DAMASK – Aktivistët lokalë në rajonin lindor të kryeqytetit sirian të Damaskut ndërtuan një park nëntokësor lojërash, për të strehuar fëmijët nga bombardimet dhe sulmet e vazhdueshme të cilat janë bërë të zakonshme për më shumë se tre vjet, raporton Anadolu Agency (AA).
Parku nëntokësor “Bota e fëmijëve” është ndërtuar në vendin Arbin dhe zë një sipërfaqe prej 1.000 metrash katrorë. Qëllimi i punëtorëve humanitarë ideatorë të këtij projekti, të cilët me mjete të kufizuara ndërtuan parkun e lojrave, përdorimi i kësaj hapsire për strehim dhe një vend ku fëmijët mund të luajnë dhe të mësojnë, pasi shkollat janë mbyllura.
Kreu i organizatës humanitare Tevaddu, Abu Ammar Haj Ali, në një intervistë me gazetarin e AA, theksoi se lojtorja nëntokësore tashmë po vizitohen nga shumë prindër me fëmijët e tyre, të cilët janë shumë të kënaqur që iu është ofruar një rast i tillë, që u mundëson fëmijëve të tyre të luajnë dhe shoqërohen me bashkëmoshatarët e tyre, pa pasur frikë nga ndonjë sulm ajror apo të artilerisë së rëndë tokësore.
“Kompleksin nëntokësor e kemi pajisur me dhoma për terapi profesionale psikologjike për fëmijët me trauma dhe dhoma të tjera për aktivitete të ndryshme arsimore. Fëmijët këtu mund të luajnë të sigurtë, por edhe të arsimohen”, thekson Ali.
Arbini prej tre vitesh ndodhet nën kontrollin e forcave opozitare, por njëkohësisht e rrethuar nga ushtria siriane, besnike ndaj regjimit të Bashar al-Asad.
Komentet