Atë ditë dhjetori bora erdhi si befas. Pas shumë ditëve me diell. Kishte shtruar mirë dhe i pati ngarkuar rëndë malet në kufij me Greqinë. Si çdo gjë në atë vit te ftohtë brisk, bajamet ishin gënjyer dhe kishin çelur lule nga një klimë më e butë dhe nga dielli që nuk ngrohte.
Ishin ditë apokaliptike në vendin e vogël ballkanik. Nga të gjitha drejtimet e horizontit rrugët pikëzoheshin në një vektor: Të gjithë kërkonin kufirin tokësor me Greqinë. Veçmas të rinjtë.
Largoheshin nga sytë këmbët, si prej një Cernobili a Hiroshime që po shpërthente në Tiranë dhe rrezatonte në çdo drejtim për të gjetur shpëtim drejt mjegullës dhe borërave përtej kufijve shtetërorë..
Njërëzit, si në një përcartje masive, iknin të trullosur. Nga Tirana drejt Korcës, Përmetit e Gjirokastrës, drejt Sarandës…
Njeriu i prangosur i vendit komunist, ai ‘Njeriu i RI’ befas, ndjeu se ishte zgjidhur dhe ishte zhgënjyer. Dhe ndjeu të që provon në qënien ai izhyturi në errësirën e gjatë kur del një çast të vetëm në dritën e diellit që I ka munguar qysh sa kohë.
Krejt befas, kish rënë një gong imagjinar për të ikur nga sytë këmbët. Semos gongu bie sërish dhe portat e hekurta të kështjellës mbylen përgjithnjë me të burgosurit e harruar brenda.
Shumica e verëbër e ikanakëve në vetëdije mësuan se Dinosauri me kokë në kryeqytet, kish rënë përkohësisht në përgjumje. Së paku kështu thuhej,.Po dremiste. Dinosauri bishë, dihej nga të gjithë se ishte i stërmadh. Shtrihej përgjatë gjithë territorit. Por kokën e kishte gjithmonë në kryeqytet. Bishti i tij, domethenë, bishtosauri , lëvizte e I plagosur dhe godiste pothuaj në cdo cep të kufirit ndërshtetëror. Goditjet, gjithmonë ishin fatale, në jetë njerësish.
***
Tani, braktisja biblike shfaqej ngado…Njerëz të cdo moshe por kryesisht të rinj, i shihje në makina me karroceri.
Në IFA, zisa, saurela, në zetorë, ne këmbë. Sa shumë në këmbë… Me turma. Grupe-grupe, si për t’i bërë ballë së keqes së madhe, apo, një së keqeje që I priste tutje, tek e panjohura.
Por sytë i hidhnin vetëm përpara…Në duar, tek-tuk u dalloje një cantë ose trastë. Shumëkujt edhe dicka të mbëshjtelle në gazeta. Ushqim të vobekti. Bukë thatë ose me pak djathë dhe një qepë. Tek-tuk, pak ullinj. Nuk gjetën dot më shumë. Nuk kishin. Vinin nga Republika Popullore e Skamjes. Secili kish llogaritur ushqim për një ose dy ditë. Rrallë, tre. Nuk kishin për më tepër. Në qendrat e tyre urbane nuk kish mbetur asgjë pa triskë që, në këto kohët moderne u thoshin tollona.
Vec ajri, ajri, ishte pa triskë racioni. Dinosauri kujdesej deri në përsosmëri vrastare për këtë. Ai ia kish dalë t’i bëntë të urryer dyqanet, mapot, fshatrat, banesat, gjithcka. Me bollëk dhe pa tollon, ishin vetëm parullat.
***
Në këtë dyndje apokaliptike si drejt Mekës, një makine tip IFA me karroceri te mbuluar me mushama ngjyre ushtarake, po linte pas me gulcimë një nga një, kthesat e panumërta të Bregut jonian.
Mbi të, kishin ngarkuar dengje me rroba ushtarake. Kapota dhe gjimnastorka dimërore për rekrutët e rinj. Shoferi kish udhëtuar nga kryeqyteti drejt jugut, vetëm me një shok fëmijërie në kabinë.
Rrugës shoferi kish marrë si pasagjerë vetëm një grup me tetë djem të rinj, diku, nga kthesat e llahtarta të Llogarasë.
Kur grupit iu shfaq manika në kthesë, të gjithë i ngritën duart si drejt qiellit, duke i treguar shoferit drejtimin e jugut. Ky, e ndali makinën me mëdyshje. Frenoi. Pastaj eci pak metra dhe ndaloi sërish
-Për ku?- iu drejta turmës.
-Andej, andeeej…!Na merr po deshe, hë vëlla!-tha njëri prej tyre që iu duk më i shkathët. Ç’lekë që kemi nëpër xhepa, do t’i japim të gjitha…!
Shoferi, dic bisedoi me mikun e tij ne vendin e parë dhe tha:
-Do u marr me një kusht. Sipër, kam ngarkuar mall ushtarak. Nuk dua të më preket asnjë gjë! Ndryshe do ju flak në rrugë….! Qartë?!
