Ukë Topi e Syla
Nga Ditari im në dorëshkrim
Për Ukë Topin shpesh flitej nëpër odat e Turjakës. Ai përshkruahej, sipas pleqëve të Turjakës si një nga njerëzit më të dejtë që ndonjëherë ka pas Turjaka, si rrogëtar.
Kishte edhe më vonë rrogëtarë shumë të mirë e puntorë: Ahmet Qyrti, Xhemë Magjarra e Islam Maliqi por ata nuk ishin si Uka. Ai ishte i pasherr, i pa hile dhe shumica thonin se ishte “njeri i mrrinë e evlia”.
Fliste vetë me veti dhe shpesh, sidomos fëmijët i shkonin pas dhe e dëgjonin e mundoheshin ta imitonin për çka Uka nuk i donte fëmjët.
Një plak i Turjakës, Brahim Aga që i donte fëmijët, Uka nuk e donte as ate.
Ukë Topi! 1*) ishte rrogëtar në fshatrat Turjakë, Damanek e Bellanicë.
Ai ishte i çuditshëm dhe krejt ndryshe nga rrogëtarët e njerëzit e tjerë por ishte i ndershëm dhe punonoi deri sa vdiç, me nder.
Qe pse Ukë Topi ishte i veçant.
Ai i ruante kuajt, lopët por jo së bashkut, lopë e kuaj. Një vit i ruante lopët e krejt katundit e vitin tjetër kuajt.
Çdo shtëpi në Turjakë kishte më së pakut një kali e disa lopë prandaj Uka i ruante lopët gati çdo verë nga Shën Gjergji e deri në Shën Mitër, 6 muaj (6 maj- 8 nëntor).
Po çka e dallonte Ukën si njeri e çoban nga njerëzit e çobanët e tjerë?
Unë kësaj radhe do ti tregoj vetëm dy, tre veti apo vese të Ukës që nuk i kishte asnjë çoban tjetër dhe edhe vetë çobanët e tjerë çuditeshin me Ukën.
Sa lopë kishte, aq shtaga merrte
Kur ai i ruante lopët e vjetat (viçat), pa marr parasysh sa lopë ishin, ai merrte aq shtaga sa lopë kishte, psh nës kishte 30 lopë, Uka i merrte në krah 30 shtaga e nëse kishte 10 vjeta, në krahun tjetër merrte 10 thupra. Secila lopë ose viç e kishte shtagën ose thuprën e vetë që Uka i përdorte, kur donte me u ngut ose me e ndërrua drejtimin se nga cila anë e malit ose livadhit do ti kulloste bagëtinë.
Uka shkonte zbathur në dimër e në verë
Uka, nuk mbathte asnjëherë këucë, por ato i virte në qafë me një pe prej leshi.
Kur dikush e pyeste në dimër:
-Ukë pse nuk po mathesh?
-Pse a mos po më hanë gjarpitë a (gjarpërinjët, e folme lokale e Turjakës, “gjarpinjët” ose “gjarpitë”)
Po edhe në verë, ai ecte dath (zbath) dhe nëse dikush e pyeste:
– Pse Ukë po ec dath?
-Pse, borë nuk ka e këmbët nuk po më narthin (mërdhjjnë) pse ti mbath apangat (opingat)?
Nga dy e gjysëm
Nga Ukë Topi askush nuk kishte havale, as gratë e qikat nuk mëshifeshin nga Uka.
Kudo që ai punonte ose i ruante bagetinë, aty ushqehej e flente.
Njëherë, kur hanin bukë e rreth sofrës, përveç të zotit të shtëpisë, kishte edhe 5 gra e qika (vajza, goca) të tjera në Bellenicë, fshat nja tri orë me këmbë larg Turjakës, Uka nuk hante por numëronte me zë: 1, dy, tre, 5.
I zoti i shtëpsë po i thot Ukës:
-Pse Ukë nuk po han bukë, çka po bënë, pse po ngjeh (njeh, numëroj)?
-Po i ngjehi sa gra e sa burra jemi?
-Sa gra të dualën o Ukë e sa burra jemi në sofër?
-Dy burra e pesë gra dhe mendova me i nga përgjysëm, na bin (na takojnë) nga dy gra e gjysëm mu (mua) e dy gra e gjysëm ty.
A e keni mjell zabel konakin a?
