Nëse ka individ që të ketë aspiruar për të bërë diçka dhe në rastin konkret për t’u marrë me politikë, Lul Basha ka patur fatin që ta ketë mbështetjen me pash prej të gjithë demokratëve, të cilët i dhanë besim për t’i përfaqësuar në formacionin politik që ata besonin. Rrethanat e favorizuan pabesueshmërisht si askush tjetër.
Por do mbetet e pashembullt në historinë politike mënyra se si po e nxjerr dallga e pështjellimeve politike që krijoi vetë me sjelljen e tij ky pseudopolitikan i provuar për mëndjelehtësinë e tij.
Të themi, se po e shohim thjesht si një donkishot të radhës, që donte të bënte diçka me aventurat e tij, duke mbivlerësuar mundësitë që kishte dhe që dështoi dëshpërimisht, i bëjmë një nder të madh. Është e pa mundur ta futim në kategorinë e donkishotëve, sepse në fund të fundit Don Kishoti ishte një ëndërrimtar utopist dhe ëndërrimtarët janë pjesë e përvojës pozitive të historisë njerëzore.
Prandaj, mbetet vetëm shembulli tragjik i dështimit të tij, i cili në fakt nuk zotëronte as inteligjencën, as vullnetin, por as kulturën minimale për të përballuar sfidat politike.
Se çfarë e lidhi me politikën nuk na bind, por sjellja e tij në këtë profesion na shpie në një përfundim të provuar, që ai nuk mendoi kurrë politikisht. Eci i përgjumur, veshur me parzmoren e politikës dhe me ethshmërinë e pafundme të fitimit në shpirt. Lulzim Basha pretendon se po ndjek një kauzë. Nuk jemi në dijeni të kauzës se tij. Thotë poshtë e lart, sikur i digjet shpirti për këtë kauzë.
Dakord.
Po çfarë është kjo kauzë? Ku është? Çfarë shpreh?
Kauzën e Judës dhe fitimit ? Në cilën fushë beteje ka qenë si luftëtar dhe ka luftuar me ”shpatë” për mbrojtjen e saj?
Ku është prova e zjarrit të opozitarizmit të tij? Qoftë dhe një rast i vetëm. Në parlament, jo e jo. Në luftën propagandistike nuk e kemi parë, përkundrazi, duke hedhur gurin dhe fshehur dorën ai ka kontribuar drejtpërdrejt me aq sa ka mundur në mbështetje të regjimit.
A… të mos harrojmë. Ai ka qenë i pranishëm me dorën e fshehur në tepsinë e pushtetit dhe ka lëpirë me thonj përfitimet e shërbimit për çorientimin e betejës së opozitarizmit.
Lulzim Basha i vetëquajtur opozitar është modeli më bajat i “kolonës së pestë” në politikën e sotme.
Kauzë opozitare nuk ka, se po të kishte të tillë ai do ishte i pranishëm në protestat e mëdha që organizon opozita kundër regjimit anë e mbanë vendit. Po të kishte një kauzë ai dhe kokrrat që po i vërdallosen, të cilët po i shpërndahen ngadalë-ngadalë si arrat kur i godet kaqoli, do ishin në protestën para Bashkisë së Tiranës, në mbështetje të revoltës së protestuesve për vjedhjet e tmerrshme që u kanë bërë drejtuesit e këtij institucioni parave të popullit.
Ai tashmë duket qartë se nuk ka kauzë për të cilën gjoja po lëviz poshtë e lart sa andej këndej, por thjesht është në kërkim të “thesarit” të pasurimit me çfarëdo mënyre.
Shkon fshehurazi si hajdut dhe po ashtu vjen, nga Dibra, Kamza, Vlora, Fieri etj; takon disa inatçinj të pa ndreqshëm, bën ndonjë fotografi me ta dhe kur kthehet në Tiranë i shkund ato në rrjetet sociale, sipas manualeve që i jep Taulanti.
Nuk ja kemi parë kurrë pjesëmarrësit e sallës në takimet ku shkon, sepse kjo përbën shkelje të sekretit të trukeve që bën. Kemi parë vetëm foton e tij të ngrirë përpara një foltoreje pa njerëz.
