Arben Ahmetaj ,bashkëpuntori më i ngushtë i Edi Ramës, i cili tashti është në arrati si viktimë e vetvetes, por dhe e padronit të tij , njohës shumë i mirë i kryeministrit mafioz në regjimin e tij, ka thënë në një intervist shprehimisht :
” Do jetë vonë shumë vonë , kur shqiptarët të mësojnë kush është Edi Rama i vërtetë”. Një këmbanë alarmi rrënqethëse, e cila duhet të buças në veshët e çdo shqiptari sot . Kjo në çfardo llogjike, sipas asaj që pohon zvëndëskryeministri, Rama fletë ndryshe, dhe ka një sjellje të tmerrshme ndryshe .
Mu kujtua edhe njëherë këto ditë kur lexova diçka, mbi nje intervistë për mendimin tim e porositur me para ose me lobim prej rrjetit ndërkombëtar të vëllaut të tij vogël në Pragë në kuadër të një forumi. Po qe se e ndjek dhe e shqyrton me vëmëndje , me vështrim në të gjjtha dritë-hijet vizitën dhe kërkon që të shohësh edhe rezultatin kryesor të këtij udhëtimi, të mbushtet mendja se kjo intervistë ishte dhe objekti kryesor i shfrytëzimit të këtij udhëtimi.
Natyrisht, nuk duhet nënvleftësuar edhe takimi plot buzëqeshje dhe akoma më tej darka me Aleksandër Vuçiç, si një karshillëk për Kosovën dhe Albin Kurtin, me të cilin kërkon që të ringjall autoritetin e coptuat nga politika e rrenuar e Ballkanit të Hapur .
Të shkojmë tek qëllimi i intervistës ose bashkëbisedimit , të cilën pasi e lexon thellë, mes rreshtave dhe mesazheve të saj , ndjenë kthjelltësisht udhëtimin e intrigës së radhës , ligësinë, servilizmin dhe miqësitë e bojatisura të Edi Ramës.
Në rastë se sjell në vëmëndje shumicën e sjelljes politike në tërë jetëgjatësinë e saj , kryeministri ynë ose më saktësisht kreu i regjimit , gjithmon në kordinim me jetën e tij njerëziore, të duket fare qartë se, në këtë intervistë gazetari po merrte vetë Makbethin, personazhin kryesor të dramës me të njëjtin emër të William Shekspir, por në një kontekst tjetër kohor .
“ Si është e mundur ?!
Çfarë po flet?- mund të ulëras me siguri ndonjë nga disa mijëra patronazhistët që janë sot në të njëjtën kohë në shërbim si legjionarët e mbretit ?
Makbethi është dramë dhe letërsi jo politikë!
Ashu është mor shokë , por kjo dramë ka lindur nga politika. Nga makthi i pushtetit.
Ai sot politikisht t leviz si hije mbi një fije teli dhe kjo sakërifë nuk ka asnjë lidhje me alternativat e qeverisjes, por vetëm e vetëm me pushtetin dhe me bëmat që ka bërë.
Është më se e sigurt se aktualisht, njeriu qe i ka mprehur pipëzat si askush tjetër edhe përtej Europës dhe bën llogari ditë dhe natë ndoshta edhe me ndihmën e inteligjencës artificiale mbi zgjedhjet e mandatit të ri qeverisës në SHBA , është pikërisht Rama .
Nuk i rezulton që të jetë fituese Kasmala Harris.
Oferta e dyshimtë ekonomike po e po, është shkaku kryesor që duket në horizont .
Por është edhe liria ajo që e ka tronditur thellë ndërgjegjen e amerikanëve, liria e kërcënuar.
Atentati politik që u krye ndaj ish presidetit Donal Tramp, i cili rezultoi me plagosjen dhe rrezikimin e jetës së tij shprehë nivelin e lirisë politike të rrezikuar edhe në demokracinë amerikane.
Procesi i gjatë politik gjyqësor i ndërtuar ndaj tij, për ta ndaluar në garën presidenciale është një tablo , që e vërteton më së miri rrezikun e demokracisë amerikane.
Filozofia me të cilën Rama u mundua që të shfrytëzonte sentencen: “ Unë nuk besoj në metodat, se armiku i mikut është dhe armiku im ”shprehë qartësisht ankthin e hijes makbethiane, që e ndjek të “tromaksur” nëpër skenat krimit. Ndërsa pyetjet e moderatorit në Pragë kishin shumë mister në lidhje me miqësitë e tij politike dhe personale , a thua se gërdalla politike e Ballkanit, që ka futur tërë drejtuesit e opozitës në arrest politike, ishte aty si një simbol i arritjeve më të mëdha europiane në fushën e demokracisë,ekonomisë dhe marrdhënieve ndërkombëtare.
Nuk e di diçka më të qartë më të hollësishme , në se gazetari e futi i përgatitur diktatorin shqiptar në shtegun e përgjigjeve që i volisnin atij, siç e ka profesion ustai vetë , apo ai kërceu i sforcuar me instiktin e tij dredharak në atë shtegë ?!
Edhe pse ky debat nuk është i besueshëm , mbasi ishte diçka e sforcuar,e kërkuar dhe nuk i koredpodontete asaj tryeze ndërkombëtare , përgjigjia e tij nuk mund të fshihet dot se ishte si një tentative për çlirim mëkati.
Një rotacion i mundëshm i pushtetit në Amerikë, nuk mund të mos hap kutinë e Pandorës dhe jo në emër të hakmarrjes ,por në emër të së vërtetave të spekulluara ,dhe rivlerësimit të shumë padrejtësive që janë bërë për hirë të hakmarrjes dhe në shërbim të ruajtjes së pushtetit të tij.
