*** S’ka njohje të “meritave” të Serbisë nga Evropa dhe nga Amerika derisa të mos heqë dorë nga politika e vjetër kolonialiste se “Kosova është Serbi”. Pas kësaj “parulle” kërcënuese fshihet OPCIONI i hapur i LUFTËS së Serbisë për të ripushtuar Kosovën me ndihmën e Rusisë dhe të aleatëve të tyre sipas skenarit të Krimesë.
-Ivica Daçiqin, nënkryeministër dhe ministër i Jashtëm aktual i Serbisë, opozita politike dhe masmediat serbe me të drjetë e quajnë “mali Sloba”, sepse dikur(në dekadën e fundme të shekullit XX), ky ishte “Dora e djathtë” e konceptimit, e zbatimit dhe e mbështjes së strategjisë politiko-propagandistike, policore, militare dhe paramilitare e regjimit terrorist, fashistoid ultranacionalist të Slobodan Milosheviqit për pushtimin dhe për rikolonizimin e Kosovës, si dhe për zhvillimin e tre agresioneve gjenocidale serbe kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1991-1999).
Pas përmbysjes së regjimit të Slobodan Milosheviqit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2000, si dhe pas ekstradimit të tij Tribunalit të Hagës në qershor të vitit 2001 për shkak të krimit të gjenocidit në Kosovë (1989-1999) atë e zëvendëson edhe në PSS edhe në pushtet, Ivica Daçiqi, sepse të dytë kanë “investuar” shumë për zgjerimin e kufijve territorialë të Srbisë së Madhe të Ilia Garashaninit (1844), duke terrorizuar, vrarë dhe masakruar me qindra e mijëra qytetarë civilë dhe ushtarakë kroatë, boshnjakë mysliman dhe shqiptarë në Kosovë.
Eh, tash, pas të gjitha atyre krimeve, mizorive dhe tri (3) gjenocideve të Serbisë së tandemit Milosheviq-Daçiq dhe treshit Sheshel-Nikoliq-Vuçiq ndaj Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës, paska ardhur koha që Evropa ta “shpërblejë” Serbinë për “meritat e veçanta” për “ rregullimin” e çëshjeve jetike të Ballkanit dhe të Evropës (1991-2015).
Kështu ka deklaruar Minisri aktual i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq: “ “Ka ardhur koha që vendet e BE-së, objektivisht të shikojnë rolin dhe meritat e Serbisë në të gjitha zhvillimet në Ballkan dhe në Evropë. Është koha për hapjen e kapitujve të parë të bisedimeve me Këshillin e BE-së ngaqë me nënshrkimin e katër marrëveshjeve në Bruksel (25 gusht 2015 –mh) janë zgjidhur disa nga çështjet më të rëndësishme për jetën e përditshme, në radhë të parë të serbëve në Kosovë. Besoj se këto marrëveshje janë shumë esenciale për stabilitetin e përgjithshëm të rajonit”.(http://koha.net/?id=27&l=73723).
Këto katër Marrëveshje të lidhura mes Kosovës dhe Serbisë, nuk kanë kurrëfarë peshe as për “stabilitetin” e Ballkanit, as për Kosovën, vetëm për Serbinë, e cila përmes tyre hapi kaptinën e re të rikthimit “hap pas hapi” të Serbisë në Kosovë.
Në favorin e këtij kthimi gradual të Beogradit në Kosovë, pikërisht, do t’ia mundësojë Marrëveshja e “Zajednica srpskih opstina” , e cila de fakto dhe de jure është mbi Planin e Marti Ahtisarrit dhe mbi Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe , në një të ardhme të afërt, zbatimi i saj, do të krijojë kushtet optimal për themelin e një “Srpska republika” të Bosnjës në Kosovë.
Nëse kjo strategji e Planit A e Serbisë, nuk realizohet me paqe, atëherë, Beogradi zyrtar në bashkëpunim me Moskën, do të zbatojnë planin B (tanimë të gatshëm) sikurse atë të invadimit dhe të pushtimit të Krimesë nga ana e Rusisë së Vladimir Putinit.
Këtë rrezik eventual, tanimë, e paralajmërojnë, edhe përgatitja dhe planifikimi i zhvillimit të manovrës së përbashkët të forcave ushtarake të Serbisë dhe të Rusisë, që do të bëhen në afërsi të kufirit në veri dhe në lindje të Republikës së Kosovës.
