Kur kontakton Natyren , trupi dhe shpirti pushtohen nga hormonët e lumturisë dhe të gezimit, mushkëritë mbushën me ajër të pastër dhe falendëron Zotin per këta Tempujt Natyrorë që na ofron. Kontakti me Natyren dhe botën mistike të saj , është ajo që me ka tërhequr dhe shoqëruar gjithë jetën. Sa herë e kontakton Natyrën ,pyllin aq gjera të reja zbulon dhe mëson dhe cdo ditë të forcohet bindja, se sa pak dimë për ketë botë mistike dhe magjike. Mëson sekretet se si funksionon ky organizëm i gjallë , gjigant, dhe kjo të dëtyron qe ta dashurosh me shumë atë. Në fillim kur e kontakton për herë të parë pyllin ,të befason qetësia, të lumturon mbretëria dhe harmonia e drurëve. Në realitet gjerat nuk janë kejtesisht kështu. Njeriu i vemendëshëm duke ecur në këte mbretëri, nën pushtetin e drurëve të lartë, nuk është veshtirë të dalloj luftën e ashper qe bejnë drurët dhe cdo qenje për cdo rreze drite.
Drita për një dru, për një shkurre, për një grumbull, për një lule, për barin, është me jetike se uji dhe ushqimi qe i nëvojitët për zhvillim. Në funksion të dritës cdo lloj, cdo specie i është përshtatur jetës dhe ka programuar karakteristikat biologjike të zhvillimit.
Në katin e epërm qëndrojnë dhe mbretërojnë drurët e rritur, të zhvilluar qe kanë aritur të mbyllin kuroren duke thithur mbi 95 % të rrezeve të dritës. Kështu mbi 20 metra lartësi ,atje lart jeta është shumë aktive, mikrorganizmat dhe qenjet e gjalla ,gjethet shfrytëzojnë cdo rreze dhe ndjehen të lumtur për kete arritje.
Në katin e poshtëm ku deperton vetëm 5 % e dritës, drurët dhe shkurret janë të vecantë, janë ato qe nuk kanë frikë nga drurët e pushtetëshëm. Ahu, bredhi, dafina, bushi, nuk kanë frikë nga hija , ato janë përshtatur të mbijetojnë dhe me shumë pak dritë. Ato durojnë, luftojnë dhe mbijetojnë, nuk kanë fuqi dhe energji të protestojnë. Ato presin ,janë mësuar të presin deri sa u vjen momenti i përshtatëshëm.
Të befason kjo luftë magjike ku cdo specie lufton për të shfrytëzuar cdo rreze që bie në tokë. Kush nuk e shfrytëzon nuk ka shansin të vazhdoj të jetoj.
Ja shikoni lulet shumëngjyrëshe që shfaqën në muajin mars në pyjet fletorë me ardhjen e Pranverës. Nuk mund të ndodh qe ato të shfaqën me shpejtë ose me vonë, nuk do tja dalin të mbijetojnë. Është magjike se si lulet zgjohen me shpejtë se drurët, shfrytëzojnë gjumin letargjik të drurëve që zgjohen me ngandalësi. Me zgjimin e drurëve në Mars, u duhet një përiudhë kohe gati tre muaj qe ato të celin plotësisht gjethen dhe të mbyllin kështu masivin. Pikërisht këtë përiudhë kohore ,këtë interval e shfrytëtzojnë me zgjuarsi lulet. Ato nxitojnë, duhet të nxitojnë qe të mbijnë ,të zhvillohen dhe të krijojnë qylimin shumëngjyrësh nën kuroren e drurëve, duke befasuar cdo vizitorë. Ato duhet qe brenda tre muajve të mbijnë, të zhvillohen, të celin lulet, të pllenohen, të formojnë farat dhe të sigurojnë vazhdimësinë e jetës.
Kur celin gjethet plotësisht mbyllet masivi, në tokë nuk deperton asnjë rreze drite, tokën e pushton errësira, hija dhe jeta bllokohet dhe ndalet. .Jeta transportohet dhe bëhet shumë aktive atje lart në gjethët e drurëve dhe kurorat e tyre.
