ka vdekur në moshën 95-vjeçare.

Dumont – i cili gjithashtu bashkëpunoi me këngëtaren amerikane, Barbra Streisand dhe yllin francezo-italian të viteve 1960, Dalida – vdiq në shtëpi pas një sëmundjeje të gjatë.

Ministrja franceze e Kulturës Rachida Dati e quajti Dumont “një figurë madhështore franceze”.

Karriera e Dumont pësoi një transformim në fund të viteve 1960, kur ai e bindi këngëtaren e njohur Piaf të performonte një nga kompozimet e tij, pasi ishte refuzuar disa herë.

Dumont e shkroi “Non, je ne regrette rien” – e cila ringjalli karrierën e Piaf – në vitin 1956 në moshën 27 vjeçare.

“Non, je ne regrette rien” – që atëherë u bë një klasik i paharrueshëm i Piaf, e cila vdiq në 1963.

“Nëna ime më lindi, por Edith Piaf më solli në botë”, tha Dumont në një intervistë të vitit 2015.

“Pa të, nuk do të kisha bërë kurrë gjithçka që kam bërë, as si kompozitor dhe as si këngëtar”, shtoi ai.

Për Dumont, takimi me Piaf shënoi fillimin e një marrëdhënieje të frytshme pune – duke rezultuar në shkrimin e më shumë se 30 këngëve për të. bw

INTERVISTA- Nga takimi me Gorbaçovin te thashethemet se e kishte kompozuar CIA, lideri i grupit Scorpions: Historia e ‘Wind of Change’ filloi më 1988 në Leningrad

Në fund të intervistës, Klaus Meine madje pranon të fërshëllejë melodinë legjendare të “Wind of Change”. Ajo këngë e kompozuar në Moskë ka qenë himni i rënies së Murit për tridhjetë e pesë vjet. Dhe ishte një përforcuese aq e fuqishme e emocioneve të asaj vjeshte të mrekullueshme, saqë në një moment u përhap thashethemi se e kishte kompozuar…vetë CIA. Në këtë bisedë me Repubblica, lideri i grupit të lavdishëm gjerman Scorpions flet për atë lajm të rremë, por edhe se si lindi ajo këngë, pse teksti ndryshoi në vitin 2022 dhe cilat ishin momentet më prekëse me Mikhail Gorbaçovin.

Meine, si e përjetuat 9 Nëntorin 1989?
“Në muajt e mëparshëm në Gjermaninë Lindore ishte krijuar një presion i madh, ndër të tjera me demonstratat paqësore në Leipzig. Ne ndoqëm gjithçka, por fakti që situata mbeti e qetë, që nuk pati asnjë të shtënë, që tanket mbetën në kazermë, ishte një lehtësim i madh. Fakti që gjermanët, lindorë dhe perëndimor u mblodhën atë natë dhe kërcyen në Murin e Berlinit pa përplasje të dhunshme ishte thjesht i mrekullueshëm. Dhe në realitet kjo vetëm konfirmoi ndjenjën që kishim patur kur kishim luajtur në Moskë disa muaj më parë: “ndryshimi” ishte në ajër. Ishte një moment i madh historik”.

A e kishit ndjerë tashmë kur kompozuat “Wind of Change” në vitin 1989? Ishit në Moskë në atë kohë.
“Historia fillon një vit më parë, në 1988 në Leningrad, ne ishim një nga grupet e para të rock-ut perëndimor që patëm mundësinë të luanim koncerte në BRSS. Dhjetë koncertet tona në atë që sot është Shën Petersburgu ishin pararendëse për “Festivalin e Paqes në Moskë” të vitit të ardhshëm, me grupe të tjera ndërkombëtare. Kemi luajtur para mbi 100.000 fansave entuziastë, të ardhur nga i gjithë BRSS, por edhe nga RDGJ dhe vendet e Bllokut Lindor. Ishte si një Woodstock rus: një moment i mrekullueshëm. Kishim ndjesinë se dera e lirisë ishte hapur kanatë. E shkrova “Wind of Change” menjëherë pas koncerteve tona në Moskë, në shtator 1989″.