-Rrofsh , o njeri i zotit,!-tha njeri prej tyre që i thërrisnin Fredi.
Hipën të tetë, duke u varur njeri pas tjetrit te spondi i pasëm i makinës me ngjyrë ushtarake.
Shoferi, që kish zbritur I shikoi si u sistemuan në karroceri dhe pyeti:
-Kush e di saktë kufirin nga ju?
-Fredi, Fredi!-thanë në kor djemtë .
-Unë!-thirri ai që quhej Fredi.
-Pse je kaq I sigurt, apo ia fut kot katundit?-e pyeti shoferi.
-E di, sepse vija te tezja cdo behar nga Durrësi për pushime dhe fshati i tezes nuk është as dhjetë minuta nga greku. E shikoja cdo behar me këta sy, lale !..
-Atëherë, mirë. Siç u thashë, eee?-Aty nuk dua të prekni gjë…ndryshe!…
-Rri i qetë o byrazer, ne ikim për hall….
-Eja Gavrosh se na shkoi vonë!- u dëgjua përsoni që qëndronte para në kabinën e shoferit.
***
Uturimat e makinës u përhapën nëpër lugjet dhe kodrinat ndanë rrugës duke lënë pas kthesat e pafundta të bregut jonian, duke lënë pas bukurinë e frikshme të Llogarasë.
Pas ngazëllimit fillestar dhe zhurmave të gëzimit që hipën në makinë dhe ndjenjës se lodhjen ua hoqi dikush si me dorë, tani, secili nga të rinjtë kish rënë në heshtim. Secili mendonte atë që kish lënë pas krahëve, në shtëpi.
Dikush, lotët e nënës, në kuzhinë me duart e lidhura për ikjen e djalit. Nëse do të shihehshin ndonjëherë në këtë botë!… Dikush , fytyrën e ngrysur të babait, që kish mbetur I pa punë nga mbyllja e fabrikës dhe shpesh fliste me vete, duke tymosur cigare, njerën pas tjetërs.
Dikush, lotët e motrës që ishte kthyer nga shkolla dhe sytë I kërkonin vëllain. Dikush…
-Kush ka vdekur, more cuna, që më rini kështu sikur u ka ngrënë gomari bukën? Ose më mirë të them, sikur u ka ngrën gomari tollonin mujor të mishit?-e prishi qetësinë e grupit Fredi.
-E di ç”keni? Do bëjmë kështu, kush do të kujtojë më shumë parulla, le t’i thotë…Ja, po e nis unë I pari…”Në lagjen tonë ishte një parulle që nuk m’u hoq nga sytë që kur isha fëmijë e deri sa shkova ushtar…
-Cila?-u hodh dikush.
-“T’u ngjitemi maleve, t’i bëjmë pjellore si edhe fushat!”..
-Hahhaaa! Pastaj , e dini ju, si e tregonin shkodranët këtë parullë, ee ?….
-“Lavdi Marksizëm Leninizmit!-tha nje tjetër.
-“Secili, me shkronja të mëdha dhe pa frikë, të shkruaj ç’mendon për vete dhe….”
-“Haxhire, moj Haxhire, ike dhe vetem na le”.-tha një tjetër.
-Kush thotë parullën më të bukur, do të marrë katër kulecë ingranazh, me ngjyë të kuqë si të marksizmit,-tha Fredi duke qeshur.
-E gjeta unë -, tha një fierak.
-Tek ne në pazar ishte shkruar një parullë me drita të kuqe: “Armiku më i rrezikshëm është ai që harrohet…!
-Bravo!-i tha Fredi ,-Do bësh përpara ti djalë në luftën kundër armikut të jashtëm!… Edhe të brendshëm, ne vendet perëndimore!. Unë jam nga Durrësi. Jam i drejtë si juri si komision. Hallall, lale!-
-Hajde, estrada e Ballshit!- vazhdonte të nxiste Fredi.
-Po sikur ta bëjmë kështu atë të armikut…tha nje tjetër: ”Armiku më I rerezikshëm është ai që ha…! Se qaset me të ngrënët me shkop,,,,Domethënë me të pangrënët., me tollon….!
-Hahaaa! Bravo! Kulecët!-bërtiti Fredi,-.T’i gëzosh, lale! Edhe ti ke perspektivë, do bësh përpara në fitorje të reja!Në vendet imperialisto-revizioniste!……
***
Papritur u shfaq diku ultesira e Vurgut. Edhe pak dhe vinte kufiri.
Pas shtatë orëve rrugë nisur nga kryeqyteti, shoferi me emrin Gavrosh, befas ndaloi në nga fshatart e në afersi të kufirit shqiptaro-grek. Frenoi pranë kroit të fshatit në oborrin e një dyqani ku lexohej tabela: “KOOPERATIVA FITORJA E LENINIZMIT.Sektori perimor. Njësia: Qumësht-Perime:”
U afrua te çezma. Piu uje, mbushi një shishe qelqi që e nxori nga canta e shpinës që mbante ne dorë. Pa sërish nga tabela e dyqanit dhe tha me zë :
“Leninizmi i satëme! Bij bushrash!…”
-Usta,…Gavrosh, do zbresim?- u dëgjuan zërat nga karroceria..
