“Zoti ynë i bekuar…”
O, zoti im, i drejti zot!
Jo ti, që je në qiell lart,
po ti, që tek unë je zot –
në zemrën time e në asht…
Jo ti, që të gjunjëzohen
murgj e priftërinj
që skota ortodokse të përgjerohet
të ndezë përvujtnisht qirinj;
jo ti, që na paske stisur
prej balte burrë e grua,
dhe njeriun ke braktisur
skllav të jetë mbi tokë, të vuajë;
jo ti, që ke mirosur
mbretër, papë, patriarkë
e në mjerim ke fundosur
vëllezërit e mi varfanjakë;
jo ti që robin e mëson
të durojë e të lutet
dhe gjer në varr e drejton
me shpres të kota të fiket;
jo ti, zot i gënjeshtrave,
i tiranëve pa nder,
jo ti’ idhull i të marrëve
armik i gjindjes së mjerë!
Po ti, zot i arsyes,
mbrojtës i robërve,
të cilit ditën do i festojnë
shpejt kombet përmbi dhe!
Secilit, o zot, frymëzoji
pa fund dashur për liri –
si të mundet të luftojë
me armiq të kombit të tij.
E mua jepma dorën,
që kur armën të rrëmbej,
mes rreshtave të luftës
me gaz vdekjen ta gjej!
Mos e ler të tretet
zemrën – furunë në kurbet
dhe zëri im të mbetet
tingull në tokë të shkretë!…
(Përktheu Olimbi Velaj)
Komentet