U nda nga kjo jetë një nga emblemat e të përndjekurve politikë të Shqipërisë.
Agustini vuajti gjatë regjimit komunist në kampin Shtyllë te Fierit.
E nisi jetën me vuajtje dhe e mbylli me vuajtje.
E nisi si trashëgimtar i armiqve të diktaturës dhe e mbylli nga indiferenca e shqiptarëve!
Iku pa i mbushur 55 vjeç pa mundur që të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë.
Kërkoi ndihmë në rrjetin social sepse sëmundja e tij kërkonte të ndiqej në spitale të specializuara.
U lut Agustin Miraka!
Mjerisht nisja në Itali u bë dikur, por nëse do të kishte udhëtuar më parë në Itali a do t’ja kishte dalë ?
Po ndofta kishte mundësi!
Po i sjell këtu të gjitha lutjet e Agustin Mirakajt të cilat ranë në vesh të shurdhër.
Po i sjell tani që të zgjohen ndërgjegjet e fjetura nga letargjia e indiferencës.
Tani në Shqipëri fushatë zgjedhore është në kulm edhe pa u shpallur dhe kush e di si gëlon paraja e zezë për të trafikuar vota, për një parlament po aq antishqiptar sa i mëparëshmi.
Por për Agustin Mirakajn nuk u gjet mundësia për të kuruar jashtë në kohën e duhur!
————-
Lutjet e Agustin Mirakajt
1 Mars 2021
Te nderuar vellezer e motra shqipetar kudo qe jeni kush te kete mundesi ti lutet zotit per shendetin tim te keqesuar shume .
Me perzemersi e dashamirsi e kerkoj nga ju.
Agustin Anila Miraka
26 Shkurt 2021
Te nderuar vellezer e motra shqipetar kudo qe jeni kush te kete mundesi t’i lutet zotit per shendetin tim .
Me perzemersi e dashamirsi
Agustin Anila Miraka
Te nderuar motra vellezer ju bej me dije se sonte ndodhem ne nje Poliklinike ne Rome neser me shtrojne ne Spital .
E gjith ky interesim nga te aferm e mi erdhi kjo shpres per jeten time fal jush, ndihmeses dhe dashmirsise tuaj

. Gjithashtu dhe te burgosurve politikë .
Zoti jua shperblefte per te mira ne Familjet tuaja

.Foto shume i smure i lodhur duke zbritur nga Avioni ne Rome .
Ju dua shume

9 Shkurt 2021
KERKOJ NDIHME PER JETEN TIME!
Nga Agustin Anila Miraka.
Miqte e mi, dua t’ju lajmeroj ecurine e semundjes time. Pas nje operimi ne zorren e trashe dhe pas 9 seancave kimioterapie, informacioni qe me dhane ne ekon e fundit te bere ne spitalin Hygeia(eko e bere dje ne date 08.02.2021) ishte qe semundja eshte ne hapat e para te avancimit ne MELCI.
Mjeket nuk me japin me shprese per mundesi sherimi.
Duke qene qe ne bark po me mblidhet akoma uje dhe trupi s’ka me fuqi ta perballoje, me kane ndaluar te vazhdoj kimioterapine, ne kete menyre semundja mund te perhapet shume shpejt.
Ju lutem me ndihmoni qe te kem mundesine te kurohem jashte Shqiperise, ne nje spital qe mund te me shpetoje jeten.
JU LUTEM PER NDIHME
Per cdo paqartesi, kontaktoni ne numrin: 0682666140
Adresa e shtepise: Rruga Zef Margjinaj, Pallati 21, Shkalla 1, Apartamenti 12
Lagjia 6
Kombinat Tirane
Pervec linkut te meposhtem ku mund te ndihmoni, bashkangjitur do te gjeni dhe numrin e llogarise time personale ne rast se e keni me lehte.
Numri IBAN i llogarise time: AL83 2151 1031 ALL1 0000 1359 7602
Faleminderit nga zemra!
Ps: Ju lutem shperndanje sa më shumë!

Komentet