Thonë se 100 ditëshi është i mjaftueshëm, për të vlerësuar qeverisjen e një partie apo koalicioni. Ndoshta, në kushtet normale, kur qeveria apo qeveritë paraprake, kanë lënë një trashëgimi, në mos të mirë, të paktën, brenda normales. Por, në rastin konkret, kur gjithçka ka qenë rrënuese, jo vetëm në aspektin ekonomik, por, edhe në atë politik, përfshirë këtu edhe tjetërsimin e territorit tokësor të Kosovës.
Elementi i tradhtisë, në disa raste është konsumuar, siç është rasti i aprovimit të Demarkacionit. Dhe, nënshkrimi i Marrëveshjes së Asociacionit; zgjërimi, shtrirja e Manastirit të Deçanit më pronën shtetërore, duke aprovuar Gjykata Kushtetuese dhe ratifikuar Parlamenti. Lista e fajeve, deri në krime, është e gjatë. Shkurt, LVV trashëgoi nga paraardhësit “tokën e djegur!”
1) Megjithatë, qeveria vazhdon të punojë, ndërsa opozita të zhurmojë! Një shtet i kapur, me të gjitha institucionet, nga vrasës dhe hajna, kërkon kohë për t`u çkapur. Nuk mund të vazhdohet të udhëhiqet me borde të inkriminuara. Pas çdo shkrimi, opozita destruktive, e pajtuar me krimin dhe korrupsionin, kërkon ruajtjen e status-quosë.
Përtej dy dekadave, të gjitha punësimet të opozitës të sotme, kanë qenë me SHIK-as dhe militantë partiakë, në të shumtën e rasteve, profanë dhe hiç profesionalë. Dhe, tani, e bëjnë namin, duke hulumtuar në biografitë e secilit të punësuar rishtarë.
2) Qeveria Kurti renditi prioritetet. Punësimi dhe mirëqenia, zhvillimi. Ndërkohë, presioni i BE-së dhe SHBA-së, imponoi fillimin e dialogut. Shumë zhurmë u bë për shkarkimin e disa bordeve, të dalë boje. Kryetarja e KQZ, Valdete Daka, e kishte mbushur kupën. Hapur i shërbente partisë, që e kishte emëruar. Kulmoi me talljen që u bëri mërgimtarëve. Për verifikimin e votuesëve, i pykoi mërgimtarët në pritje të zilës së telefonit, që në përmasën absolute, kurrë nuk cingërroi.
Ishte një mashtrim, një tallje, sa e poshtër, aq edhe kriminale. Dhe, horrakët e opozitës, flasin për përformancën e Dakës, mbledhin firmat, për ta çuar vendimin në Gjykatën Kushtetuese, vendimin e duhur dhe të ligjshëm të Presidentës dinjitoze, Vjosë Osmani!
Numri i votuesëve u tkurrë skajshëm. Me arritjen e 174 mijë zarfave të parë, me fletëvotime, 72 mijë zarfa u shpallën të pavlefshëm! Përllogaritjet e bëra, dëshmojnë me shifra se gjysma e popullësisë të Kosovës, jeton në Mërgatë. Kryekonsulli i vyeshëm i Kosovës, në Bavari, Afrim Nura, ka arritur të regjistrojë shqiptarët e Kosovës në këtë Republikë, njëra nga 16 Republikat e Federatës gjermane, 90 mijë kosovarë.
3) Sistemi i drejtësisë është rrënuar i tëri. Qysh në fillim të qeverisjes Kurti 1, nismoi përgaditjen për Vettingun në drejtësi. Hajna e vrastarë opozitarë, bënë rezistencë të madhe, me akuzën se “po përzihen në institucionet e pavarura!” Edhe pse zgjodhi një Komision të pavarur, e rrast profesional, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, prishën koalicionin LDK-LVV; rrëzuan qeverinë Kurti; komprozuan qeverinë Hoti. Banda e PAN-it emëroi një Komision partiak, të kontrollueshëm nga ai. Rezultoi se ata ishin të parët që duhej të hetoheshin!