Dhe u bë himni i rënies së Murit. Si e shpjegoni?
Mendoj se lidhet me faktin që kënga nuk ka të bëjë me Berlinin apo rënien e Murit, por që shpreh atë moment kur liria dukej e mundur. Momenti i glasnostit dhe perestrojkës. Sepse fakti që ky festival në Moskë ishte i mundur është falë një njeriu: Mikhail Gorbaçovit. Dhe u përpoqa të shpreh këtë gjendje shpirtërore dhe momentet e emocioneve të mëdha që kishim përjetuar. Dhe kjo është arsyeja pse besoj se kjo këngë u bë edhe kënga e rënies së Murit dhe e përfundimit të Luftës së Ftohtë. Ishte kjo ndjenjë, kjo shpresë për paqe, për liri, që u materializua për një moment të shkurtër. Dhe është ende një himn për paqen: sidomos për brezat e rinj, që e këndojnë këtë këngë me gjithë zemër në koncertet tona. Edhe pse – dhe ndoshta pikërisht sepse – e ndryshova tekstin pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Ekzakt. Ju e ndryshuat fillimin e këngës në vitin 2022.
Po, fillimi thoshte “Ndiq Moskva deri në Parkun Gorki”. Por nuk ishte koha për romantizëm: bota kishte ndryshuar dhe teksti duhej ndryshuar. Unë u përpoqa ta përdor për të shprehur solidaritetin tim për dhe me Ukrainën. Dhe tani thotë kështu: “Dëgjo zemrën time: thotë ‘Ukrainë’, duke pritur që era të ndryshojë.

Në një moment qarkulloi lajmi se nuk keni qenë ju që e keni shkruar këngën, por CIA…
(Qesh) Po, e pabesueshme. Më telefonoi një gazetar nga Nju Jorku i cili donte të shkruante për “Wind of Change” dhe erdha personalisht për të bërë intervistën, m’u duk e pazakontë. Por kur më vonë më pyeti nëse kisha dëgjuar që CIA e kishte shkruar këtë këngë, shpërtheva në të qeshura. Dhe thashë: “Mirë, nëse do të ishte kështu, do të thoshte shumë për fuqinë e muzikës.” Por ne jetojmë në një epokë ku lajmet e rreme janë rend i ditës. Dhe për disa këto teori konspirative janë më magjepsëse se e vërteta.

Nëse nuk gabohem, ju ishit grupi i parë që u ftuat në Moskë nga Mikhail Gorbaçovi, edhe pas rënies së Murit. Çfarë kujtimesh keni nga ai?
Kam kujtime të shkëlqyera për Mikhail Gorbaçovin. Ai ka qenë gjithmonë shumë i dobishëm, shumë i afrueshëm. Ai ishte një njeri shumë, shumë karizmatik. Na ftoi në Kremlin në vitin 1991, disa ditë para se të ulej flamuri sovjetik mbi Kremlin dhe ne ishim pothuaj të ftuarit e fundit zyrtarë që ai priti në Kremlin. Ishte fantastike. I kujtova se kur ishim të rinj, në vitet 1960, dhe pamë Nikita Hrushovin duke përplasur këpucën në tryezën e OKB-së, i gjithë Perëndimi ishte i paralizuar nga tmerri. Gorbaçovi m’u përgjigj me dinakëri: “Dhe a nuk mendon se është rock’n’roll si ngjarje?

A ka anekdota të tjera të paharrueshme lidhur me “Erën e ndryshimit”?
Një herë luajtëm në Kinë dhe na kërkuan të përjashtonim këngë si “Blackout” ose “Dynamite”. U censuruam. Por çuditërisht na bënë të luanim “Wind of Change”. Pas koncertit e pyeta organizatorin: “Pse i censuruan këto këngë dhe na lejuan të luanim “Wind of Change”?” Ai u përgjigj: “Epo, sepse ata mendonin se “Wind of Change” ishte një këngë për motin. /La Repubblica – Bota.al/


Send this to a friend