Krahët e saj janë semaforë trekëndshash të dhjamosur
Duart e tulta zhyten në ijet mërshore
Aty ku kockat s’punojnë prej vitesh nga llardoja
Dhe bathët që ha.
Nofullat e saj dridhen nga akuzat, revolta
Që tashmë janë bërë klishe
E përsëritur. Fëmijët e saj s’kanë patur kurrë
Lodra fëminore, më të mirat lodra për ta
Ishin ato në hyrjen e errët të shtëpisë
Ku linin shenja në tavan,
Veç mrekulli të vërtetë ndjenin
Kur luanin në pronat e të tjerëve
Shumë e trashë per t’u bërë kurvë
Shumë e çmendur për të punuar
Kërkon ëndrrat e saj dhe pret
Ndonjë lajm të mirë dhe hiqet branë
Duarzbrazët
Nëpër strofka burokratësh
Për të marrë
Pjesën e saj
“Ata nuk më japin ndihmë sociale
Por unë ua marr.”
Komentet