Nje dite pasi humbi te birin, kur mjeket ne France i hoqen aparaturat pas nje gjendjeje te gjate ne koma, vjen reagimi i babait te Florenc Beqirajt.
Gëzim Beqiraj babai i 23 vjeçarit, ne nje prononcim per Report TV eshte zotuar se do ta coje ceshtjen deri ne fund.
Ai ka thene se ka marre nje avokat per ta ndjekur deri ne fund ceshtjen, duke ndare dhimbjen e madhe per humbjen e te birit qe e masakruan ne burg, nderkohe qe sipas tij, mjeket i hoqen aparaturat pa e pyetur.
“Kam marrë avokat dhe do ti shkoj deri në fund kësaj çështje, mjekët i kanë fikur aparaturat pa lejen time. Në këto ditë të vështira janë disa djem shqiptarë në Francë që po më ndihmojnë në çdo drejtim”, u shpreh Beqiraj per Report TV.
Mjekët i heqin tubat, ndahet nga jeta Florenc Beqiri. Gazetari tregon fjalët e fundit të babait
Florenc Beqiri, i riu nga Shkodra është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme, pas masakrimit që i është bërë në qelinë e paraburgimit në Marsejë të Francës.
Lajmi është konfirmuar nga babai i tij i cili ka patur një komunikim më gazetarin Molla.

Në një postim në ‘facebook’ gazetari shkruan:

Leon ma vranë djalin !!!
Këto ishin fjalët e babait të Florencit, Gëzim Beqiraj që më tha në telefon pak mituta që doktorrët Francez i hoqën oksigjenin.
Nuk po e besoja dhe menjëherë i drejtova pyetjen:
Gëzim çfarë thua ? Firmosët Ju që ti hiqnin oksigjenin?
Ai i përlotur më thotë: Jo Leon Jo, nuk më pyetën, doktorrët ja hoqën oksigjenin pa më pyetur, ma vranë djalin, ma vranë.
Në këto momente mbeta pa fjalë, nuk dija çfarë ti thoja.
Gëzimi vijoi duke më thënë: Mbarova, më vranë djalin tim të vetëm, nuk mund të flas, nuk di çfarë të flas, më vranë djalin Leon, o Zot, o Zot.
Me këto fjalë mbylli telefonin.
Kurrë nuk do ta harroi, kurrë, kurrë, kurrë.
Shpirti i Florencit pushoftë në Paqe.

Mesditën e sotme, po babai i tij pati konfirmuar vdekjen klinike të 25 vjeçarit shkodran.
Florenc Beqiraj ishte i biri i Gëzim dhe Laureta Beqiraj, i datëlindjes 27 shtator 1994 nga Lagja Iliria, Shkodër, vëlla i vetëm i familjes Beqiraj. Florenci kishte tre vjet që ndodhej në Francë dhe ishte në proçedura për azil. I riu shkodran kishte filluar punë si kamerier në një lokal në Marsejë.
Por ai është ndaluar nga policia franceze për një mjet identifikimi, dhe për shkak të mungesës së tij ai është shoqëruar në ambientet e komisariatit. E për 3 javë me radhë është mbajtur në polici, derisa para tre ditëve autoritetet e kanë dorëzuar si të vdekur, në duart e mjekëve të spitalit në Marseille të Francës.
Komentet