Duke ecur në pyll, sidomos anës lumenjëve, ndeshesh me urthin, një “ mjeshter” tjetër kacavjerrës qe shfrytëzon dritën. Fillimisht ai vendoset si farë në bazën e trungut apo mjedisit perreth, atje ku e kanë hedhur zogjtë, kafshët, era apo rrekeja. Në Pranverë ai rrenjëzon dhe fillon të thithë rrezervat ushqimore të depozituara nga drurët. Cdo rreze drite qe e shperdorojnë drurët dembelë , të semurë apo të dobët, ky mjeshtër e rremben për vehten e tij. Kështu gradualisht me durim, duke u zvarritur rrit biomasen dhe shumon filizat e tij. Në kete zhvillim ndonjë apo disa filiza , fati i hedh qe ti ngjitën lart trungut të drurit me të afërt. Është një specie parazitare qe Zoti e pajisi edhe me rrenjëza ajrore qe mberthehen fort në levorën e drurit mbeshtetës. Druri fillimisht nuk shqetësohet dhe nuk trembet nga ky filiz qe është i njomë dhe i pafuqishëm për të berë keq. Kështu ai me dashamirësi e lejon të mbeshtetet dhe të ushqehet me rrezervat e tij. Bile në muajt tepër të nxehta urthi e mbron levorën e tij nga djegja e diellit dhe i krijon freski.
Kjo dashamirësi nuk e pengon urthin qe të vazhdoj ngjitjen duke u mberthyer nga trungu, të thithë limfen dhe të arrij në majë. Me pushtimin e majës ai shfrytëzon dritën e bollshme dhe zhvillimi është shumë i shpejtë. Brenda një përiudhe dhjetëvjecare ai shumëfishon biomasen dhe arrin permasat e një boaje gjigante. Këtu fillon numërimi mbrapsht për drurin dashamirës qe e mbeshteti. “ Boa” thithë limfen dhe gjakun e drurit , nuk e lejon të marrë rrezet e diellit, e shtrengon dhe ja merr shpirtin ngadalë.Kur ai pushton gjithë kuroren nuk ka me shpetim për drurin. Druri bën përpjekjet e fundit, duke leshuar llastarë në pjesën e poshtëm ,por perpjekje qe deshtojnë se ai lodhëet dhe i dorezohet “ Boes”.
Këte luftë dhe antagonizëm për dritë , ne pylltaret e njohim dhe me kujdes e drejtojmë duke ndihmuar drurët dhe llojët me vlerë. Atje ku kjo luftë nuk drejtohet, por i lihet rastësisë pas 30- 40 vitëve shfaqen pasojat. Rallohen shumë llastarët dhe drurët e vlefshem, kurorat dobësohen dhe drita depërton e bollshme në tokë. Ky fenomen krijon kushte për instalimin e llojëve te tjerra me vlerë me të ulët. Lisat, ilqet, bredhat, ahu,… zevëndësohen nga shkoza, pralli, mreta, kocimarre, shqopa,ferrat… Drurët e katit të sipërm autokton, për 30-40 vite pa deshiren e tyre ofrojnë hije, lagështirë, humus, ushqim , mbrojtje për katin e poshtem duke vulosur kështu vdekjen e tyre. Pas disa vitësh janë të detyruara te leshojnë shtëpinë e tyre pushtuesve të rinj.
Klima dhe mjedisi nuk janë statike, ato ndryshojnë vazhdimisht. Një pyll i braktisur, një pyll qe dëmtohet, detyrohet të leshoj vendin një lloji tjetër qe u përshtatet këtyre kushtëve pa shumë pretendime .
Ndryshimët klimatike, rritja e temperaturave, nxehtësia e padurrushme e dëtyron pyllin qe “të leviz” drejt veriut dhe në lartësi me të medha. Ahu ja dorëzon vendin lisit , geshtenjës, frasherit… Ilqja, rrenja, bunga, dafina dorrëzohet para valanidhit, bulgrit, sqindes, kocimarres, prallit….
Në një botë qe gjithmonë ndryshon përshtatëshmeria është ligjësi, është domosdoshmeri. Qe të shikosh këto ndryshime duhet të kesh durim, duhet të kalojnë shumë vite, bile gjenerata. Nëse cdo ditë qe kalojmë ja lejojmë vehtes qe ajo të jetë nje kopje dhe rutinë , pa kontaktin dhe komunikimin me natyren është për të ardhur keq. Pylli gjithmonë na zgjon fantazinë dhe kureshtjen për jeten mistike të Natyrës dhe na shoqëron në një univers plot magji. Pas këtij kontakti dhe ndjesie asnjë dru nuk do tju dukët si me parë, ai do të jetë nje Tempull i gjallë natyror shumë i dashur dhe i afërt për ne.
Sa domethënëse është postulati i Robert Baden – Powll “Njeriu që është i verbër kundrejt bukurive të Natyrës ka humbur gjysmen e kënaqësisë se Jetës “
*( Me rastin e 99 vjetorit te Dites se Sherbimit Pyjor, 27 Janar 1923- 27 Janar 2022)