Aleksander Peçi Toka e Diellit poezia Xhevahir Spahiu çmimi parë RTSH Festivali ’89, këndojne Ndoci, Smaja, Niki, mbylli koncertin Albanian Pop Rock te producentes Kozeta Kurti.
Mar shkas nga kënga Hymn de l’Amour qe kendoi Selin Dion ne Olimpiadën 24 në Paris per te sjelle ne vemendje te publikut nje diskutim per ate stanjacion, mediokritet, amatorizemi, mungese mjeshterie kompozicionale, mungese identiteti shqiptingellor qe ndodh me kengen ne festivalet shqiptare ne shek e 21.
Kenga Hymn de l’Amour e vitit 1949 me poezi te Édith Piaf dhe musik te Marguerite Monnot, mori nje tjeter tingellim universal. Pra nje kenge e ’49 këndohet sot pas 75 vjetesh me nje bukuri mahnitese. Këtyre këngëve, po, ia vlen t’ju thuash kenge magjike. Dion e solli ne kohe dhe la nje version qe tengellon magjikisht bukur ne te gjitha epokat.
Pyetja ime eshte kjo.
A duhet per nja 2-3 vjet sa te stabilizohet gjendja e kenges te merremi me festivale shterpe te kenges ku kompozitore mjeshtra te kenges nuk marrin pjese, por edhe s’ka kompozitore te niveleve Krajka, Prodani, Zoraqi, Daia Harapi, Gaci, Dizdari, Ibrahimi, Kushta, Laro, Mula, Lalo, Peci, Leka, Saraci, Hila, Kacinari, Gjebrea, Veizi, Zaharjan, Minga, Sina, Shehu, Gjini, Mullaj, Rushiti, Çako, Zhulali, Qafoku, Shengjergji, Kotani, Gjoshi, Sheme sepse atmosfera eshte bere tejet banale.
A nuk eshte me mire qe te risjellim ne drite si ne rastin e Dion kenge te tradites se arte shqiptingellore : Toka e Diellit apo Mozaik tingujsh apo ne Shtepine tone e kur xhirohej nje film e shume te tjera te bukura te kompozitoreve qe sapo permenda e shume kenge te bukura te para viteve ’90.
A nuk eshte me bukur t’i shndrojme keto modele tonat ne versione qe mbeten ne çdo epoke.
Lek i derdhur kot per mediokritet e amatorizem kur me ato lekë rikrijojme modelet me te mira te kenges, me ato lekë paguajme profesionistet e veprave te medha ne RTSH.
Duke vene perballe tallavaizmave, apo kengeve mediokre, kengeve patatina qe hidhen sapo konsumohen, keto modele, patjeter qe keto modele do te shendoshin klimen e degraduar te kenges sot.
Gjergj Leka dhe shume pofesioniste e kane ngritur me kohe si problem kete stanjacion te festivaleve te kenges e une jam me ta ne unison.
Le pa le po u bënë dhe kengetaret kompozitore e poete.
Po duhet nje pushim 3 vjeçar me festivalet e kenges sa te kuptojne çfarë sokaku kane rene, ndaj duhet qe modelet e rinovuara te sherbejne si iluminacione qe te ndricojne te ardhmen.
Shume faleminderit Kozeta Kurti, Frederik Ndoci, Rezarta Smaja @niki Mario J Deda, Klodian Qafoku e orkestra.
Poezia e poetit Xhevahir Spahiu
Toka e Diellit
Buze kaltersise, ja nje shelg, thone se loton,
Prane bukurise, ja nje yll, thone se enderron,
Ne çdo ujevare, ja nje diell lind dhe perendon,
Ne çdo pulebardhe krahelehte, kush jeton?
Tek cdo njeri, ja nje shprese, rritet, lulezon
Ne horizont, ja nje vele, det kerkon,
Prane dashurise nje re behet peme e gjelberon,
Ne cdo shqiponje krahelire ne jetojme?
Fjala liri neper nate ndez nje vetetime,
Buzet e saj jane perhere etje per njerine,
Fjala liri lind nje bote, boten e ndricon
Dhe ne cdo kohe mbijeton.
O Shqiperi, m’i fal pranverat,
Mbaj ne shpirt zjarrin tend
çudine e tete te Botes.
O kenge diellore shpalosi velat,
Si shqiponje neper bote fluturo, fluturo
Si shqiponje ne te ardhmen, fluturo!
Buze kaltersise, ja nje shelg, thone se loton,
Prane bukurise, ja nje yll, thone se enderron,
Ne cdo burim si legjende era vjen e shkon,
Ne cdo legjende kraheshpend, kush jeton?
Tek cdo njeri, ja nje shprese, rritet, lulezon
Ne horizont, ja nje vele, det kerkon,
Prane dashurise nje re behet peme e gjelberon,
Ne cdo shqiponje krahelire ne jetojme?
Fjala liri neper nate ndez nje vetetime,
Buzet e saj jane perhere etje per njerine,
Fjala liri lind nje bote, boten e ndricon
Dhe ne cdo kohe mbijeton.
O Toke e diellit , m’i jep pranverat,
Mbaj ne shpirt zjarrin tend
cudine e tete te Botes.
O kenge diellore shpalosi velat,
Si shqiponje neper bote fluturo, fluturo
Si shqiponje ne te ardhmen, fluturo!