Lushnjes iu kthye vajza e saj një herë e përgjithmonë. Më e mira e të gjithave. Vaçe Zela!
Prej disa ditësh në mes të qytetit të Lushnjes është vendosur statuja e Vaça Zelës, ashtu si na është fiksuar, duke kënduar “Moj Arbëri” dhe duke i rënë kitarës.
NJë vepër e mrekullueshme e skulptorit të talentuar Arben Bajo e ka portretizuar artisten me një vërtetësi të rrallë!
Në përurimin e saj në Lushnje kishin shkuar artistë të njohur, si Irma dhe Eranda Libohova, Sidrit Bejleri, Orgesa Zaimi e të tjerë.!
Nuk mungonte padyshim edhe vajza e vetme e Vaçes Zelës dhe Pjetër Rodiqit, Irma Rodiqi, e cila përmallshëm në rrjetin social shpreh mirënjohjen dhe shkruan:
“Falemnderit Lushnja e shtrenjtë e nënës sime!”
Vaçja e donte pa kushte Lushnjen dhe Lushnja po ashtu!
Vendosja e statujës përkon me organizimet e rastit të 100-vjetorit të Kongresit të Lushnjës.

Pune shumee e bukur dhe eveprimtari mjaft e nevojshme me karakter kombetar.
Pershendes te gjithe nismetarte dhe ata qe u mobilizuan deri ne zbatim.
Keto jane vertet pune me vlere.
Nje veper arti shume e bukur te cilen VACE ZELA e ka meritue.
Ju pershndes me respekt.
Një punë shum i qmuar e shum me vler kombtare qe Kengtarja jonë e meriton më zerin e saj të bilbilit e mbuloj dhe qjellin e shpirtat e zemrat shqiptare si në Atdhe e në mergim .Respekt për të gjithë qe kontribuan dhe e bet vajzen qe të jetoj te brezt qe do vijn si bletet .Juroj bekimin e gjithë shqiptarve ku do qe jan.