4) Komisioni parlamentar aprovoi shkarkimin e bordit të RTK-së. Përsëri opozita në mbrojtje të krimit dhe të hajnisë zyrtare industriale. “LVV po ndërhynë në institucionet e pavarura”, – një kundërshti klishe e paushalle. Realisht, qeveria Kurti nuk duhet të humbasë kohë. Katrahura emërtuese enorme; vjedhja dhe abuzimi masiv; anarshia dhe mospuna betere; cilësia e përtokshme programore; refuzimi për të dhënë llogari organeve mbikëqyrëse e paguese të televizionit “publik”, nuk lënë vend për seleksionim të personelit të RTK-së! Vetëm shkarkimi kolektiv, vënia e drynit, deri në përzgjedhjen e kuadrit profesional, që nga kryesuesi e deri ke gazetarët, mbetet e vetmja zgjidhje.
5)Është bërë shumë zhurmë nga opozita, për trajtimin e Pandemisë COVID 19. Kosova, duke mos qenë pjesë e organizmave ndërkombëtare, e kishte të pamundur të përfitonte nga vaksionimi i hershëm, ashtu siç bënë shtetet tjera. Megjithatë, tashmë, kjo pengesë u tejkalua dhe vaksionimi masiv po vazhdon. LVV, duke ia ditur “hallin Kosovës”, vendosi masat profilaktike, parandaluese, duke karantinuar popullin, atje ku Covid ishte shfaqur. Hashim presidenti urdhëroi Gjykatën Kushtetuese, të anulojë vendimet e LVV, duke i shpallur si jo kushtetuese! Dhe, kësaj “teneqeje të shpuar”, i binin jo vetëm PAN-i, por, edhe paterica e tij, LDK-ja, përkatësisht, klani uzurpator i saj!
6) Dallimet në mes qeverive të djeshme, me këtë të sotme, dallojnë në formë dhe përmbajtje. Asnjë pikë të përbashkët nuk kanë në mes tyre. Qeveritë e grupit PAN-istë, e kishin bërë normë krimin e organizuar dhe hajninë zyrtare. Nëpërmjet APK (Agjensia e Privatizimit të Kosovës), abuzuan më pasuritë e brezave shqiptarë, duke i bërë, kryesisht, pronë uzurpuese të komandantëve mujësharë e kriminelë.
7) Qeveritë paraprake mashtruan popullin se, kinse, po bënin dialog për çështje teknike, por, rezultuan të jenë, tërësisht, politike. Sa herë që Edita Tahiri, me ekipin e vet dhe Hashimi, nga ana tjetër, ktheheshin nga Brukseli, lajme ogurzeza i sillnin Kosovës. Ato qeveri donin, madje, me çdo kusht, pajtimin me Serbinë, qoftë edhe me çmimin e lartë të dhënies të tokave si dhe bërjen hisedare të Serbisë, në administrimin e Kosovës. Mjerisht, edhe klani, brenda Kryesisë të LDK-së, duke qenë patericë e PAN-it, aprovoi dhe nënshkroi marrëveshjet fatale për Kosovën.
Ndërsa sot “qyteti ka një Sherif (polic) tjetër”, një shprehje amerikane kjo. Dhe, populli nuk rron me ankthin e lajmeve të zeza, nga dialogu me Serbinë. Pavarësisht se ndërkombëtarët kërkojnë dialog me kompromise, qoftë edhe me epilog të dhimbshëm. Por, qeveria aktuale, ka përjashtuar kompromiset shtesë, jashtë atyre të bëra me pakon e presidentit Ahtisari. Realisht, në dialog Kurti ka sjellur një standard të ri, duke shtruar kërkesa të ligjshme dhe logjike, për të mos thënë, bllokuese për presidentin serb Vuçiq.
Kurti po përballet, seriozisht, me pazaret e pista, të bëra me Serbinë, nga qeveritë e kaluara. Ndonëse kemi të bëjmë me Marrëveshje me ndërmjetësi ndërkombëtare, është vështirë anashkalimi i tyre. Aq më parë, kur qeveria aktuale nuk kërkon ndëshkimin e krerëve zyrtarë, që kanë bërë këtë krim ndaj Kosovës.
Akuzat e opozitës destruktive e hiçe, për 100 ditëshin e qeverisjes Kurti, e ka marrë përgjigjen e qartë nga kryeministri Kurti: “Pjesën më të madhe të energjisë, e kemi shpenzuar, për zhbërjen e dëmeve që keni shkaktuar ju!” Kjo e vërtetë, sa absolute, aq edhe e hidhur, ua mbyllë gojën të gjthë llapaqenëve horrakë.