Rreth 110 mijë trupa të huaja mund të nevojiten për të siguruar paqen në Ukrainë pas çdo marrëveshjeje me Rusinë, me Marinën Mbretërore të Britanisë të caktuar potencialisht për të mbrojtur brigjet e Ukrainës, ka sinjalizuar presidenti ukrainas.
Volodymyr Zelensky tha se nëse forcat e armatosura të vendit të tij do të kishin armë të mjaftueshme, dhjetëra avionë luftarakë si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore shumë të aftë, ato mund të mbroheshin.
Një alternativë tjetër, megjithatë, mund të jenë forcat ndërkombëtare të dislokuara për të penguar Vladimir Putinin që të sulmojë sërish Ukrainën.
Zelensky tha se në një situatë të tillë ai do të dëshironte që Shtetet e Bashkuara të luanin një rol, megjithëse sekretari amerikan i mbrojtjes këtë javë përjashtoi dërgimin e trupave amerikane në Ukrainë.
“Nëse po flasim për një kontingjent, unë kam një hartë që tregon 110,000 të huaj. Unë jam i sinqertë me ju””, i tha Zelensky një grupi gazetarësh në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Kujtojmë se udhëheqësi ukrainas pritet të takohet me JD Vance, nënpresidentin e ri të SHBA, në Konferencën e Sigurisë në Mynih. sn