Rastesija e solli qe ndoshta ngjarjet qe kane lene gjurme te forta ne historine e popullit tone kane ndodhur pikerisht ne muajin e Majit.
Muaj i luleve, i pranveres, shpresave, por qe disa here eshte shoqeruar me ngjarje tragjike.
Eshte kthyer ne ritual te pervitshem perkujtimi edhe ne periudhen e post diktatures,te vrasjes me ‘tradheti’ose te vetevrasjes te Qemal Stafes, nje i ri besoj idealist, qe vdiq pa e ditur se perse po sakrifikonte dhe nuk mund ta dinte sa sa here do mallkohesh per kontributin qe dha , ne te ashtuquajturen fitore te komunizmit perbindesh.
Po me vetedije te trasheguar nga indoktrinimi komunist, harrojme te kujtojme dy ngjarje te. permasave historike,ne harkun kohor te aplikimit te diktaturs me shnjerezore, me anti kombetare, me te turpeshme te historise tone, qe na bejne sot te ndjehemi te zhgenjyer e te turperuar para historise e brezave qe do vijne.
Heshtja eshte mohim dhe mohimi eshte paradhoma e perseritjes te krimeve komuniste.
Me te drejte thuhet qe popujt qe nuk luftojne, nuk e meritojne lirine.
Eshte bere nje propogande e permasave te jashtezakoneshme per te kriju idene se tek ne nuk pati desidence. Një genjeshter e madhe e gatuar ne guzhinen e mbeturinave te ish diktatures komunistedhe trumbetuar nga proferuce dhe media te kapura.
Do mjaftonte vetemkujtimi i dy revoltave te burgosurve politikete 21 Majit 1973 ne Spaq dhe e 22Majit 1984 ne QafeBarit,per te thene me bindje se ne Shqiperi jo vetem qe ka pas nje desidence te vazhdueshme,po edhe revolte te mirefillta politike.
Eshte fakt se shkaku i dukshem i revoltave ishte dhuna shnjerezore e autoriteteve te burgut, por kjo nuk zbeh faktin qe ne ato revolta publikisht, me ze te larte u hodhen parrulla politike, ndoshta per here te pare u ndigju ajo parulle qe do behesh lejtmotiv i studenteve vite me vone, e duem Shqiperine si gjithë Evropa.
Sot mbushen 40 vjet nga dita kur te burgosurit e Qafe Barit , per disa ore e kthyen ferrin qe kishin kriju komunistet ne nje teritor te lire, ku ushtoj thirrja poshte komunizmi .
Ne kete dite te burgosurit i bene te vegjel kriminelet Edmond Caja,Leke Ymeri,Zylyftar Ramizi.
Eshte dita ku u ngriten madherishem dhe u ngjiten ne pedestalij e pavdekesise martiret Sokol Sokoli,Tom Ndoja,Sander Sokoli e gjith ato djem te guximshem qe e paguen me vite te gjata burgu dhe tortura herozmin e tyre.
22Maji i 1984 dhe21Maji i 11973 duhet te bejne krenar te gjith shqitaret pa dallim dhe duhet te turperojne politikanet tane qe jo vetem nuk i jane pergjigjur te vertetes historike ,po edhe so mbas 40 vjetesh,ti japin vleresimin qe meritojne heronjve,qe u ngriten ne revolte.
Turp dhe faj,qe edhe sot ligjerisht i konsiderojne terroriste,turp e faqja e zese ,per klasen politike,qe as sot ,nuk kane kurajon te demakojne krimin komunist.
Kanë kalu 40 vjet nga revolta e Qafe Barit dhe 51 vjet nga rvolta e Spaqit dhe eshte koha qe heronjve te revoltave ti ngrihet nje monument qe do sherbentejo vetem si akt mirenjohje per sakrificen e tyre,po do sherbente si akt frymezimi per brezat qe do vijne.Me veprime te ketilla do deshmoheshse po behet nje akt i duhur drejt pajtimit shoqeror.
Herojtë e Qafe Barit, Sokol Sokoli, Tom Ndoja, Sander Sokoli na obligojne te jemi vigjilent,na kerkojne te respektojme e te vleresojme aktin e tyre hreoike dhe na kujtojne se pergjegjesit diretk te dhunes ,as sot nuk jane vene para pergjegjesise.
Te kujtojme e te mos harrojme.