Instituti Ndërkombëtar për Statistikat dhe Historinë e Fudbollit (IFFHS), ka shpallur fitues Enriquen para trajnerit të Bayernit të Mynihut, Pep Guardiola
Luis Enrique është trajneri më i mirë në botë për vitin 2015, thuhet në publikimin e Institutit Ndërkombëtar për Statistikat dhe Historinë e Futbollit (IFFHS).
Trajneri i Barcelonës me të cilën fitoi Ligën e Kampionëve, kampionatin vendor, Kupën e Mbretit, Super kupën e UEFA-s, dhe kampionatin botërorë për klube, ka fituar këtë garë me 165 pikë. Vendi i dytë i ka takuar Pep Guardiolës nga Bayerni i Mynihut me 86 pikë, ndërsa vendi i tretë, trajnerit italian të Juventusit, Massimiliano Allegri i cili kishte marrë 43 pikë.
Komentet