Fatkeqsisht, Familja Mbretnore Shqiptare, para disa ditesh u ndodh para nji veshtirsie, te ciles asnji shqiptar i ndershem e i mire nuk do te kishte deshire ti ndodhte a ta shihte.
Normal, qe çdo shoqni ne cdoj skaje te globit i ka provue kto incidente, qofshin ato te ndodhuna ne familje te thjeshta, e deri tek ato aristokrate e mbretnore. Pra, dhe ky incident, nuk ashte as i pari dhe nuk do te jete i fundit si fenomen.
Ndryshimi ashte se, ne shoqnite e tjera, ku kane sisteme monarkie, veçanterisht ato te demokracive perendimore, jane ne shumicen e rasteve te predispozueme, per mos me perfundue neper media sociale, per dy arsye:
1 shtetet e tyne, nuk jane shtete kriminale me e pre ne bese deponuesin e ngjarjeve, e me ja u shit medjave per perfitime ordinere deponimin personal te qytetarit, qofte ai i thjeshte, a person publik.
2 Shoqnite e tyne, kane ndergjegje kombtare, e nuk pranojne t’ju perbaltet familja e tyne mbretnore dhe pike.
Per njerzit qe nuk e njohin Princin, do tu thoja qe, perveç se ashte nji pinjoll i nji prej familjeve ma te medha shqiptare, dhe djali i nji prej fisnikeve ma the medhenj shqiptar, Mbretit Lek I dhe nipi i shqiptarit ma te madh, Mbretit Zog, ai ashte nji djale inteligjent, i ndershem, i edukum e fisnik, te cilin do ta kishte zili çdo familje mbretnore boterore me e pas pjestar te familjes se tyne, e ndersa ne, e kemi dhe nuk jemi ne gjendje me e vlersue, zaten, siç ka ndodh edhe me te jatin e gjyshin e tij.
Ashte interesant, se jane kto media, e kto turma histerike ne shumice produkte te zones se pare operative, qe e kane pa kryeministrin e tyne çupllak, e nuk ja u nin, e kane pa tue terheq xvarre ish dashnoren e tij edhe e kane votue dhe e votojne, e shohin per dite tue perdhunue atdheun dhe nuk ju ban pershtypje. E ne te njejten kohe, ne kontrast, jane po kto turma, qe nuk ja u nin per asnjilloj prove, fakti, a te vertete, a xhesti sa do fisnik te demonstruem nga ana e Princit, sepse kane vetem diçka te ngulitun ne trunin e tyne enferristo – edferrist; Princi ashte pinjoll i nji prej familjeve ma te mdha shqiptare, ashte i biri i nji prej fisnikeve ma te mdhej, Mbretit Lek I dhe nipi i ma te Madhit shqiptar, Mbretit Zog, dhe per kete arsye te vetme, duhet me çdo kusht me u shfrytezue ky incident privat familjar, me u sulmue e perbalt, kjo ashte e gjithe meseleja. Pra per kte specie te neveritshme hipokrite patronazhistesh, nuk kane randsi as edhe nji lloj fakti. Kjo specie, ka alergji ndaj tradites, kultures, edukates, civilizimit e fisnikerise.
Si perfundim, shqiptareve te mire, e te ndershem, do t’ju kujtoja qe, ne at vend qe ashte ul dyst mafia komuniste, nuk do men te kuptosh qe kjo mafie komuniste, kerkon me çdo kusht, te zhduk çdo shprese, e vras ne embrion gjithçka, qe mund ti rrezikoi pushtetin. E perbaltja e Princit dhe Familjes Mbretnore Shqiptare, normal qe ashte pjese e planit te tyne te vrasjes perfundimtare, te te vetmes shprese e te se djathtes, prandaj nuk duhet me u habit me ndersymjen e qellimshme prej tutoreve mafiozo komuniste, te mediave sociale te drejtueme nga paret e tyne te pista.
Princit, do ti uroja: i Madhi Zot te ndihmofte, te nderofte e te ruajte !