Njëherë, kur ishte duke fjetur në konakun e Avdullah Agës, që ishte gjyshi i gjyshit tim, tregonte gjyshi im, Imer Seferi, ai i ngrati dilte disa herë natës për “yzer”, nevojë (në WC).
Konaki ishte ishte i ndërtuar me qerpç dhe brenda kishte disa dyreq, drunj që e mbanin kulmin, Uka nuk shihte mirë dhe i mshon me ballë dyrekut.
-Uh … po a zabel e keni mbjellë këtu a?
Letrat e fundit të turjakasit e tiranses
Fletë e letra, biseda e kujtime të turjakasit e të tiranses, nga Ditari im.
Kishin kaluar shumë vite e decenie që nuk dihej se ku është dhe a është gjallë Syla, ish çobani i Turjakës.
Dikush thonte se Syla e Uka kanë çobanët më të mirë të kohës.
Por këto ishin vetëm fjalë e agjë nuk dihej më shumë se sa fjalëve të grave.
Prandaj në Turjakë me nënçmim thuhej “Fjalët e grave e birave të gardhit”
Në Turjakë flitej e çka nuk flitej për Sylën. Më së shumti flisnin plakat. Ato kishin kohë më shumë dhe më së shpeshti shiheshin kur çobanët me delet e lopët i lëshonin nga ahurat bagëtinë herët në mëngjes për me i kullotur në male e bjeshkë. Ato, sikur e gjenin momentn dhe tuboheshin nga dy e tri plaka, krye më krye e tregonin ato që kishin dëgjua për Sylën.
Kishte edhe plaka si halla Sherife e B. Cenës, halla Nurë e C. Mllanaviqit, tezja Nurë, halla Bahtishah, Gjyla e Shaqë Tushës që folnin më shumë por edhe ishin shumë bindës se sa plakat e tjera. Ato dinin për vendndodhjen e Sylës, për familjen e për punën e Sylës.
Plakat ishin të sigurta se Syla ka qenë disa herë Tiranë, në Turjakë, në Prizren e në Prishtinë.
Por a ishin për të iu besuar fjalëve të plakave llafazane që mirreshin me thashetheme?
Dhe kur kishin mbetur edhe pak të afërm të farës së familjes së Sylës, në Turjakë kishte ardhur, Sanija nga Tirana, qika e vetme e Sylës që dihej deri atherë.
Ajo më parë kishte qenë në Qypevë, mahallë në mes të katundeve Bubël e Damanek, në anën tjetër të lumit Mirusha, jo larg Turjakës.
Në Qypevë, Sanija ishte interesuar ta gjej vëllain e vetëm, që flitej se Syla kishte pasur me një malazeze, Verën. Por më nuk kishte malazezë sepse të gjithë ishin shpërngulur për në Pejë.
Vera deri vonë kishte pritur a mos kthehej Syla, por ai nuk këthehej. Kishte edhe gra plaka që thonin se Vera me djalin, Sylën, ishte k`thye në Shkodër që djali mos të bëhet shka. Shkodra ishte vendlindja e Verës por babai i Verës me shumë malazezë të tjerë, kishin ardhur si kolonizatorë në Kosovë.
Vera, pasi ishte njohur me Sylën e kishte mbetur shtatzënë, ishte betua se nuk do ta tradhtoj Sylën. Ajo kishte ndërrua edhe fenë, nga ortodokse në fenë islame. Pasi i kishte lindur djali, ajo e kishte pagëzuar sipas adetit të shqiptarëve, me emrin e babës-Sylë. Ishte kjo një traditë e lashtë që nëse burri vdes e gruaja është shtatzënë, kur fëmija i lindëte, ia ngjitnin emrin e babës.
Ajo e kishte bërë djalin synet dhe kishte këndua një mevlyd, me hoxhën e Maralisë.
Pasi nuk kishte gjetur as edhe një gjurmë se ku është vëllai e njerka, në Qypevë, Sanija kishte shkua në Turjakë.
Në Turjakë, Sanija nuk kishte pasur fatin ti sheh nënen e babën e Sylës. Ata, të dytë kishin vdekur me sy çel. Më parë i kishin shitur delet e Sylës. I vetmi kujtim për Sylën që kishte mbetur, ishte qeni çoban, Becki i cili pasi nuk e shihte Sylën e delet e nuk shkonte më çoban me dele e nuk dëgjonte kumonat ogiçëve, kishte ngordhur mu te dera e ahurit, pakë ditë pasi delet i kishin shitur në pazarin e Dobra Vodës (Ujëmirë ?).Kur e kishte parë baba i Sylës, kishte qajtur në heshtje dhe mësheftas gruas, e kishte qu Beckin deri te ravinat në fund të Ulicës së Aliagëve. Aty e kishte mbullua me dhe dhe rreth e rreth ”vorrit”, me gurë e kishte ndertua si një mur.
