Kritika e ka vlerësuar piktoren Lumturi Blloshmi si një përfaqësuese e denjë e pikturës bashkëkohore shqiptare, vite më parë kur ajo hidhte themelet e këtij moderniteti në pikturën e saj, gjithçka i ishte mohuar, suksesi, madje dhe ekspozimi për vite me radhë. E mes tyre që e mënjanuan kishte nga ata kolegë që koha dhe arti i la pas. Askush nuk mundi ta zbehë dhe ta zmbraps fuqinë dhe aftësinë e saj krijuese, mbështetur fort në rrënjët e përgjakura të trungut të saj të jetës. I ati lumes, Azis Blloshmi, ushtarak me gradën “Major”, kishte përfunduar studimet e larta në gracë të Austrisë, Me kthimin e tij në Shqipëri punoi si instruktor në shkollën e plotësimit për oficer në Tiranë e më pas në shumë rrethe të vendit. Familjarisht përkrahën lëvizjen për çlirimin e vendit. Megjithatë, një mbrëmje ai u thirr për një sqarim në komandën partizane dhe së bashku me 35 inte lektualë të tjerë më 26 tetor 1944, u pushkatuan pa gjyq. Tashmë është e qartë, se intelektualë të tillë nuk i duheshin terroristëve në prag të marrjes së pushtetit.
Më datat 5 maj 2006 në Galerinë Kombëtare, ajo do të hapte një ekspozitë të madhe të shtrirë në të gjitha sallat ekspozuese të galerisë, ku piktorja do të përshkruante fazat historike të ndryshimeve në limitet e kohëve të saja krijuese. Duke sjellë gjithë begraundin piktorik, ndjesor dhe intelektual, do të bashkëbisedonte me publikun mbi konceptet dhe argumentet e paraqitura në artin e saj figurativ. Kjo ekspozitë e madhe retrospektivë, e quajtur “Blloshmi, Përshkoj Udhën Time” thekson qartë konceptin e kësaj ekspozite, se sa e vështirë dhe e bukur është rruga e përshkruar nga artistja e madhe Blloshmi. Ndërkohë, ajo e thërret publikun të udhëtojë me të nëpër punimet saj , duke shpresuar se, edhe ata të jenë të një mendimi me artisten, pasi idetë dhe konceptet, kanë lindur aty me ta dhe në mesin e tyre, pasi ato lidhen fort dhe pazgjidhshmërisht me individin dhe ndikimin e shoqërisë në formimin e tij. Ekspozimi nis me 43 piktura të hershme të piktores me tematika dhe impresione të ndryshme, të shprehura me origjinalitet dhe mjeshtëri, peizazhet e bukura dhe veçoritë e qyteteve, të Durrësit, Tiranës, kalaja e Gjirokastrës, Ardenica, Gorrica e Beratit, Shtëpia e Lasgush Poradecit, shëtitje në Dardhën me dëbore etj.. Më tej ajo ekspozon 40 piktura të viteve të fundit, midis tyre 13 grafika dhe 15 foto të performancës “kamasutra” me bretkosa të skuqura që piktorja i ka fotografuar para se të shtrojë koktejin me to, krijime të tilla si “Hapësirë urbane”, ndërsa shfaqet hija e një pallati gjigand, ku të krijohet përshtypja e ngushticës urbane, tematika e larmishme, që nga ajo e mistershmja si Kleopatra moderne, Itaka e Komo, kompozimi i tablove të plota me reflektime e përsiatje si “Ambiguitet”, “Obsesion” filozofia e hershme “ Peshku i madh e ha të voglin” dhe deri tek seksioni i “Dyqani i luleve”.
