Julian Deblini dhe Dritan Gradica janë dy shqiptarët e arrestuar që u kapën dje në Spanjë me 1 ton kokainë. Mediat spanjolle kanë shkruar se dy shqiptarët që u kapën me sasinë e madhe të kokainës dhe me 1.5 milonë euro para, me te cilët mendohet se do të paguanin drogën.
Kur kanë kaluar një ditë pas aksionit, mediat vendëse kanë bërë me dije se dy shqiptarët e cilësuar si kapo të bandës së trafikut të kokainës janë Julian Deblini, i cili ka lindur në Shqipëri dhe Gradica, me kombësi shqiptare.
Ndërkohë që të arrestuarit e tjerë jane Rubén Paz Ciprian Muñoz (spanjoll) dhe Rubén del Castillo de la Torre, Cuenca.

Hetimet për këtë organizatë kriminale nisën në Nëntor. Nga hetimet, u zbulua se shqiptarët kishin për detyrë transportimin e kokainës nga Kolumbia me anë të avionëve të vegjël.
Banda fuste lëndën narkotike në Spanjë me fluturime charter, duke u shtirur si një kompani që ofronte transport. Më pas kokaina shpërndahej nëpër të gjitha vendet e Europës.
Gjatë operacionit, agjentët e policisë spanjolle zbuluan dhe sekuestruan në total 790 pako me kokainë, disa automjete shumë kubikëshe, telefona dhe karta identiteti false, si dhe municione.
Në të njëjtën kohë, hetimet vazhdojnë për të zbuluar lidhjet e tjera të bandës me trafikantë të tjerë në vendet e ndryshme të Europës.
Komentet