Dhe, Sanija krejt çka kishte parë ishin kusherinjët e parë të babë Sylës, oborri me therra, me der të oborrit të mbyllura dhe shtëpia gjysëm e rrënuar.
Ajo kishte edhe shumë letra të Sylës që ia kishte dërgua nënes së saj në Tiranë.
Po a ishin ato letra që Syla ia kishte dërgua nënës së Sanijës në Tiranë të vëteta dhe a duhej besuar?
Edhe Sanija kishte vdekur, aty ku ajo priste babën ose së pakut të dinte di çka më shumë për babën.
Të vetmet dëshmi që Sanija kishte lënë në Turjakë, ishin letrat e nënes së Sanijës dhe Sylës. Nuk kishte as një fotografi të Sylës dhe edhe kjo është pak e çuditshme dhe e pabesueshme por ajo nuk kishte asnje foto. Sigurisht, nëna e Sanijes nuk i kishte dhënë foto pasi që, flitej se ajo ishte e martuar dhe kishte edhe fëmi të tjerë me një burrë tjetër.
Në disa nga letrat dhe bisedat e tiranses për turjakasit shihet se sa e donin njëri tjetrin por edhe mospajtimet, zënkat e deri edhe te ”ndarja” e tyre.
-Sulo, çfarë ka ndodhur me atë numrin (e celularit) që flisnim?
-Tiranse, kur ti do te jesh e lire e flasim?
-Une nuk kam problem por mendova se çfare të ka ndodhur ty. Unë do të dal më vonë se tani jam në shtëpi me njerëz.
-Të pyeta: kur mund te flasim?
-Nga 10 e 30 dmth ne oren 10 e 30, mund te flasim.
-Do të dal dhe flasim.
-Tiranse, te dua!
-Nuk e di me, dukesh i larget… Por edhe une te mendoj perdite.
-Tiranse, mos dysho asgjë! Une të dua ty por … por kam shume probleme me … tiranse, nëse dyshon, nëse nuk më beson, pra nëse nuk me don, të lutem mos më merr (mos me thirr në telefon)! Me ka marr malli! Malli për ty me shtohet çdo minut.
-Po pse ke probleme me …. A ben gjera me të tjera? Ke dashnore atje? Çfarë ndodh? Nuk më duket normale. Gjithsesi këto qe thua ti, fjalë janë dhe i besoj por nuk kanë për të zgjatur tërë jetën tonë. Nuk ka kuptim.
-Tiranse, nuk kam asnjë dashnore, perveç teje.
-Unë e kam hequr mendjen nga ti sepse nuk kam çfare të bëj dhe me shqetëson mungesa tende e herepashershme. Une te dua por dua te jem e qetë. Dhe besoj se nuk do të të shkruaj më. Më vjen keq për veten dhe besimin e madh që kam patur tek ti por ka qenë një lidhje e veshtirë për mua. Gjithsesi po iki Qofsh mirë Sulo!
-Tiranse, kam një parandjenje se ndoshta nuk do të shoh më. Edhe unë të dua! Mirë tiranse, si të duash: athere mos më merr as sot! Diten e mire! Te dua tiranse!
-Nuk të marr e nuk do të shihemi më.
-Ti ke vendosur Edhe në fillim edhe tani dhe nuk është … Sebepi je ti. Unë të dua!
-Ti dhe jeta tënde me gra të tjera. Ok Shiko punën tënde!
-Nuk kam gra te tjera oj tiranse.
-Ti ike si i çmendur mbasi folem 1 orë.
-Nuk dua asnjë tjetër pos teje. Mu bllokua cell the kush ta bllokoi, çfare bënë? Nuk je i sinqertë. Nuk e meriton ate qe kam unë për ty. Je mashtrues. Sajon plot gjëra që nuk ndodhin Doja të të besoja po ti nuk të le. Ika.
-Mos me rëndo me fjalë se të dua dhe jam i sinqertë e nuk kam tjeter pos teje, tiranse.
