Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi do të kthehet nga Brazili në Kosovë këtë javë.
KOHA në Rio ka konfirmuar se kampionia në kategorinë deri në 52 kilogramë në xhudo do të arrijë në Kosovë të dielën pasdite, më 14 gusht.
Fluturimi i kampit kosovar do të jetë Rio – Frankfurt – Prishtinë.
Kelmendi të dielën ia solli Kosovës medaljen e parë të artë olimpike. Xhudistja tjetër Nora Gjakova u eliminua në fazën e dytë.
Komentet