Kam parë, s’di se kur, një rrap të moçëm, gjysmë të thatë
Plot gunga, zgavra e xhunga, mbi treqind vjeç.
Ndoshta edhe më i vjetër,
Gjithsesi shtatlartë.
Po kur iu mbështet pas trupit një grua, si me magji, ndryshoi
U mbush, sakaq, plot sythe e gjethishte
Sikur një tjetër njeri të ishte…
Reinach, mars 2001
—
Nga libri “Zvicra Shqipëria ime”, 2004 Prishtinë
Komentet