Le të bëj shoë përditë po të dojë me gjoja salla të mbushura për t’u dukur se ai tashmë i ka intrigur njerëzit me profilin e tij bosh .Të gjitha ia organizon pushteti.
E çfarë mund të krijosh pa bërë asnjë betejë ?
Vazhdon të hyjë e të dalë nëpër sokakët e errët të politikës në profilin e një” azati “të lodhur e të rraskapitur, që duke u fryrë kërkon të lërë mbresën e një faktori të madh, i cili ka në dorë të prishë e të rregullojë ekuilibra, të cilat i duhen politikës së ditës por edhe asaj asaj të perspektivës.
Ndonëse nuk ia kthen më kokën askush, ai vazhdon të bëjë deklarata futuriste për ndryshime të mëdha në politikë, të cilat nuk kanë lidhje fare me realitetin e dhimbshëm të kohës.
Kjo qesharakësi në thelb përbën dramën e një njeriu tragjik.
Ai nuk pati këllqe që t’i mbijetonte një rrebeshi politik të padrejtë që u vërsul pashkak mbi forcën politike që ai drejtonte, organizuar në dhoma të errëta nga kryeministri Rama dhe lobues ndërkombëtarë dhe iu nënshtrua i dorëzuar me një frymë një diktati, duke mos arritur që të mendonte asnjë çast politikisht, për të mbrojtur parimet dhe qëllimet për të cilat ishte ulur në politikë.
Duke mos e ndjerë thelbin e demokracisë në politikë, ai nuk pati receptor të nuhaste konjukturën armiqësore sorosiane të imponuar nga Sekretari Departamentit të Shtrtit Antoni Blinken ,Yuri Kim, Mathie Palmer, Gabriel Eskobar mbi opozitën shqiptare. Iu nënshtrua me vullnet asaj.
Ndoshta, inteligjenca, nuhatja, kultura dhe vullneti nuk e favorizuan.
Para pak kohësh Lulzim Basha në një intervistë deklaroi se Partia e Rithemelimit duhet të pranojë vendimin e gjykatës për vulën.
Seç më kujtoi kjo tollumbace një përrallë të shkurtër të Hans Andersen-it, në fabulën e së cilës ka një personazh që bënte lojën e fantazmës për të trembur fëmijët.
Atij sot nuk i ka ka mbetur gjë tjetër veçse të bëjë lojën e fantazmës së të keqes.
Besoj se tani e mori përgjigjen e iluzionit të tij edhe ligjërisht , madje edhe nga gjykata e regjimit, që është asgjë.
Nuk e di a është i vetëdijshëm, se sa i dështuar, sa i zhvlerësuar dhe i neveritshëm është për shërbimet që i ka bërë pushtetit dhe dëmet e pa llogaritshme opozitës.
Konjunktura që kaloi si re e zezë, të cilën e shfrytëzoi përmbi dy vjet, tashmë është në largim.
Kjo periudhë e errët megjithë pasojat e rënda që ka lënë në ekulibrin social politik të vendit, është në proces dekonstruktimi dhe duhet besuar arsyeshëm se s’ka se si të mos gjykohet në të ardhmen. Në të ardhmen rrezet e diellit do bien edhe mbi skutat e errëta ku ka hyrë dhe ka dalë Juda për mbi dy vjet me radhë.
Ata që e përdorën, me në krye bartoren e shqiptarëve Yuri Kim, Mathieu Palmer, Filip Riker etj, janë prapa malit dhe nuk i sheh dot më si më parë, sepse punën e keqe kundër opozitës ata e bënë. Besoj me siguri se ja kanë shuar emrin nga memoria e celularit, gjithashtu edhe foton ja kanë hedhur poshtë me neveri.
Ndërsa Edi Rama ka kohë që ja ka ul gradat, duke ia përcjellë Taulantit mikun e kompromiseve të fëlliqura, si person pa vlerë, por, që së paku, ta shtrydhë sa të mundet edhe pak kohë.
Ky është gjithmon fati i atyre që përdoren.
Njeriu është fillimisht projekt që jetohet në mënyrë subjektive, në vend që të jetë një shkumë, një mbeturinë ose një lulelakër. Asgjë nuk ekziston para këtij projekti, asgjë nuk është shkruar në qiell dhe njeriu do të jetë, para së gjithash, ajo çka ai ka menduar të jetë ai vetë në jetë.