-Po kush bllokoi cell? Çfare bën ti? Ti nuk më ke folur kurre sinqerisht se çfare bën ti tamam? Pse …. Ka problene? Ti nuk po bën asgje. …. ka probleme se ti merresh me gra plehëra atje perreth. Nuk rri dot dhe ajo sillet keq. Ndryshe kjo nuk është e mire që ma thua. Kjo nuk është e vërtetë. Nuk ka kuptim, ajo është grua normale me (shumë) fëmijë. Pra je ti sebepi. Shko Sulo!
-Por ok. Diten e mirë!
-Ti nuk shton asgjë të mirë në jeten time, ke kohë. Ika. Shendetin tëndin kujdes!
-Te puthi ne faqe moj tiranse Dua veç të përshëndes, a bënë? – -Jo, jo! Dua shume shpjegime të sinqerta nga ty! Për tërë gjërat që ke bërë e bën. Nuk dua asgjë tjetër.
-Unë të kam dashur për 18 (muaj apo vjet, nuk duhet) tiranse, nuk të kam gënjye asnjëherë.
-Nuk dua më. Kuptoj qe nuk di disa gjëra të rëndësishme që ti nuk mi ke thënë prandaj po të le.
-Nuk kam dëshirë, vullnet e as nuk dua tjetër femër perveç teje.
-Por ti me mua nuk je i sinqerte.
-Une jam shume i sinqerte dhe vuaj per ty.
-Me trego tërë historite me cell e bllokimet e tij dhe pse ke aq probleme me …. Vuan???? Shko Sulo!
-Po, vuaj se të dua.
-Dashuria është ndryshe.
-Tiranse, do të shkoj por të dua ty. Nuk te kam genjyer.
-Por ti ik se nuk e meriton qe unë ti shtoj dhimbjet e mia ty!
-Vetem më beso: Nuk dua asnjë femër tjetër pos (S.) tiranses. Kete besoje e shko! Une ty të dua, të besoj e të kam besua. Ka mundësi që kurr më nuk të shoh. Nuk kërkoj nga ti as të më shohesh. E vetmja që dëshiroj është: Ti të jesh mirë dhe të më besosh ato që të kam thënë: Të dua! Të dua më shume se vetvehten! Nese ndodh diçka me ty, me shkruan (në A. e E- …)! Une, po të ma dergosh adresën, dua ta dërgoj një … si kujtim, p. ose u. Me nuk mundem te takoj. E ndiej vehten fajtor para teje por, nuk të kam gënjye, të kam dashur dhe të dua! I yti pergjithmon, Sulo.
-Me vjen keq qe nuk do te takohemi dot me por as unë nuk e kam me atë deshire sepse si në fillim ajo erdhi nga ty dhe mbaroi me ty. Une e kuptova që një herë e vetme do të ishte mirë me ty. Sterzgjatja ishte mendjelehtësi dhe interes kot nga ana ime. Por edhe unë të kam dashur por më së shumti sepse ti me ke dashur. Nuk te kam besuar sepse diku ndjeja qe gënjeje për diçka. Mbase e gjej se çfare është. -Por shko, nuk dua dhurata nga ty. Nuk të shkruaj (në A e E…) .Do vazhdoj jetën time si para se të takoja ty.
-Nuk kam genjye.
-Jam e bindur, ti je genjeshtar.
-Të dua dhe nuk te harroj.
-As me behet vonë, as të më duash e as të më harrosh.
-Nuk kam gënjye dhe nuk jam gënjeshtar. Une neser te kam harruar.
-Ok ok! Po i heq numrat e celul. tu, edhe po ndryshoj A. e E. tim.
-A te them ditën e mirë (me zë)?
-Nuk dua të kem asnjë kontakt me ty! jo, jam e bindur që gënjen dhe ke gjetur grua tjetër, për s. Aq deshe ti, kjo eshte.
-A je vetem? Jam vetem mbas 15 min. – Po të duash të më thuash të vërtetën.
-Tiranse, nuk kam dhe nuk dua të kem asnjë grua tjetër, pas teje!
-Por keq e ke punën…. jeta tënde e mbushur me gënjeshtra është jetë e vështirë. Nuk jam e as nuk kam qenë gënjeshtar. Po çfare mund të thuash ti qe jam? Veprat e tua e tregojne.
