Për ndalimin e kreut të AAK-së, ish-komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit e ish-kryeministër i Kosovës, ka reaguar edhe Pandeli Majko, kryeministër i Shqipërisë në kohën e luftës në Kosovë.
“Në Francë asgjë nuk ndodh për asgjë. Arrestimi Haradinajt çon në vitin zero marrëdhëniet e shqiptarëve me serbët”, ka thënë Majko, përcjell koha.net. “Në pritje të një reflektimi francez. Siç dinë ta bëjnë vetëm ata”, ka shtuar më tej.
Kujtojmë se Ramush Haradinaj u ndalua nga autoritet franceze gjatë ditës së djeshme, në pjesën franceze të Bazelit, bazuar në një urdhërarrest të Serbisë të lëshuar në vitin 2004, kinse për krime lufte.
Haradinaj dy herë është shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës ku po gjykohej si i dyshuar për krime lufte.
Komentet