Nxënësit betohen:
Kemi dhënë të gjithë një fjalë,
Jemi lidhur besa besë,
Një shqiptar po mbeti gjallë,
Gjuha Shqipe kurrë s’do vdesë!
Një ditë e dielltë marsi mbështolli ngrohtesisht nxenësit, mësuesit dhe prindërit e Shkollës Shqipe “Alba Life” që operon në disa lagje të Nju Jorkut në Ditën e Shenjtë të Mësuesit. Rrezet e diellit zverdhëllonin dhe shndrisnin borën togje togje të bardhë që ende ka ngelur pa shkrirë në disa copëza toke në ishullin e bukur në Staten Island. Kjo lagje e Nju Jorkut për Shkollën Shqipe “Alba Life” është një vatër e prushtë ngase në këtë vend për herë të parë ka ushtruar misionin e saj fisnik me moton: “T’ju mësojë nxënësve në Diasporë Gjuhën Shqipe.”
Që ditën që është hapur Shkolla Shqipe “Alba Life” e ka festuar me nderim dhe respekt Ditën e Shenjtë të Mësuesit, 7 Marsin. Ndonëse shumë prej fëmijëve shpesh nuk e kanë idenë për datat historike të Kombit, mësueset me plot përkushtim dhe durim i njohin në orët e mësimit me historinë kombëtare duke i ilustruar me vidio, foto dhe libra.
Një prej këtyre datave të shenjta është dhe Dita e Mësuesit, 7 Marsi, ditë kur u hap shkolla e parë shqipe në Korçë. Për Gjuhën Shqipe sa e sa martirë kanë dhënë jetën e tyre, duke i vrarë me sopata, prerë kokat me thika, helmuar nga patrikanat greke, të Stambollit apo bisha serbe…
E duke njohur këtë histori vetëmohuese për të ruajtur Gjuhën Shqipe e respektojmë me nderimet më të mëdha 7 Marsin duke e pasur jo vetëm ditë mësimi, por dhe të shoqëruar me një koncert shqip plot profesionalizëm dhe kulturë.
Nxënësit me prindërit, gjysherit që i mbanin prej dore uronin mësueset e dashura dhe ju dhuronon lule të freskëta në shenjë mirënjohjeje për punën e tyre. Ja më thotë një gjyshe me lot në sy, kur shoh nipin që mezi pret të vijë të shtunën në shkollën shqipe nga zemra ju jap mijëra bekime, se nuk harrohen rrënjët kurrë moj moter…
Një prind tjetër më thotë se sinqerisht e kam pasur shumë problem me çfarë ta kalonte kohën të shtunën vajza që s’kanë mësim në shkollat amerikane! Ajo vetëm përdorte ipadin, i mbyti ipadi fëmijët tanë… Zemra më bëhet mal kur vjen në shkollën Shqipe dhe takohet me shokët dhe shoqet shqiptare, ndërkohë mëson dhe vallëzon shqip. Sa bukur, ju lumtë!
Prindërit, gjyshërit dhe shumë dashamirës të Shkollës Shqipe “Alba Life” që ishin ulur në sallë, në një nga klasat e shkollës publike amerikane PS:9, krenoheshin dhe shikonin me lot në sy të mallëngjyer për fëmijët, nipërit dhe mbesat e tyre që interpretonin aq bukur shqip në skenë.
Lule, poezi dhe këngë shqip nga skena
Programi i shkollës shqipe “Alba Life” për ditën e 7 marsit 2019-të u prezantua nga dy nxënës të talentuar Enio Rustani dhe Gloria Puli të cilët përshëndetën si:
Mirëdita, Mirëdita të dashur bashkatdhetarë, mësues, prindër, nxënës! Mirë se keni ardhur për të festuar Ditën e Mësuesit! Gëzuar Festën e Mësuesit, Ditën e 7 Marsit! Një duartrokitje ju lutem për Shqiponjat e Alfabetit Shqip në Diasporën Amerikane!
Unë do të prezantoj programin që kanë përgatitur nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” e cila operon në disa lagje të Nju Jorkut dhe quhem Eneo Rustani nxënës i Shkollë Shqipe “Alba Life” në Brooklyn, shkollë që është hapur gati para 10 vjetësh… Një duartrokitje ju lutem per kete vatër tjetër të ngrohtë të Shkollës Shqipe “Alba Life” në Brooklyn.
Unë quhem Gloria Pulaj nxënëse e Shkolle Shqipe “Alba Life” në Staten Island, shkollë e parë që është hapur gati para 10 vjetësh… Një duartrokitje ju lutem për këtë vatër të Shkollës Shqipe “Alba Life” në Staten Island.
Pprogrami u hap me Hymnin e Shkollës Shqipe që titullolhet: “Gjuha Shqipe, Gjuha jonë.”
Grupi I më të vegjëlve nën drejtimin e mësuese Vlera Sela Thaqit dhe Brunilda Pulit interpretuan vjershat nga nxënësit:
1-Ilirian Thaqi: Nëna ime, Arbëror Okshe: Nënës, Amir Useinin: Të dua nënë, Adrian Kohila: Mrekullia nënë, Marcel Kohila: Burimi i jetës, Rei Veizi: Syri yt, Bekim Smailovic: Nëna është mirësi.
Gloria ftoi në skenë nxënësit e mësuese Denisa Sinanit si: Emma Watkins e cila luajti në piano dhe interpretoi:-“Qengji i vogël”, Albi Luka: 8 Marsi, Eduard Maqellara: 7 Marsi, Enri Kume: 7 Marsi, Suat Saipi: Mësuesi, Emma Watkins: Une e dua mësuesen time nga shkrimtarja Kozeta Zylo. Suad Saipi do të luajti në piano:—“Musette” te Sebastian Bach.
