VOAL- Ndikimi i luftës në Ukrainë ka përmirësuar perceptimin e Bashkimit Evropian (BE) në mesin e popullsisë zvicerane.
Këtë e tregon sot NZZ am Sonntag, duke raportuar në këtë kuptim rezultatet e një sondazhi të kryer nga instituti kërkimor i sondazheve të opinionit Gfs.bern. Përqindja e atyre që kanë një opinion pozitiv për marrëveshjet dypalëshe me BE-në në fakt është rritur, krahasuar me vitin e kaluar, nga 53% në 59%. Në të njëjtën kohë, 60% e të anketuarve sot thonë se janë në favor të anëtarësimit të Zvicrës në Zonën Ekonomike Evropiane (ZEE), e cila u refuzua nga shumica e njerëzve dhe kantoneve më 1992.
Zviceranët, pas pushtimit rus të Ukrainës, tani po e shohin Evropën ndryshe, vëren bashkëdrejtori i institutit Urs Bieri. Sondazhi nga Gfs.bern tregon gjithashtu se shumica e të pyeturve janë të hapur për kompromis në negociatat dypalëshe. rsi-eb