Ajo krijon në të gjitha situatat, sado të vështira qofshin ato, duke ju kundërvënë realitetit të hidhur me të gjitha forcat e saj krijuese dhe emocionale. Në vitet 1975- 1985 asaj ju ndalua të ekspozonte. Edhe më pas tablotë e saja ktheheshin mbrapsht shpeshherë për t’u mos u ekspozuar, ajo vazhdonte të punonte më fort pa u dekurajuar, këtë forcë e kishte marrë nga nëna e saj fisnike të cilën nuk e pa asnjëherë duke lotuar, as në momentet më të vështira të jetës së saj. Këtë forcë ja jepte kushëriri i saj Vilsoni, i cili nuk ju dhimbs jeta as përpara xhelatëve të komunizmit. Forca e saj shpirtërore qëndron në genin Blloshmi të gjyshit dhe Atit të saj të pushkatuar pa gjyq nga komunizmi i egër që në fillimet e tij. Komunizmi nuk i duronte dot intelektualët, të talentuarit dhe mendjendriturit, ndaj Lumturi Blloshmi e kishte mësuar mirë këtë, ajo nuk tërhiqej përpara asnjë vështirësie, as kur survejohej dhe provokohej nga provokatorë dhe spiunë të shumtë, as kur punonte si punëtore e thjeshtë, as edhe si piktore. Lumja në shumë raste kishte pranë dashamirësit, fisin, pedagogët e saj të paharruar, shokët shoqet dhe njerëzit e mirë të kudo ndodhur, që ndihmuan në jetën dhe karrierën e saj artistike.
Vajza e vogël që nuk e njohu dhe nuk e thirri kurrë emrin baba, rritej me shumë dashuri mes të afërme të saj, asaj i pëlqente shumë të këndonte të kërcente e të këndonte pa fund, e habitur po pa i ditur rrethanat e hidhura, ajo ëndërronte dhe vetëm ëndërronte se një ditë do të bëhej artiste e madhe, do të këndonte skenave të mëdha dhe do të bëhej një soprano e famshme si Maria Kalas dhe Marie Kraja. Një ditë, tregon kjo grua e thinjur që e desh si bijën e vet, pasi kërceu e këndoi gjithë ditën, në mbrëmje u sëmur rëndë, pa shpresa për jetën. Me përkujdesin e madh e tërë njerëzve të saj të dashur, të cilët do të siguronin ilaçet e duhura, që vajza të kthehej në jetë. Nëna deri atëherë ndjeu më fort se kurrë dhe humbjen e të shoqit që më kot e priste të kthehej një ditë. Ajo e kishte kërkuar bashkëshortin e saj në shumë instanca të larta, por ata nuk i kishin treguar të vërtetën jo se kishin frikë, por se nuk dinin ç’t’i thoshin, gruas së re para së cilës ishin ndjerë fajtorë. Ajo dhe Azisi e kishin përkrahur çlirimin e vendit nga okupatorët. Madje, kishin strehuar edhe partizanë të plagosur. Por më kot, ajo kishte kuptuar mirë tashmë se ç`qe komunizmi. Lutjet e saj dhe kujdesi i njerëzve të saj të dashur bënë që vajza e vogël të jetonte tashmë në një realitet të ri. Tashmë ajo kishte humbur dëgjimin. Por Lumturia e saj ishte sfidante, kur mësoi se nuk mund të këndonte më siç e kishte ëndërruar, i shkrepi në kokë të bëhej pianiste. Ajo shkoi një ditë me shoqet dhe shokët në Shtëpinë e Pionierëve dhe aty pa se si ata aq bukur dhe lozonjarë i binin pianos, mandej nuk do ti ndahej atyre në çdo aktivitet. Miqësia me vendet e lindjes, kishte krijuar disa vatra argëtimi për fëmijët, midis tyre të lumturve edhe Lumturi Blloshmi. Tek ecte një ditë në shëtitje me mamin e saj përdore, në vitrinën e dyqanit pa një piano, vajza do të vraponte drejt saj dhe me vrull si një pianiste e vërtetë do t`i binte pianos.