-Aty qëndroni sa të pyes për dicka.-tha shoferi i IFA-s .
Iu afrua dyqanit deri te pragu dhe zgjati kokën brtenda. Një grua e bëshme me një përparëse basme ëndërronte me duar të kryqëzuara mbi një një fanellë që po plekste me shtiza. E përshendeti dhe po shikonte vitrinat pothuaj bosh të dyqanit.
Syri i zuri një arkë me patate te fishkuara dhe një tjetër më qepë të thata.
“O perëndi, tha me vete!Asgjë për të shitur dhe asgjë për të blerë.
-Kini djathë?
-Më vjen keq ,po ka mbaruar…-tha gruaja me përparëse që e largoi në cast punën e dorës dhe e vendosi poshtë banakut.
-Po marmalatë?
-Më vjen keq…
-Po biskota, shoqe? Biskota keni?
-Janë dy të fundit,-tha shitësja qe u dje keq dhe i afroi mbi banak…
-O përëndi! Edhe këtu asgjë…si kudo..! –tha me zë, më tepër se me vete, për të komunikuar me gruan me përparëse dhe pasi pagoi I futi në cantë të dyja pakot. Pastaj sikur u kujtua për diçka:
-O shooqe,, t’u pyes për diçka?- Iu drejtua shitëses.
-A ka njeri këtu në fshat që di të ngasë makinë si kjo? Ka ndonjë shofer këtu?
-Shofer?!…Ka, po do jetë këtu apo ….mos ka ikur….tutje…..dhe bëri me dorë nga kufiri me Greqinë.
-Të lutem…sepse kam ngarkuar rroba dimërore për ushtarët e repartit kufirit dhe në këtë te ftohtë që ka pllakosur, do të ngrijnëtë gjithë djemtë… Është gjynah të mos i marrin rrobat….
-Ja të pyes…-tha tjera dhe doli nga porta e pasme e dyqanit …
Pas pak, pranë dyqanit të qumështit dhe perimeive që nuk kishte as qumësh dhe as perime, u shfaq një burrë me mustaqe dhe leshëra biond që të kujtonte një rus nga ata të filmave. Kish veshur një peliçe ushtrie të zbërdhylur nga dielli dhe një bluzë ku dukej gjoksi I tij leshtor .
-Kush më kërkoi mua? Unë jam Nase Spilea!
-O shok, -ai nisi Gavroshi.-E di si është puna? Unë jam shoferi I IFA-s dhe kam ngarkuar në Tiranë rroba dimërore për ushtarët e Repartit 534 këtu afër. Nuk njihemi por po të bëj njëmijë lutje e rixha ….
-Përse ,more djalë më lut kaq shumë?
-Të lutem që të më japësh fjalën se këtë makinë, tani do ta marrësh me gjithë ngarkesën që ka dhe do ta shpiesh te reparti ushtarak…..Janë rroba dimërore për rekrutët e rinj….Unë nuk mund ta bëj këtë…Jam vërtet shoferi I saj,.,,por edhe unë do iku tutje kufirit ku të më cojnë këmbet…si mijëra të tjerë…..Të lutem , o njeri që dukesh qe je fisnik..se është gjynah për djemtë që janë ushatar dhe dimri po shtrëngon më shumë…..
Tjteri u step dhe nuk e priste këtë kërkesë.
-Cdo gjë mund të prisja, kur më thirri dyqanxhesha more djalë, por jo këtë!.|Mendova ka ndonjë defekt dhe kërkon ndihmë njeriu….Unë kam një hetë që ngas zetorë e makina në fermën bujësore….
-Të lutem, !
Tjetri i u vërejt. Dhe vuri në buzë një cigare.
–Dakord, o djalë!
Para se t’i jepte çelësat e kuadrit, Gavroshi u afua te makina. Uli kokën dhe puthi kofonon e saj. Përkëdheli me duar parakolpin si të ishte një gjë e gjallë apo një njeri i dashur me të cilin do të ndahej përjetë.
Pastaj iu drejtua nga Nase Spilea.
-Urdhëro çelësat….dhe sytë iu mbushën me lot..
Tjetri i vuri dorën në supe në shenjë ngushëllimi.
-Kam rritur fëmijet me këtë makinë. Në çdo cep të Shqipërisë kam shkuar.
-Mos kij merak!-tha njeriu me leshëra të verdha dhe gjoksin e madh..
Të kesh fat andje nga do shkosh , or mik. Të kesh fat e të priftë e mbara!
U përqafuan të dy si të njohur të vjetër….
Gavroshi për një cast, këputi një degës me bajame të egër të celur para kohe ndane rrugës ay pranë.
Iu afrua makinës dhe e vendosi te feneri i djathtë i saj. Pastaj u largua në drejtim të kufirit me një pjesë të shpirtit të këputur e të lënë pas.
Tej, në kodrinën nga ku dukej për herë të fundit fshati Murgana. ai ktheu edhe një herë kokën.
IFA e tij, kish marrë drejtimin nga lugina mes maleve për në destinacionin e duhur.
Komentet