Luiza Gega e ka pranuar se nuk është në njëqind përqindëshin e saj për garën e së shtunës
Ajo është sportistja e vetme që mban gjallë shpresat e Shqipërisë për një medalje olimpike në Rio de Janeiro, por në prag të garimit të saj në garën e 3.000 metrave me pengesa, nënkampionia Evropës, Luiza Gega, vijon të ketë probleme me tendinën e Akilit.
Këto probleme janë duke ia kushtëzuar asaj formën optimale në këtë olimpiadë. Këtë e ka pranuar edhe atletja shqiptare përmes një postimi në rrjetet sociale.
Gega shkroi se është gati për këtë ditë të madhe, edhe përkundër se nuk është në njëqind përqindëshin e saj.
Komentet