Anëtari i kryesisë së organizatës shqiptare në SHBA ‘Vatra’, Valentin Lumaj duke folur në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, ka treguar se si Edi Rama po tenton që të kapë këtë institucion për të mbrojtur veten.
Duke folur në SYRI TV, Lumaj u shpreh se, po kërkohet që të arrihet një marrëveshje me Edi Ramën, i cili akuzohet për shpopullimin, kriminalizimin e Shqipërisë, që akuzohet sot direkt për marrëdhënie korrupsioni madhor me McGonigal.
‘Vatrës nuk i lejohen marrëveshjet politike të biznesit, kategorikisht të ndaluar. Edhe sipas legjislacionit amerikan, Vatra nuk ka fuqi jashtë kufijve të SHBA-së.
Kjo marrëveshje me Edi Ramën, i cili akuzohet për shpopullimin, kriminalizimin e Shqipërisë, që akuzohet sot direkt për marrëdhënie korrupsioni madhor me McGonigal, me shefin e kundërzbulimit të SHBA, Edi Rama akuzohet për tentativa për shkatërrimin e opozitës shqiptare dhe mbi këto del Vatra, dhe kërkon të arrijë një marrëveshje politike dhe ekonomike të biznesit me Edi Ramën.
Vatra sot po kalon ditët më të vështira të ekzistencës së saj. Sot në Vatër vendimet merren në mënyrë autoritare, strukturat komandohen, nuk zgjidhen, shkelet statuti. Përfshirja në Vatër e elementit të biznesit dhe jo të intelektualëve, gjithë intelektualët janë lënë jashtë. Sot presidenti i Vatrës drejton me mandat të skaduar, dhe gjatë një votimi të zhvilluar aty, kryetari nuk i mori dot votat për të marrë mandatin 4-vjeçar.
Ne jemi bërë ndoshta edhe më keq se Shqipëria sot, në Vatër, vatranët kërcënohen me Kanunin e Lekë Dukagjinit, me gjakun borxh në sy të familjes dhe kjo ka ardhur pasi në Vatër kanë penetruar elementë kriminalë.
Misioni i Vatrës nuk është marrëveshja me Edi Ramën dhe qeverinë, por është Uashingtoni për të mbrojtur interesat kombëtare, lobimi, aty duhet që të vendosen të gjitha fuqitë’,- tha Valentin Lumaj gjatë intervistës së tij në SYRI TV.