Nuk di ç’të prish, nuk di ç’të ndreq,
jam gjol, ku s’vezullojnë peshq.
Nuk di ç’të lidh, nuk di ç’të shkoq,
jam pyll ku s’cicërijnë zogj.
Ndaj pres të kthehesh përsëri,
të zbresë hëna mbi çati.
Të di ç’të fshi, të di ç’të ndreq,
të mbushet gjoli plot me peshq.
Të di ç’të thur, të di ç’të shkoq,
të mbushet pylli plot me zogj.
Të ulet hëna mbi çati,
të më mbështetësh kokën në pëqi.
Dhe të më cicërosh ngadalë,
Babi, tregomë një përrallë…
(Falenderoj Meri Lalaj që vendosi në faqen e saj në rrjetin social këtë poezi të tim eti kushtuar mua fëmijës. Elida Buçpapaj)
Fjalen nga zemra e babait
I paharrruar qoftë VEHBI SKËNDER-SHEQERI!