E ëma dhe shitësi i dyqanit do të habiteshin se si vogëlushja pa dëgjuar tingujt do të performonte ashtu. A thua vallë se ajo ishte performancë e saj e parë. Vajza e vogël kushedi sa herë do të arratisej nga shtëpia e me vrap do të shkonte tek dyqani t’i binte pianos dhe mandej të mos shkulej prej saj duke ngulur këmbë që nëna t`ja blinte patjetër pianon. Me shumë dhimbje nëna diti së bashku me të zotin e dyqanit mundën ta largonin vajzën e trishtuar e nga ëndrra e saj e bukur. Vogëlushja do ëndërronte gjatë të bëhej pianiste pa e ditur se nuk mundej. Pavarësisht gjithë këtyre vështirësive Lumturi Blloshmi kishte lindur për t’u bërë artiste. Po cila ishte ajo grua që ndikoi në orientimin e saj drejt artit viziv dhe Lumja nuk do ta harrojë asnjëherë?! Pikërisht Evanthi Ciko…
Ndaj shpesh e prek realitetin me ashpërsi, pasi kërkon të konsolidojë të vërtetën përmes artit. Ngjyrat e përdorura prej saj flasin se piktorja nuk ka preferencë të veçantë për asnjë prej tyre, ajo i adhuron të gjitha ngjyrat duke i hedhur mbi tablo, tonalitetet me perfeksionin e mjeshtres së rrallë. Lumturi Blloshmi krijon jo vetëm se ka brenda saj hyjnoren e artit, por edhe se në brendësi, subjekti i saj artistik është i drejtuar nga pavetëdija për tek realiteti i vërtetë njerëzor… Ajo shfaqet përpara publikut si një artiste e madhe inteligjente dhe e guximshme. Pasi së pari atë e ngacmon ideja pastaj figura e përsosur nisur nga ideja e mendimeve të saj superiore. Por megjithatë ajo nuk është e varur prej asnjë ideje dhe mendimi, vepron së pari aty ku emocionet janë më të forta, aty ku situatat precipitojnë më thellë dhe tronditin gjendjen e saj emocionale, ku mjeshtërisht imagjinata e saj e kthen në vepër arti. Ajo i njeh mire aftësitë e saja krijuese. Nudot femërore të piktores Blloshmi, të realizuara në fillimet e viteve `90, marrin nuanca të kristalta dhe të mermerta, nuk është e vështirë të dallosh se modeli perfekt është ajo vetë.
Lumja nuk i pranon kufijtë e realitetit, pasi ajo udhëhiqet nga kufijtë e mendimit. Mendimi i saj gjithnjë shkon përtej mendimit krijues, piktura e saj është mundimi i rikthimit përmes vështrimit. Këtë e reflektojnë sytë e saj të blertë me një shikim të pastër dhe të qartë, ku reflek tojnë imagjinata, fantazia, mendimi dhe bota e saj e madhe. Ju do ndeshni shpesh në shikimin e kësaj fotoje, ku si në një ekran të madh do të shfaqen, pasionet dëshirat, dhimbjet humbjet, dhe dashuritë e saj, por mbi të gjitha mendimet e mëshiruara në artin e saj të madh pikturën. Dashurinë e saj të përjetshme. Arti është sa i lashtë aq edhe modern, fjala moderne, nuk është e re. Është e pa pranueshme për të kopjimi në emër të modernizmit. Modernizmi tek ajo zë fill në mendimet e saj të pakompleksuara. Përpara telajos jam unë vetëm dhe mendimi im, në ato moment nuk mendoj askënd. Për publikun interesohem se çfarë mendon ai, vetëm kur i paraqitem ekspozita, madje, atje unë i paraqitem krejt lakuriq, dhe megjithatë nuk trembem, pasi nuk më duket vetja e keqe. Impulset që më jep herë pas here jeta ime zbërthehen dhe zbrazen në telajo. I vetmi pasion i saj mbeti arti, për të cilin sakrifikoi edhe krijimin familjes. Por Lumja nuk ndihet vetëm, ajo ka pranë, vëllain e saj Dragushin, dhe gjithë familjen e tij, nipat, mbesën, Nezin. Ka prane miqt dhe miket saj te mira, shoqet qe e duan dhe e vleresojne artin kulturen dh e qenien e saj. Ajo lexon dhe shkruan ne frengjisht prej shume kohesh qe kur ishte ne lice, njeh artin boteror klasik dhe modern duke qene dhe pjese e tij.
