Luiza Gega është renditur e para në garën ballkanike të 3000 m që u zhvillua në Stamboll.
Gega ka marrë medaljen e artë në Mitingun Ndërkombëtar të Sallave të Mbyllura në Stamboll të Turqisë, pasi shënoi kohën më të shpejtë 9 minuta e 06 sekonda, duke mposhtur rivalet e tjera.
Kampionia shqiptare një vit më parë mori medaljen e artë në garën e 1500 metrave, ku regjistroi dhe rekordin kombëtar
Komentet