Laureatja e Çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai, do të jetë në mesin e studentëve të rinj, që do të studiojnë në Universitetin e Oksfordit.
Njoftimi është bërë sot gjatë ditës, pasi ja bërë publike rezultatet e nxënësve të Britanisë së Madhe që kanë përfunduar shkollimin e mesëm.
Yousafzai, e cila aktualisht jeton në Birmingem, i ka uruar të gjithë studentët për arritje të suksesit.
“Shumë e lumtur që do të jem pjesë e Oksfordit!!!, Ju lumtë të gjithë studentëve tjerë që kanë arritur nivelin A, ka qenë viti më i vështirë. Çdo të mirë në jetë!, ka shkruar ajo në Twitter.
Malala, 20 vjeçare, do të kryejë studimet për filozofi, politikë dhe ekonomi.
Të njëjtin drejtim në Universitetin e Oksfordit e ka ndjekur më parë edhe ish-kryeministrja pakistaneze, Benazir Bhutto.
Universiteti i Oksfordit në Britani të Madhe, gjendet në mesin e universiteteve më të mira në botë.
Yousafzai, një aktiviste pakistaneze, është njohur nga bota, pas sulmit të një talibani, i cili e qëlloi me armë zjarri në kokë, gjatë vitit 2012.
Në vitin 2014, Malala ka fituar Çmimin Nobel për Paqe.
Komentet