Një realitet i ri është e sigurt se do ta zvëndësoj këtë realitet të vjetër dhe të konsumuar, i cili i ka mëshuar më shumë pushtetit. Kjo është dialektik në zhvillimet shoqërore.Bota demokratike nuk mund të qëndroj kurrë kështu kaq gjatë në pellgun e kënetës.
Edi Rama promotor i një prpagande në hije lëviz duart nga çdo anë me foto, bën montazhe zbukuruese ,publikon imazhe nga ishulli Sazanit dhe i Zvërnecit për të krijuar idenë tek njerëzit që ndikohen shumë nga imazhi, se ai e ka kapur demin nga brirët nga ku në një rikthim të Donald Tramp në Shtëpinë e Bardhë ka mbështetje politike dhe është i garantuar. Dhe meqënse fati e ka favirizuar të kërcej kaq gjatë, nuk e konsideron, se poshtë pëlurave të imazhit dhe manipulipimit të tij janë krimet që ai ka bërë, korrupsioni, droga, trafiqet,kuja e njerëzve që ikin nga vëndi , është arsyeja politike se vetë polika dhe mardhëmiet ndërkombëtare , kanë parimet dhe rregullat e tyre vetërregulluese për tu rikthyer në normalitet dhe drejtesi.
Natyrisht, ai tashti nuk esht me i pëlqyeri i administrates amerikane. Kjo është më se e sigurt.Ndoshta mund të themi pa ndrojtje, se është më i urryeri per skandalet , Mcgonigalin e famshëm , trafikun, drogen, luften e klasave, gjyqet politike etj. Por ata qe e kanë mbrojtur padrejtësisht me një çmim kaqë të lartë në rrënim të dikujt tjetër ,nuk mund ta lëshojnë papritur .
Emrin e Jerad Kushnerit ai kërkon që ta sjell me hile në vëmëndje të opinionit publikë shqiptarë.Mirë ose keq për imazhishtin ska rëndësi.Rëndësi ka që imazhi në kanavacën e tij të krijoj idenë tejpërtej ,se ai është gjeni i rënë nga qielli dhe i ka sjell botës demokratike një etikë politike dhe njerëzore të pa shembullt në modelin e saj. Një fitore e mundëshme e presidentit Donald Tramp ndoshta do ti hapte punë jo të vogël zullumqarit , sidomos aferës korruptive me agjentin kryesor të FBI të cilin e vuri i në shërbim të shkatërrimit të opozitës në Shqipëri.
Sjellja e pa precedent e Edi Ramës ndaj instucioneve ligjëzbatuese amerikane, duke u bërë sfidë me korruptimin e kryezbuluesit të saj Sharl Mchonigal është një rekord historik që ka vënë në lojë dinjitetin e fuqisë globale.Kryezbuluesi amerikan Mcgonigal u gjykua drejtësisht nga gjykatat amerikane dhe ai sot kryen dënimin e krimit që ka kryer në bashkëpunim me kryeministrin shqiptarë, i cili ende kakaris si gjel nga një samit në tjetrin ,nga një takim në tjetrin,natyrisht edhe me lepurin në barkë, sepse historia nuk mund ta prishë regjimin e saj duke i falur shpagimin.
Dëshmitë për ato që ka bërë Rama dhe Mcgonigal në dëm të interesave të demokracisë shqiptare dhe të interesave të Shqipërisë qeveria amerikane i vulosi fatkeqësisht me dyllin e konjikturës , nën pretekstin e mosdëmtimit të imazhit të FBI-së, por në realitet ato janë aty dhe kanë fuqi shpërthyese në çdo rotacion të mundëshm në Amerikë. Prandaj Makbethi kërkon të bëj atë që është e pa mundur për tu besuar, ti zhduk ose në pa mundësi ti mbuloj gjurmët e krimit .
Ardhja e mundshme e Donald Trampit do ti hiqte kupolën mbrojtese dhe sdo kishte me hezitim ,sepse skandalet e tij glojnë në Shqiperi dhe anembane.
Historitë e përhapua të Edi Ramës të cilin e torri me shumë tërë passion edhe në fillin e intervistës të forumit në Pragë, janë pjesë e trillimeve të tij politike, të cilat ,për tu kacavirrur diku, njohjet i kthenë publikisht në miqësi.
Jerad Kushner tashmë është një biznesmen dhe si çdo bisnesmen është i mirëpritur të vij të investoj në Shqipëri, aq më shumë se vjen dhe prej një vëndi mike, por duhet të informohet edhe mbi keqëpërdorimin që po i bën kryeministri autokrat shqiptarë emrit të tij ,në lidhje me presidentin Tramp në këmbim të favoreve politike në të ardhmen .
Princi bizantin shqiptar i korruptuar, që po i bie kryq dhe tërthor Europës për të blerë me parat që nuk i mungojnë në çdo rast lobist dhe magjistar për pushtetin e tij ,me siguri që ka përgatitur me mëndjen e tij siç e ka zakon xhevairet për fituesin e zgjedhjeve amerikane, së paku për të fituar heshtjen ndaj llogaridhënies së tij.
Nuk e di kush do jetë fituesi dhe unë personalisht ,vetëm në emrin tim, dëshiroj Donald Trampin novator.
Dhe në mundësinë e fitores së tij, nuk e shkoj as në fantazinë time të mendoj , që një njeri si ai , që po bën një betej epokale mes plumbave dhe proceseve gjyqësore politike të pa fundme me qëllim që ta dënojnë me çdo kushtë, ti jepte “amnisti” ose mbështetje politike një vendimarrësi të tillë të korruptuar dhe inkriminuar ballkanikë.
Kësaj i thonë pastaj, që Donald Tramp, ose kushdo tjetër qoftë me këto persekutime që po i bën edhe vëllau i Ramës me shokë të harroj dhe vdekjen që pa sy.