Kori kendoi: Kënga e mësuesit
E vazhduan programin nxenesit e klasës më të rritur të drejtuar nga mësuese Entela Muda. Ata janë: Dion Salillari: Mësuesja ime, Ariana Useini: 7 Marsi: Onida Granica, Dea Watkins: Lumja ti moj Korcë o lule nga Naim Frasheri, Erion Ahmetaj: Zogu dhe djali, Ariana Useini: Atdheu, Gloria Puli: E kuptoj, Natalia Sinani: Mami im.
Nxënësja e talentuar Dea Watkins luajti në piano intepretoi “Eja, eja luleborë” kompozuar nga Simon Gjoni.
Gloria ftoi Shkollen Shqipe “Alba Life” në Queens e cila hyri në vitin e tretë të saj dhe ne me krenari solli nxënësit e përgatitur nga mësuese Ardita Vadahi Miloti dhe Klaus Sharra. Ata ishin: Nevil Vadahi – Abetarja, Era Vadahi – Dy duar, tre fëmijë, Alba Vadahi – Librat rrinë radhë-radhë.
Kënga e abetares u interpretua nga kori i Shkollës Shqipe “Alba Life”
Pas nxënësve të Shkollës Shqipe në Staten Island ftoi në skenë nxenesit e Shkolles Shqipe në Brooklyn një tjetër vatër e zjarrtë për mësimin e Gjjuhës Shqipe
Nxënësit e vegjël të mësuese Gela Bulkut luajtën një dramë bazuar në filmin “Udha e Shkronjave”.
Interpretuan Adisa Tahiri, Ariela Ahmetaj, Enzo Rustani, Jori Lamce dhe Rilind Shehu. “Kënga e Trimave” e kënduar po në të njejtin film u shoqerua në sfond në violinë nga i talentuari Kelvin Rustani.
Nxënësit e klasës më të rritur të përgatitur nga mësuese Adelina Lacaj interpretuan poezinë Gjuha Shqype nga shkrimtari i ndritur i Kombit Ndre Mjeda.
Nxenesit ishin si:Ultion Haskaj, Mustafa Haskaj, Blenda Shehu, Erla Lamce, Kelvin Rustani, Elio Tahiri.
Programin u mbyll me këngën e Gjuhës Shqipe intepretua nga kori i Shkollës Shqipe “Alba Life”
Sipas traditës Enio Rustani ftoi në skenë z.Qemal Zylo themelues dhe drejtor i Shkollës Shqipe “Alba Life” për të përshëndetur prindërit, nxënësit dhe mësuesit.
Z.Qemal Zylo përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe iu uroi me plot krenari nxënësit, mësuesit, prindërit për ditën e 7 Marsit. Z.Zylo tha se midis nesh ka dhe dashamirës të Shkollës Shqipe “Alba Life”, ku na nderojne me pjesëmarrjen e tyre z.Bashkim Shehu, z.Mark Qehaja dhe z.Imer Lacaj nga shoqata ushtarake “Skënderbej”. Z. Bashkim Shehu kryetar i shoqatës së ushtarakëve “Skënderbej” përshëndeti me plot nderim të gjithë nxënësit dhe tha se ndihem i emocionuar për këtë vatër shqiptare në New York. Në emër të shoqatës ju uroj ditën e Mësuesit dhe kjo punë vazhdoftë përgjithmonë.
Pastaj Z.Zylo tha se ne e kemi traditë ta festojme si ditë mësimi dhe njëkohësisht ta kurorëzojmë punën e mësueseve me një koncert shqip në nderim të ditës së Mësuesit. Nuk është e lehtë, është rrugë e gjatë, do punë dhe sakrifica, por dashuria për Gjuhën Shqipe dhe rrënjët tona autoktone na bëjnë të jemi bashkë dhe t’ju mësojmë fëmijëve në Diasporë Gjuhën tonë hyjnore. Për të gjithë këtë përkushtim të mësueseve unë në këtë ditë të tyre do t’ju dhuroj nga një buqetë me lule të freskëta, ndërkohë do të dëgjoja nën zë mësuese Adelinën dhe shumë të tjera duke thënë me krenari dhe humor se kemi 11 vjet që një burrë shqiptar na dhuron veç lule për 7 Mars, e nganjëherë ndodh që harrojnë edhe tanët…
Ja mësueset një nga një duke filluar me Staten Island, Brooklyn dhe Queens si: Entela Muda, Vlera Thaqi, Brunilda Puli, Denisa Sinani, Dr.Valbona Zylo Waktins, Adelina Laçaj, Gela Bulku, Ardita Vadahi Miloti, Klaus Sharra mbushën krahët me buqeta me lule shumëngjyrëshe në shenjë mirënjohjeje për punën e tyre me përkushtim, profesionalizëm dhe dashuri.
Në fund të gjithë nxënësit, mësuesit dhe pjesëmarrësit pasi kishin mbushur shpirtin me poezi, kenge shqipe dhe dëgjuan nga afër zërat hyjnorë të fëmijëve të tyre bënë foto së bashku si për ta kujtuar përgjithmonë këtë dite të shenjtë, 7 Marsin Ditën e Mësuesit.
Aktiviteti u filmua nga bashkëpunëtorët të TV “Alba Life” me kameraman Tood Watkins asistuar nga Klaudio Mucollari.
9 Mars, 2019
Staten Island, New York
Komentet