-Asgjë, veç të përshëndes. Dhe mos e ndrro numrin e telef ose, nëse e ndrron, dërgoma të riun! Mos e mbyll E. e mos e ndërro A. shkaku im! Të dua tiranse! Tiranse, nuk kam grua e as dashnore tjetër. Nuk të kam gënjye e as nuk po të gënjej as tash. Nuk të kam dashur për s. e as tash nuk të dua për s.
-Këtë e kuptova prandaj nuk vjen më se s. e ke zgjidhur me ndonje tjetër. Por as unë as per s. e as për gjë.
-A të marr?
-Jo!
-Pse?
-Se nuk jam vetëm. Per 5 min jam vetëm Tani jam vetëm.
-Tiranse? Po Nëse nuk më ke besua e nuk më beson që të kam dashur dhe nuk të kam gënjye asnëheherë dhe nuk kam asnjë dashnore tjetër, pos teje dhe pas teje, nuk dua të kam tjetër, mos më merr! Te dua! (dhe flasin afro 50 min.) U nderpre.
-Më erdhi …. G.
-Ok nuk dua më të të degjoje
-Të therras pas 20 min.?
-Kurr jo! Sulo do të të bllokojë kudo, Shiko jetën tënde
-Mire, por mos më blloko!
-A te marr pas 15 min.? Unë ika Sulo, ti nuk më duhësh mua për asgjë. Edhe po të më paguaje për të folur nuk do të pranoja. Ika. Nuk më intereson më fare. Do të shkoj përpara me jetën time e gjërat e mia pa ty, askund. Dhe jam e bindur që e meriton të mbetesh vetëm me …
-Nuk eshte mire ti thuash gjithë këto gjëra të pavërteta për mua. P. S. Mos mi mbyll A. e E.!
-Ti je një nga njerezit më të vështirë dhe pa asnjë kuptim: Siç duket mosha bën të vetem, duke u plakur njeriu toleron edhe unë këtë bëra. -Nuk dua asnjë kontakt me ty! Kjo eshte e fundit: Ik, ik, ik!
-Të marr a jo, pas disa minutave?
-Ik tani! Nuk të përgjigjem më! Nuk të dua!
-As unë nuk dua …. Une të dua!
-Ik Ik!
-Une jo, nuk Ik Ik (1111)
-Jo Jo Asnjehere më! – Kurrë. Zhduku! Sulo nuk të dua dhe as e luan topi. Që nesër do të gjej një tjetër dhe aty e mbyll !
-Tiranse, të lutem!
-Nga çdo anë edhe me s., këtu mbaron. Humbje kohe me ty.
-Tiranse, po dal e të marr! Jam duke u mbathur. Po ngutem.
-Shko Sulo, shiko jetën tende. Më fal por nuk mund të flas.
(Telef cingëron.)
-Dua të pushoj pakëz.
-Të dua tiranse!
-Unë nuk dua më asgje nga ti. Pra as fjalët e tua.
-Tiranse, ditën e mirë! Mos të lutem, mos gjej tjetër dashnor!
– Ne mund të ndahemi e mund edhe te mos takohemi por unë të kam në zemër, unë nuk të harroj, unë të dua! Ti nëse gjen ndonjë dashnor tjetër, më kujto mua sa here që e takon ate.
-Erdhi P. Po e heq viber-in fare. Nuk ka rëndësi asgjë më për mua. As ti e as dashnori tjetër. Ishte një zhgënjim i madh për mua. Ti ishe, tek ty kisha besim e plot ëndërra.
-A bënë të më p.?
-Por ja.
-Jo! Nuk më vjen më asgjë.
-Une të puth duar e këmbë, buzë e b.!
-Jam e helmuar dhe kuptoj që ishe vërtetë një gënjeshtar i madh. Shko!
-Shkova.
-Nuk dua më kurrë të dëgjoj nga ty.
-Unë dua të dëgjoj vetëm të mira nga ti por nuk kam ku të shkruaj tiranse. Nuk të shkruaj më këtu por as ti mos më shkruaj më deri sa ta marr telefonin (celularin) e ri!
-Te dua!
____________
1*) Ukë Topi, ka jetuar në vitet 1890-1940 (?). Nuk dihet saktësisht se nga ishte por familje me mbiemrin “TOP-i” ka në katundin Grabovc afër Bellaqevcit, komuna e Fushë Kosovës.
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 26 shkurt 2020
Komentet