Pjesëmarrja e saj në rreth 70 aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare, si konkursi kombëtar “Onufri” në Tiranë, në Bienalen e Aleksandrisë në Egjipt, në Bienalen e Ankarasë në Turqi. Në konkursin e Ndërkombëtar të Budapestit, Hungari, ekspozitat, në Poloni, Francë, Egjipt, Itali, Greqi, Holandë, Amerikë e etj., etj.. Tregojnë se eksperienca e saj e artit e ka kaluar kufirin e suksesit. Ajo është fituese e disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare
Lumja e pranon ndryshimin, dua të ndryshoj shpesh thotë, por megjithatë është vetvetja, pra mendimi i saj brenda subkoshiencës nuk ndryshon, megjithëse në procesin e ndryshimit, ndikimit e forta janë së brendshmi dhe së jashtmi. Për të parë metamorfozën e artistit duhet parë rrethanat në të cilat ai vepron.
Blloshmi është një personalitet i veçantë i pikturës shqiptare, një nga piktoret e suksesshme, e cila është gjithmonë në kërkim të formave të reja artistike. Një artiste që ka hyrë në rrugën e artit modern me një guxim të madh ashtu siç janë edhe konceptet e saj për jetën dhe për artin. Lumja është një grua që sfidoi kohën dhe vështirësitë që solli jeta përpara saj.
Një Antologji tjetër Koniciane, e madhe dhe tërheqëse si një risi, me vlera dhe rëndësi të veçantë, “Për një Shqipëri Europiane”, e përgatitur me kulturë nga studiuesi i mirënjohur, F . . .
“Duumvirati i një stine që shkoi”
(ese)
PIRRO LOLI është,njëherësh,shkrimtar, eseist dhe poet. Në të tria fushat e krijimtarisë, pa menduar se e”përkëdhel”,është i një”sëre” të lartë, Ë . . .
Libri “Verë me diell të djegur” një kambanë paralajmëruese në cilësinë e vargut poetik.
Laureta Rexha :“ Verë me diell të djegur,” poezi, 2024, botoi ”Logos. A” Shkup.
Para disa ditësh . . .
Një libër i shkruar në gjermanishten e vjetër në vitin 1774 mbi gjuhën shqipe dhe vllehët (trakët), sjellë në shqip nga Albert dhe Frida Gjoka, i shoqëruar me një vështrim kritik nga Pr . . .
Të gjithë yjet shqiptarë me famë kombëtare dhe ndërkombëtare janë fokusuar përpara kamerës të mjeshtrit të famshëm Fadil Berisha, të cilit yjet shqiptare ia kremtuan ditëlindjen me një . . .
Shqiponjat e Tërbaçit në Odën e Grave të Muzeun Etnografik
Shqiponjat e Tërbaçit u mirëpritën me bujari në mjediset e Muzeut Etnografik Vlorë, të dielën e 30 Marsit 2025 (gjatë xhirim . . .
Një ditë të diele, fillim nëntori të vitit 1996, kur Rozi, bashkëshortja ime, u kthye nga shtëpia e prindërve të saj, më thotë me shaka se “të kërkon vjehrri, kushedi se çfarë . . .
Kateřina Pincová Muzikologe e kompozitore publicistka Prage, shkroi ne 21 03. 2015 per sonata 15 Deti te Aleksander Peçi ne KLASIK PLUS
“……….Pas pushimit erdhi radha për pianon solo. Zg . . .
Pas një pune të gjatë studimore, shkencore, këmbëngulëse arrita të realizoj ENCIKLOPEDINË E FILMIT SHQIPTAR, që përmbledh gjithë aktivitetin kinematografik (1904-2022). Në datën 2 . . .
Gjergj Vlashi “Nderi i Kombit”
Para disa javesh, bisedova me Florian Vlashi per te krijuar Fondacionin “Gjergj Vlashi”, i cili do te ndaje cdo vit cmimet nderkombetare per arti . . .
“E kaluara si strehë: Gjinia, migrimi dhe ideologjia te shqiptarët e Kosovës” i antropologes amerikane Janet Reineck është promovuar në Prishtinë. Disertacioni i saj paraqet një studi . . .
Një miku im i mrekullueshëm i kulturës gjirokastrite, i palodhshmi Stefan Arseni ka vite e vite që më flet me aq pasion dhe admirim për të vërtetin Mjeshtër të Madh, Naxhi Kasoruho – . . .
Komentet