VOAL – Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel akuzoi Rusinë për “terrorizëm gjeopolitik” në një fjalim të mbajtur sot, të martën, para Parlamentit Evropian, Michel tha se jo vetëm Ukraina, por “ligji dhe rendi ndërkombëtar janë nën sulm”. Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen paralajmëroi nga ana e saj se “fati i BE-së është në rrezik” dhe se “mënyra se si i përgjigjemi Rusisë do të përcaktojë fatin e sistemit ndërkombëtar”. Von der Leyen ka premtuar 500 milionë euro ndihmë për t’u marrë me emergjencën humanitare brenda dhe jashtë kufijve të Ukrainës. rsi-eb
Komentet