Ja, “meritat” e Serbisë, pse duhet të “shpërblehet” nga BE-ja:
1) Ndërhyrja dhe përzierja koherente jolegale e Serbisë në çështje të brendshme të Kosovës (1999-2015);
2) Shtetërrethimi i Mitrovicës, përkatësisht nërkombëtarizimi i Kosovës Veriore sipas Marrëveshjes së lidhur mes palëve negociuese të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, m 19 prill 2013;
3) Agjitacioni politiko-propagandistik dhe diplomatik i Beogradit nëpër konferenca, kongrese dhe takime të ndryshme rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare, si dhe nëpër vende të ndryshme të OKB-së, që të mos e njohin pavarësinë e ligjshme të Kosovës;
4) Deklaratat e përditshme zyrtare të presidentit, të kryeministrit dhe të nënkryeministrit e ministrit të Jashtëm të Serbisë (Tomislav NIkoliq, Aleksandar Vuçiq dhe Ivica Daçiq) se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën;
5) Lufta dhe përpjekjet 16-vjeçare të Serbisë, që minoritetit serb në Kosovë, t’i njihej e drejta e autonomisë së plotë politike dhe territoriale gjëqë këtë strategji dhe taktikë politike e diplomatike Beogradi zyrtar arriti ta konkretizojë me zhvillimin e dialogut me palën negociuese kosovare në Bruksel (2013-2015). Në këtë kontekst u nënshkrua edhe Marrëveshja për Bashkësinë e Komunave Serbe në Kosovë (25 gusht 2015);
6) Mosndryshimi i Kushtetutës së Serbisë së vitit 2006, sipas së cilës “Kosova është provincë e Serbisë”;
7) Iniciativa, akuzat, paditë dhe propozimet e Beogradit kundër luftës së drejtë të UÇK-së, që së fundi, në bashkëpunim me BE-në dhe me OKB-në, ia arriti që të formojë Gjykatën Speciale për dënimin e krimeve të luftës së UÇK-së në Kosovë;
8) Ankesat, peticionet dhe memorandumet në adresën e UNESKO-së dhe të INTERPOL-it, që Republikën e Kosovës, të mos e pranojnë si anëtare të tyre;
9) Ndërhyrja direkte dhe indirekte te faktorët ndërkombëtarë (BE, NATO), të pranishëm në Kosovë, që të mos lejojnë legalizimin e Ushtrisë së Kosovës;
10) Lufta dhe përpjekjet e vazhdueshme politike dhe diplomatike të Beogradit zyrtar, që të zbatohet Rezoluta 1244 e KS të Kombeve të Bashkuara, e cila nuk njeh pavarësinë e Kosovës, por drejtën e sovranitetit ish-jugosllav d.m.th. të Serbisë si shtet sukcesor i ish-RSFJ-së (1945-1990);
11) Mospranimi i fakteve dhe i argumenteve të parrëzueshme se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë.
Sa më sipër, të gjitha këto veprime politike të gabuara moralisht dhe ligjërisht të papranueshme të Serbisë, janë në shpërputhje të plotë me normat , me rregullat dhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe me objektivat dhe me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, si dhe të rendit juridik pozitiv ndërkombëtar,
Prandaj, pavarësisht nga dëshira dhe iluzionet e shkreta të Ivica Daçiqit se gjoja paskësha ardhur koha që BE-ja t’ia “njohë meritat” Serbisë për rolin e saj në “stabilizimin e rajonit”, kjo, ende, nuk ka ndodhur praktikisht në Ballkan.
Derisa Serbia kërcënohet se, kurrë nuk do ta njohë Kosovën ngaqë kjo sipas kolonialistëve serbomëdhenj “ i përket” Serbisë, BE-ja, as NATO e as Amerika nuk duhet t’i njohin kurrfarë meritash Serbisë, sepse një kërcënim i tillë, do të thotë OPCIONIN E HAPUR TË LUFTËS në Kosovë. Këtë duhet ta mbajnë parasysh edhe faktori i brendshëm, edhe faktorët ndërkombëtarë në Kosovë.
Serbisë nuk duhet t’i hapën dyert për të aderuar në BE, para se kjo ta njohë Kosovën sikur 109 shtete të tjera të OKB-së. Ndryshe, do të rrezikohet paqja, siguria dhe stabiliteti në Ballkan.
Komentet